Connect with Us

Atentati me një viktimë në Tepelenë/ Policia jep detaje

Kronika

Atentati me një viktimë në Tepelenë/ Policia jep detaje

Publikuar

-

Policia e Tepelenës ka dhënë detajet e para për atentatin në Tepelenë, ku mbeti viktimë 47 vjeçari Artur Bresha dhe u plagos vëllai i tij Artan Bresha.

Mësohet se disa persona, ende të paidentifikuar, e kanë futur në një makinë Arturin dhe pasi e kanë ekzekutuar e kanë hedhur trupin e tij pranë vendit të punës.

Blutë raportojnë se autorët kanë plagosur edhe vëllain e tij disa vite më të vogël, i cili fatmiresisht është jashtë rrezikut për jetën.

Artan Bresha është emër i njohur për policinë, pasi disa vite më parë është arrestuar me mbi 800 kg lëndë narkotike kanabis sattiva.

Ndërkohë bëhet me dije se viktima punonte si roje në një kompani inertesh.

Tepelenë/Informacion paraprak:

Në dalje të qytetit të Tepelenës, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi A.B., rreth 47 vjeç, si dhe është plagosur në këmbë vëllai i tij, shtetasi A.B., rreth 43 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE:  Krimi i organizuar/ Çfarë paralajmëron Artan Hoxha ?

Menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor nga DVP Gjirokastër dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen ne autorëve

Në ndihmë të Grupit të posaçëm hetimor janë nisur menjëherë edhe një grup specialistësh të Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.

Në akset rrugore nacionale dhe ato rurale që lidhen ne qytetin e Tepelenës Policia ka ngritur menjëherë pika kontrolli

Forca të shumta të Policisë Tepelenë dhe të D.V.P. Gjirokastër po bëjnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Zbardhen detaje të reja nga vdekja tragjike e të riut në Korçë

Publikuar

-

Nga

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja tragjike e një dite më parë, ku një 36-vjeçar humbi jetën teksa po punonte në kantierin e ndërtimit.

Mësohet se viktima, Elvis Josifi ishte i siguruar dhe familja do të përfitojë nga sigurimi i jetës një vlerë prej 10 mijë lekë të rinj në muaj.

36-vjeçarit i ra mbi kokë segmenti metalik që peshonte rreth 5 ton, duke i çarë kaskën mbrojtëse, çfarë solli vdekjen e menjëhershme.

LEXO EDHE:  FOTO EKSKLUZIVE/ Policia shkel ligjin me të dyja këmbët

LEXO EDHE:  Video/Ja si u grabit banka në Vlorë

Ndërkohë, punëtori tjetër, me inicialet P.F., 59 vjeç, që mbeti i plagosur po vijon trajtimin në spitalin e Korçës, ndërsa raportohet se ai ka tre brinje të thyera, por gjendja e tij paraqitet e stabilizuar./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përfshihet nga flakët një apartament në Kamëz

Publikuar

-

Nga

zjarrefikset neutralizojne zjarrin

Një apartament është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Kamëz.

Sipas informacioneve paraprake, në apartament nuk jetonte njeri, ndërsa mbeten të paqarta rrethanat e rënies së zjarrit.

Kanë qenë banorët e pallatit ata që kanë njoftuar zjarrëfikësën.

Fatmirësisht nga zjarri nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

E vrau vinçi gjatë punës/ Arrestohen përgjegjësi dhe manovratori

Publikuar

-

Nga

35- vjeçari, Elvis Josifi humbi jetën ditën e djeshme gjatë punës në një kantier ndërtimi në Korçë, ndërsa u godit nga koka e vinçit që u shkëput dhe i ra mbi kokë.

Ndërkaq mësohet se policia e Korçës ka arrestuar përgjegjësin teknik dhe manovratorin e firmës së ndërtimit.

Në pranga kanë rënë 67-vjeçari Flamur Palla, përgjegjës i firmës si dhe 41-vjeçari Aurel Zemuni, manovrator.

LEXO EDHE:  Aksidentohet makina e policisë/ Tre të plagosur

LEXO EDHE:  Aksidentohet makina e policisë/ Tre të plagosur

Kujtojmë që nga ngjarja tragjike që i mori jetën të riut, mbeti i plagosur edhe një punëtor tjetër./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE