Connect with Us

Flet specialisti që ndërtoi pallatet në Thumanë/ I donin të përfunduar brenda vitit, s’iu vumë as hekur, as çimento

Kronika

Flet specialisti që ndërtoi pallatet në Thumanë/ I donin të përfunduar brenda vitit, s’iu vumë as hekur, as çimento

Publikuar

-

Mark Aliaj, ish-i burgosur politik në regjimin komunist, i cili ka punuar në dy pallatet që u shemben në Thumanë, thotë “në atë kohë se u bë zhurmë e madhe që ato dy pallate të mbaronin në afat dhe për vitin e ri 1989 duhet të dorzoheshin nga ndërrmarja jonë, pasi nga Komiteti i Partisë së rrethit Krujë, ishte dhënë urdhëri i prerë “për vitin e ri, banesat duhet të ishin të mbaruara dhe njerëzit të futeshin brenda në shtëpitë e reja”. Dhe kështu ndodhi, ato u bënë si u bënë dhe urdhëri I partise u zbatua.”

Në një intervistë për Memorie.al, Mark Aliaj thotë se cilësia e tyre ishte skandaloze dhe i dha “frytet” e hidhura tani me këtë tërmet që ra më 26 nëntor”.

Mark Alija pas viteve ’90-të ka shërbyer edhe si drejtor ndërmarrje në qytetin e Laçit, shef administrate në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Tiranë dhe si nënkryetar i Bashkisë së Mamurrasit për disa vjet.

“Kam në te dy pallatet që u shemben në Thumanë dhe i mbaj mënd shumë mirë kur janë ndërtuar, diku aty nga viti 1987-1988 apo dhe kanë përfunaduar më mos gaboj pak më vonë, nga ’89-ta. Në atë periudhë kohe kur shteti shqiptar kishte shkuar në pikën zero. Pra në atë kohë kishte shumë mungesa në të gjitha fushat e ekonomisë shqiptare, gjë e cila vihej re dhe në ndërtimet ku punonim ne, ku mungonte hekuri, çimentoja, dërrasat, tullat, bojrat e deri tek veglat e punës.

Të gjitha këto mungonin ose ishin të një cilësie shumë të dobët. Kujtoj se gëlqerja me të cilën punonim ne bojaxhinjtë dhe bëhej edhe llaçi, ishte e skaduar pasi merrej nga mbeturinat e furrave të Krujës. Kjo gjë ndodhte pasi ajo e mira shkonte për banesa që ishin në qytet dhe Thumanës ku ishim ne i mbetej ajo gëlqere që ishte jashtë kushteve teknike për t’u përdorur dhe llaçi që bëhej me të kuptohej se nuk mund të ngjiste në bërjen e mureve apo suvave.”-tha Mark Aliaj.

Sa i takon materialeve dhe lëndëve të ndërtimit, Aliaj thotë se “Unë morra shëmbull vetëm gëlqeren pasi e njoh shumë mirë se kam qenë specialist si bojaxhi me kategori të shtatë dhe në atë punë kam punuar për më shumë se tre dekada me rradhë në qindra objekte dhe pallate banimi. Por edhe të gjitha materialet e tjera të ndërtimit, si çimentoja, hekuri etj., ishin të një cilësie mjaft të dobët që normalisht nuk duhej të përdorej në ndërtim pallatesh. Lëndët e ndërtimit me cilësi të lartë shkonin për ndërtimin e bunkerë, qëndra zjarri, etj., vepra ushtarake dhe çfarë mbetej, përdorej për objekte civile.”.

LEXO EDHE:  Foto+video-Beton në breg të detit/ Thellohet skandali në Sarandë

Më tej ai shtoi se nuk ishte vetëm cilësia e matërialeve të ndërtimit që u përdor në dy pallatet e tragjedisë në Thumanë, por edhe sasia e pakët që përdorej.

“Pra nuk futej i gjithë materjali ndërtimor që duhej si hekur, çimento etj., pasi në atë kohë jo vetëm që mungonin ato, por dhe ato që vinin shpërdoroheshin dhe bëheshin objekt vjedhjesh nga njerëz hallexhinj që u duheshin ato për shtëpitë e tyre. Kështu p.sh. dhe hekuri që ishte baza e ndërtimit të kollonave apo trarëve nuk futej i gjithi dhe ai që futej ishte me dimensione shumë herë më të vogla seç e kishte projekti. Pra, po marr një shëmbull: ku duhej hekur 18, mm. për kollona apo tratë, futej hekur 12 mm. apo dhe me dimension më të vogël.”-është shprehur Mark Aliaj.

