Connect with Us

Basha me artistët te Teatri Kombëtar/ E nxorrët mbretin lakuriq, u rrëzua shteti prej kartoni

Politikë

Basha me artistët te Teatri Kombëtar/ E nxorrët mbretin lakuriq, u rrëzua shteti prej kartoni

Publikuar

-

Kreu i opozitës Lulzim Basha ndodhet në këto momente te Teatri Kombëtar me anëtarët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, të cilët në këto ditë kanë mbledhur ndihma për qytetarët e prekur nga tërmetet.

Basha i shprehu mirënjohjen artistëve, ndërsa tha se këta të fundit e nxorrën mbretin lakuriq, duke iu referuar kryeministrit Edi Rama.

“Unë ndjehem thellësisht mirënjohës ndaj jush. E para punës keni një meritë të jashtëzakonshme se ju e nxorrët mbretin lakuriq. Tha që Teatrin do ta rrëzonte tërmeti i korrupsionit, i babëzizë, i hajdutërisë, ja ku është Teatri. E para, e dyta që dua t’ju them është se për fat të keq tërmeti i babëzisë e ka rrëzuar shtetin prej kartoni. Unë po vij nga një fshat ku 90% e shtëpive janë të shkatërruara, i kam lënë fëmijët në çadra”, u shpreh kreu i demokratëve, ndërsa deklaroi se ndihma e artistëve dhe banorëve të Astirit ka bërë diferencën në këto ditë.

LEXO EDHE:  Afera e Bashës me një milionë dollarë/ Ekspertët dyshojnë në vullnetin e Prokurorisë

“Me gjithë atë presion, sharrje fyerje, ju dhe banorët e Astrit keni treguar zemrën e madhe për t’i qëndruar pranë çdo shqiptari në nevojë. Mund të them që ndihma juaj ka bërë diferencën. Të flesh me barkun plot apo me barkun bosh? Të flesh në të ftohtë apo të kesh një batanije? Ju faleminderit nga zemra. Lajm i mirë që ne jemi të gjithë bashkë “Astiri” dhe Aleanca për Teatrin, të gjithë bashkë pa dallime”, u shpreh ndër të tjera Basha./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Paloka pyet Ballën/ Pse të intereson lirimi i Dritan Dajtit?

Publikuar

-

Nga

Paloka pyet Ballën/ Pse të intereson lirimi i Dritan Dajtit?

Nënkryetari i PD Edi Paloka, ka zgjatur debatin Balla-Basha lidhur me komentet e këtyre të fundit për vrasjen e 4 oficerëve të Policisë nga Dritan Dajti, 11 vjet më parë.

Në një postim në “Facebook”, Paloka i drejton disa pyetje Ballës, një prej tyre “se çfarë di për komunikimet e shefit të tij me Dritan Dajtin në burg?”.

Teksa Balla shkroi se ‘drejtësia vonon por nuk harron’, Paloka shkruan se 7 vite në pushtet kanë qenë të mjaftueshëm për të zbardhur gjithçka lidhet me këtë ngjarje.

POSTIMI I PALOKËS
Pse i dogji Taulant Ballës reagimi i Lulzim Bashës? Pse kërkoi Balla ta heqë vëmendjen nga politikanët që po blejnë lirinë e Dritan Dajtit përmes gjyqtarëve dhe prokurorëve të kapur prej tyre? Kë po mbron Taulant Balla dhe pse i intereson kaq shumë lirimi i Dritan Dajtit?

