LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dy vëllezërit kosovarë humbën jetën nga tërmeti/ Meta ngushëllon familjen Abazi në Gjilan

4 Dhjetor 2019, 14:49, Aktualitet CNA
Dy vëllezërit kosovarë humbën jetën nga tërmeti/

Presidenti Ilir Meta kaq takuar ditën e sotme familjen e dy vëllezërve Abazi, të cilët humbën jetën në tërmetin shkatërrues të 26 nëntorit.
Gjatë vizitës së tij në Gjilan, Kreu i Shtetit është ndalur në familjen e Shemsedin dhe Isa Abazit dhe i ka shprehur ngushëllimet për humbjen e madhe.
“Sot në Gjilan për t’u shprehur ngushëllimet dhe për të ndarë dhimbjen me familjen Abazi.
Thellësisht i prekur nga humbja e jetës së vëllezërve Shemsedin dhe Isa Abazi nga tërmeti që goditi Shqipërinë në 26 nëntor.
Do të jemi gjithmonë pranë familjes Abazi!”, shprehet Meta, ndërsa ka publikuar edhe disa foto nga takimi me të afërmit e vëllezërve kosovarë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga