Connect with Us

Bilanci i dëmeve nga tërmeti/ Voda: 1735 banesa të pabanueshme, ja sa do të shemben

Lajme

Bilanci i dëmeve nga tërmeti/ Voda: 1735 banesa të pabanueshme, ja sa do të shemben

Publikuar

-

Zëvendës-ministrja e Brendshme Rovenda Voda nga Bashkia e Durrësit ka bërë publik bilancin e banesave të dëmtuara nga tërmetet e njëpasnjëshme.

Voda tha se në Bashkinë Durrës janë inspektuar 748 objekte të inspektuara, nga të cilat 270 janë shpallur të pabanueshme dhe do të shemben 34.

Në Bashkinë e Krujës janë inspektuar 2185 objekte, 748 të pabanueshme dhe 8 prej tyre janë vlerësuar për t’u prishur, ndërsa në Shijak nga 1218 objekte të inspektuara, 717 janë të pabanueshme dhe nga këto do të prishen 228.

Zv.ministrja bëri me dije gjithashtu se deri më tani janë shembur 27 objekte, nga të cilat 10 në Thumanë dhe 17 në Durrës.

LEXO EDHE:  Shembja e pallatit të “Dy Gjelat”/ Voda: Abuzim, përgjegjësit do vihen para drejtësisë

“Aktualisht, nga punonjësit e policisë të DVP Durrës janë marrë në ruajtje objektet e mëposhtme:
– 18 pallate të dëmtuara dhe që nuk banon njeri.
– 3  objekte ku janë vendosur ndihmat.
– 3 hotele të dëmtuara dhe të pabanuara.
– 4 qendrat e akomodimit në hotele”, theksoi më tej Voda./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Kryepeshkopit Anastas i jepet çmimi ndërkombëtar “Klaus Hemmerle 2020”

Publikuar

-

Nga

Kryepeshkopit Anastas i jepet çmimi  ndërkombëtarë “Klaus Hemmerle 2020” për kontributin e tij në përqasjen dhe bashkekzistencën paqësore të komuniteteve të traditave të ndryshme.

Ceremonia e dorëzimit të çmimit do të bëhet në Kishën Katedrale historike të Aahenit, në Gjermani.

Ky vlerësim i rëndësishëm  jepet një herë në dy vjet, nga Lëvizja e Fokolarëve personaliteteve ndërkombëtare që kanë kontribuar në përqasjen dhe në mirëkuptimin e komuniteteve me tradita të ndryshme kulturore e fetare.

Lavdërimin (Laudatio) për personin e nderuar me këtë çmim do ta mbajë kardinali Kurt Koh, President i “Këshillit Pontifik për Promovimin e Unitetit të Krishterë” (PCPCU).

Në përshëndetjen e tij falënderuese, Kryepiskopi Anastas pritet t’i referohet temës “Bashkekzistenca paqësore në një botë multifetare”.

Fokolarët janë një “Lëvizje për ripërtëritje shpirtërore dhe  sociale”romano-katolike, që ka për qëllim arritjen e paqes dhe të bashkekzistencës paqësore midis njerëzve dhe popujve. Ata numërojnë reth 140.000 anëtarë dhe veprojnë në 180 vende.

LEXO EDHE:  Meta mesazh ngushëllimi/ Jemi krah Turqisë në këto momente të vështira

LEXO EDHE:  Të prekurit nga tërmeti/ AMF bën bën njoftimin e rëndësishëm

Prej vitit 2002 kanë themeluar çmimin në fjalë për nder të Klaus Hemmerle (1929-1994), “këtij ndërtuesi urash” shpirtërore, i cili ka qenë Episkop i Aahen (1975-1994) dhe profesor i Filozofisë së Fesë.

Me rastin e këtij aktiviteti, të pranishmëve do t’u vihet në dispozicion përkthimi në gjermanisht i librit të Kryepeshkopit Anatas “Hierapostullim në gjurmët e Krishtit”, që u botua së fundmi nën përkujdesjen e Universitetit të Friburgut, në Zvicër.

 

LEXO TE PLOTE

Lajme

Rudina Hajdari feston ndryshe/ Vajza e deputetes shpërndan lule për Shën Valentin

Publikuar

-

Nga

Dita e të dashuruarve e ka larguar nga politika deputeten Rudina Hajdari, e cila duket se i është përkushtuar familjes.

Por ajo që e ka festuar më shumë dhe është përkushtuar më tepër te festa e Shën Valentinit, duket se është vajza e politikanes, Sihana.

Vetë Hajdari ka publikuar disa foto të Sihanës duke vizatuar zemra dhe trëndafila, ku uron deputeten për festën.

Gjithashtu vogëlushja shihet edhe me trëndafila të kuq në dorë, për të cilët Rudina Hajdari thotë se i ka shpërndarë.

LEXO EDHE:  Meta mesazh ngushëllimi/ Jemi krah Turqisë në këto momente të vështira

LEXO EDHE:  Shtohet numri i çadrave në Thumanë

“Sihana duke shpërdarë lule për festën e Shën Valentinit. Gëzuar Shën Valentinit nga ne”, shkruan ajo në rrjetet sociale krahas fotos./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Vijon gara për kreun e BKH/ Kualifikohen 8 kandidatë

Publikuar

-

Nga

Vijon gara për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Komisioni i Përzgjedhjes për Drejtorin e BKH-së ka përfunduar vlerësimin e testit të aftësive fizike, testit të arsyetimit logjik dhe të aftësive për të shkruajtur raporte dhe ka llogaritur pikët totale për secilin kandidat, për të identifikuar kandidatët më të mirë për Drejtor të BKH-së, që do të marrin pjesë në fazat e tjera të përzgjedhjes.

LEXO EDHE:  Shtohet numri i çadrave në Thumanë

LEXO EDHE:  Shembja e pallatit të “Dy Gjelat”/ Voda: Abuzim, përgjegjësit do vihen para drejtësisë

Tetë nga 18 kandidatë janë kualifikuar në testin fizik dhe logjik. Ata tashmë do të intervistohen nga Komisioni i Vlerësimit në SPAK.

1-Aida Veizaj
2-Ardian Çipa
3-Artur Beu
4-Ervin Hodaj
5-Gentjan Shehaj
6-Lindita Nushi
7-Idajet Faskaj
8-Ylli Pjetërnikaj

 

LEXO TE PLOTE