Po ashtu, ai tha se në dy pallatet e Thumanës nuk kishte brez antisizmik.

“Apsolutisht jo, aty mezi gjendeshin disa hekura, pasi kishte shpërdorime dhe vjedhje. Kjo gjë, pra vjedhja dhe shpërdorimi i materjaleve të ndërtimit në atë kohë ishte një fenomen që nuk mund të parandalohej, apo frenohej, pasi objektet e ndryshme, si banesa dhe pallate ishin të shpërndara kudo dhe një roje nate nuk kish ç’a t’u bënte. Ky ishte shteti i asaj kohe, i cili i kishte katandisur shtetasit e tij në atë gjëndje që ata detyroheshin të përvetësonin edhe lëndët e ndërtimit për të rregulluar apo meremetuar sadopak shtëpitë dhe oborret e tyre.”-deklaroi ai./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Humbi kontaktet me familjen dy ditë më parë/ Gjendet 15-vjeçarja

Publikuar

-

Nga

Dy ditë pasi familjarët ngritën alarmin, është gjetur vajza e zhdukur në Prishtinë.

Bëhet fjalë për 15-vjeçaren E. Zagori, e cila kishte ardhur për pushime nga Austria dhe humbi kontaktet me familjen gjatë festave të fundvitit.

Lajmi është konfirmuar për “Indeksonline” nga familjarët, të cilët treguan se e mitura u gjet në një rrugë në Fushë-Kosovë.

“E kemi gjetur vajzën. Tani është duke u marrë në pyetje nga Policia e Kosovës. Motra e vet e ka gjetur, e ka parë një makinë të dyshimtë dhe ata personat kanë ikur…”, thonë familjarët.

LEXO EDHE:  Foto+video-Beton në breg të detit/ Thellohet skandali në Sarandë

LEXO EDHE:  E ardhmja e ndërtimit pas tërmetit/ Kompanitë kërkojnë “zhdukjen” e firmave fantazmë

Ndërkohë ende nuk dihet çfarë ka ndodhur me adoleshenten përgjatë dy ditëve, por pritet që dëshmia e saj të hedhë dritë mbi largimin e mistershëm./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përplaset kamioni me motoçikletën/ Një i plagosur

Publikuar

-

Nga

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Kozare të Kuçovës.

Mësohet se një kamion është përplasur me një motoçikletë dhe si pasojë ka mbetur një person i plagosur, i cili është transportuar menjëherë në spital.

Nga infomacionet paraprake, ende nuk bëhen me dije shkaqet e aksidentit, ndërsa i plagosuri është i identifikuar si shtetasi me iniciale S.T.

LEXO EDHE:  Rindërtimi/Shtëpia e Flamurit në Korçë si shpëton tenderit me 99.99%

LEXO EDHE:  Deklarata tronditëse/ Zbulohet se për çfarë u shit Arlind Qorri tek Veliaj

Ndërkohë policia është nisur drejt vendngjarjes për zbardhjen e plotë të aksidentit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksioni i bujshëm në Lazarat/ Kapet pas 5 vitesh anëtari i grupit kriminal

Publikuar

-

Nga

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 27-vjeçar nga fshati Lazarat, i dënuar me 7 vjet e 6 muaj burg për disa vepra penale, pas aksionit të bujshëm policor në qershor të vitit 2014, ku pati dhe shkëmbim zjarri me trafikantëve të Lazaratit dhe forcave të policisë.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi E.S, 27 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër.

Sipas uniformave blu, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë me vendimin penal Nr.42 të datës 21.05.2019, e ka dënuar këtë shtetas me 7 vjet e 6 muaj burgim për kryerjen e veprave penale, “Kundërshtim i punonjësve të rendit publik‘’, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe “Armëmbajtje pa leje”.
(Ngjarja e ndodhur në qershor të vitit 2014, gjatë operacionit në fshatin Lazarat).

LEXO EDHE:  Zuckerberg: As gjeniu më i zgjuar nuk mund të ndërtojë i vetëm një kompani

LEXO EDHE:  Instagram rrit cilësinë e fotove në aplikacion

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.

LEXO TE PLOTE