LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dëmtimet nga tërmeti/ Kur do të rikthehen në punë Gjykatat

4 Dhjetor 2019, 21:51, Aktualitet CNA
Dëmtimet nga tërmeti/ Kur do të rikthehen në punë

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur që të rinisin gjyqet tek gjykatat për të cilat ishte ndërprerë puna për shkak të dëmeve nga tërmeti.

Ky vendim është marrë ditën e sotme duke urdhëruar Gjykatat e Tiranës, atë të Durrësit, Kavajës dhe Kurbinit që të rikthehen në punë nesër.

Në Tiranë do të rinisin punën Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Gjykata e Apelit, Gjykata e Krimeve të Rënda, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda dhe Gjykata Administrative e Shkallës së Parë.

Kujtojmë se KLGJ vendosi pezullimin e punimeve të gjykatave për shkak të dëmeve që kishin pësuar nga tërmetit i fuqishqm që lëkundi vendin më 26 nëntor.

Ekspertët kanë bërë inspektimet e duhura dhe KLGJ ka dhënë urdhrin që gjykatat të rikthehen në normalitet./CNA.al

Lajmet e fundit nga