Connect with Us

Debati me drejtorin e urbanistikës/ Lleshaj i prerë: Shumë zhurmë për asgjë, të kërkojnë ndjesë

Politikë

Debati me drejtorin e urbanistikës/ Lleshaj i prerë: Shumë zhurmë për asgjë, të kërkojnë ndjesë

Publikuar

-

Një ditë pas debatit me drejtorin e urbanistikës së Lezhë, për pallatin 12 katësh, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj shprehet i bindur se godina është e sigurt.

Sipas Lleshajt brenda 24 orësh u bënë dy ekspertiza njëherë nga ekspertë shqiptarë dhe njëherë nga ekspertë izraelitë.

“Shumë zhurmë për asgjë në Lezhë! Brenda 24 orësh u bënë dy ekspertiza në një pallat në Lezhë; njëherë nga ekspertë shqiptarë dhe njëherë nga ekspertë izraelitë.
Dy ekspertiza dhe një rezultat: Pallati është i sigurt”, shkruan Lleshaj.

Ministri shprehet se të gjithë ata që kanë ushqyer panikun në hollin e pallatit, duhet të kërkojnë ndjesë për stresin e krijuar tek banorët.

LEXO EDHE:  Thellohet skandali/ Publikohet dosja e dytë e zyrtarëve të Lezhës për abuzime

“Të gjithë ata që në vend të solidaritetit dhe ndihmës kanë ushqyer panikun në hollin e pallatit, ose në kanalet e medias duhet të kërkojnë ndjesë për stresin e krijuar tek banorët e pafajshëm dhe të heshtin.
Heshtja është gjëja më e madhe që mund të bëjnë ata që nuk ndihmojnë”, shkruan më tej Lleshaj./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Pushimi i hetimeve për Erion Veliajn/ Goxhaj “kryqëzon” PD-në

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Apelit ka pushuar hetimet ndaj kryebashkiakut Erion Veliajt, dhe kompanisë Fusha sh.p.k, të kallëzuar për prishjen e barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre për një kontratë ‘pa garë’ për furnizimin dhe vendosjen e drurëve dekorativë në zonën industriale Kamëz-Kashar.

lIdhur me këtë çëshje ka reaguar dhe avokati i njohur Altin Goxhaj i cili ngren pyetje se pse PD nuk është paraqitur në gjyq si kallzuese.

Sipas Goxhaj, ajo që është më e rëndë është fakti  se gjykata i ka mbyllur hetimet për 3 milion euro grabitje, kur në fakt pisha është blerë për 8200 dollarë.

“A KA NDONJE KOMENT PD PSE NUK ESHTE PARAQITUR NE GJYQ SI KALLZUESE???
Ne fakt ajo qe eshte me e renda, nuk eshte se gjykata e Reformes Soros ne Drejtesi (te miratuar me 139 vota ne 2016) haptas fare ka mbyll hetimin per 3 milione euro grabitje ku pisha eshte blere per 8200 dollare! Maskarallaku eshte qe PD ka neglizhuar paraqitjen ne gjyq si pala kallzuese (eshte detyra e kallzuesit te interesohet per dt e gjyqit dhe kete e di cdo avokat)! Sipas reagimit te PD ata s’dine gje qe eshte marre ky vendim!!!
Nga ana tjeter kallzimi te ben te dyshosh se PD eshte perqendruar te procedura e pershpejtuar duke iu referuar nje vendimi kolegjial te Keshillit Bashkiak dhe jo te roli i ekzekutivit per te pranuar nje pishe me cmim 8200 dollare, nje shifer qartas e mjaftueshme per te kerkuar vazhdimin e hetimit!!!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama darkon me Mark Zuckenberg/ Dalin fotot nga takimi

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot një takim me shefin ekzekutiv të Facebook-ut Mark Zuckenberg.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, ndërsa takimi është bërë në sajë të Konferencës së Sigurisë që po mbahet në Mynih.

Rama ka publikuar foto nga darka, ku kanë qenë pjesëmarrës dhe një sërë politikanësh dhe intelektualësh nga e gjithë bota.

LEXO EDHE:  Zbulohet kandidati i parë për kryetar Bashkie për zgjedhjet lokale/ Mësoni se ku do kandidojë

LEXO EDHE:  E denoncuan të zhdukur/ Rikthehet në familje 21 vjeçarja

“Me Mark Zuckenberg, krijuesin e Facebook, gjatë një darke miqsh të posaçëm, mbledhur në Mynih për Konferencën e Sigurisë”, shkruan Rama krahas fotove të postuara në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dha dorëheqjen para vendimit të vettingut/ Rama emëron bashkëshorten e Denar Bibës në këtë post

Publikuar

-

Nga

Vetëm pak kohë pasi dha dorëheqjen nga Gjykata e Lartë, Elona Kana, bashkëshortja e nënkryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Denar Biba, është emëruar në një tjetër post.

Mësohet se Këshilli i Ministrave e ka emëruar Kanën si anëtare të Komisionit Kombëtar Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura.

Ndërkohë, kujtojmë se Elona Kana ka mbajtur postin e këshilltares në Gjykatën e Lartë, por dha dorëheqjen vetëm pak ditë para se trupa e vettingut të jepte vendimin për figurën e pastërtisë dhe të ardhurat e saj.

Gjithashtu Kana hoqi dorë edhe nga studimet në Shkollën e Magjistraturës, për arsye që ende nuk janë bërë me dije. Më 3 shkurt të këtij viti, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ndërpreu procesin e vettingut dhe e ndaloi bashkëshorten e Bibës të mbajë poste në drejtësi për 15 vite./ CNA.al

Pak ditë para vendimit të vettingut/ Jep dorëheqjen bashkëshortja e Denar Bibës

LEXO TE PLOTE