LEXO EDHE:  Alizoti i jep mesazh publik Bashës/Mjaft më kryetarë që s’kuptojnë, kush humbet dorëhiqet




Komenti i Palokës në FB

LEXO EDHE:  Berisha thirrje për revolucion/ Shqiptarët: Hiq Lulin

Çfarë di ai për komunikimet e shefit të tij me Dritan Dajtin në burg?
A ka lidhje me tenderat që Dritan Dajti po fiton nga burgu?
Sa për të tjerat, 7 vite në pushtet kanë qenë të mjaftueshëm për të zbardhur gjithçka lidhet me këtë ngjarje, pas të cilave Taulant Balla kërkon të fshehë krimin e lirimit të Dritan Dajtit dhe rivrasjen për së dyti të 4 oficerëve të policisë.
Ndarja e politikës nga krimi, duke nisur me Taulant Ballën dhe goditja pa mëshirë e krimit të organizuar është detyrimi ynë më i madh. Drejtësia do të bëhet! /CNA.al

 

Taulant Balla nxjerr mesazhin e Lulzim Bashës dhe i jep paralajmërimin/ Kjo nuk harrohet kurrë

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gati për vjeshtën/ Pipero: Do hapen spitalet Covid-3 dhe 4

Publikuar

-

Nga

Gati për vjeshtën/ Pipero: Do hapen spitalet Covid-3 dhe 4

Shifrat në rritje me Covid-19 po shqetësojnë jo vetëm qytetarët por edhe mjekët.

Mjeku Pëllumb Pipero pohon se shqetësimi më i madh lidhet me ata qytetarë, të cilët kanë nevojë për hospitalizim.



Në dy spitalet Covid, shtretërit e programuar për të sëmurët po ezaurohen, ndaj së shpejti do të hapen Covid 3 dhe 4, por Pipero është i mendimit që e gjithë struktura shëndetësore në vend të bëhet gati për vjeshtën, tha mjeku në një lidhje me “TvKlan”.

LEXO EDHE:  Akuzat e Bashës/ Rama: Mbaji rrenat se na turpërove botërisht!

LEXO EDHE:  Akuzat e Bashës/ Rama: Mbaji rrenat se na turpërove botërisht!

Në situatën aktuale, ekspertët e shëndetësisë apelojnë për respektimin e distancës, përdorimin e maskës dhe higjienë të shtuar për të frenuar përhapjen e infeksionit. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha flet për krizën dhe plazhet bosh/ Kulluri i kujton vilat super luksoze

Publikuar

-

Nga

Basha flet për krizën dhe plazhet bosh/ Kulluri i kujton vilat super luksoze

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së ka komentuar me ironi Lulzim Bashën, i cili u ankua për gjendjen e shokut që ka pësuar turizmi vendas.

Basha shoqëroi komentin e tij për krizën, me një kolazh fotosh nga disa plazhe ranore të Shqipërisë, si hapësira të shkreta dha pa pushues.

Pavarësisht nga fotot  apo nga komenti i kryetarit të Republikës së Re, Kulluri me një fjali të shkurtër e rrëzon dhe e bën të pavlefshme “krizën ekonomike”.

“Ku ka krizë ekonomike në Shqipëri?! 1 milion euro vila i ka marrë vetëm ky (Basha) këtë vit! Lëre ç’bëjnë këta të qeverisë me 22 milionë euro/km!!! Bëni qeverine e përbashket në 2021 që të shpëtojë Shqipëria!”, shkruan Kulluri.



Sipas të njëjtës qasje, kujtojmë se CNA.al. ditët e fundit ka investiguar dhe gjetur pasionin e Lulzim Bashës për vila, pasion ky i materializuar me blerje dhe hipotekime.

LEXO EDHE:  Zgjedhje me 13 Tetor/ Artan Hoxha tallet keq me Metën dhe Bashën

LEXO EDHE:  “Shpërthen” Besnik Mustafaj/Basha i izoluar, PD në pikë të hallit pa mbështetjen e ...!

Më poshtë fotot e publikuara nga Basha dhe komenti i tij për krizën:

“100 mijë punonjës në këtë sektor dhe mbi 200 mijë të tjerë të lidhur me të, rrezikojnë punën dhe mbijetesën e tyre dhe të familjeve. Si pasojë e dritëshkurtësisë së qeverisë Rama dhe premtimeve të pambajtura për t’i ardhur në ndihmë, këtë verë turizmi shqiptar gjendet në ditën e tij më të keqe”, citonte Basha. /CNA.al

 

LEXO TE PLOTE