Connect with Us

Alarmi nga fqinjët/ 23-vjeçari arrestohet për armëmbajtje pa leje

Kronika

Alarmi nga fqinjët/ 23-vjeçari arrestohet për armëmbajtje pa leje

Publikuar

-

Një 23-vjeçar ka rënë në prangat e policisë për armëmbajtje pa leje. Gjatë kontrollit në banesë, shtetasit me inicialet E.P iu gjet një armë zjarri pistoletë.

“Vihet në pranga një 23-vjeçar për armëmbajtje pa leje, falë bashkëpunimit komunitet-polici.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, falë informacioneve të marra nga qytetarët se një i ri mbante në banesë armë zjarri pa leje, organizuan menjëherë punën duke arrestuar në flagrancë shtetasin:

LEXO EDHE:  Kanosi për vrasje bashkëshorten/ Arrestohet 53-vjeçari

– E. P., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e policisë gjetën një armë zjarri pistoletë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.”, thuhet në njoftimin e plotë të policisë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksident i rëndë/ Makina përplas këmbësorin, dërgohet në spital

Publikuar

-

Nga

Një tjetër aksident është shënuar në orët e fundit,  këtë herë në rrugën Elbasan –Cërrik.

Nga informacionet paraprake, raportohet se një makinë ka përplasur një këmbësor, 50 vjeç,  në afërsi të fshatit Gostimë.

Personit i është dhënë ndihma e parë duke e çuar drejt spitalit të Elbasanit, ndërsa është shoqëruar nga policia për në komisariat shoferi i mjetit.

LEXO EDHE:  Breshëri armësh në Laprakë/ 4 të goditur nga plumbat

LEXO EDHE:  Kanosi për vrasje bashkëshorten/ Arrestohet 53-vjeçari

Sakaq, policia ka hapur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Foto/ Makinat bëhen copë në Korçë, dy persona me urgjencë drejt spitalit

Publikuar

-

Nga

Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në qytetin e Korçës.

Mesohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të Pazarit, ndërsa raportohet se janë përplasur dy automjete.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur rëndë dy persona që janë nisur me urgjencë drejt spitalit.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

LEXO EDHE:  Errësira “pushton” gjithë vendin/Ndërprerje energjie dhe në spital, ja çfarë thotë OSHEE

LEXO EDHE:  Errësira "pushton" gjithë vendin/Ndërprerje energjie dhe në spital, ja çfarë thotë OSHEE

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrasja e gruas në Mallakastër/ Paralajmëron kunata: Do bëjmë vetëgjyqësi

Publikuar

-

Nga

Mallakastra u trondit, sot, nga gjetja e trupit të pajetë të Drita Salianjit, e cila ishte vrarë nga nipi i burrit dhe më pas ishte hedhur në rezervuarin e fshatit, e lidhur me litar.

Kunata e viktimës, Mjaftoni Saliaji deklaron se familjet kishin konflikte të vazhdueshme, ndaj i kërkon autoriteteve të ndërhyjnë, ose do të ketë vetëgjyqësi.

“Kërkojmë drejtësi nga shteti. Kemi djem për të rritur edhe ne. Unë jetoj në Ballsh, por vij se kam tokën. O vetëgjyqësi o të zhduket ky fis nga këtu. Nuk duam të shohim më se janë njerëzit më të këqinj që ekzistojnë. Të ikin nga ky vend, t’i çojnë në Afganistan. Nga kush pres të ruhem unë? Nga kunata, nga kunati? Ata kanë bërë atë që kanë bërë. Gruaja ka qenë e vetmuar se burri i ikte emigrant 1 muaj ose 2 muaj “, u shpreh ajo për News 24.

Gjithashtu kunata e viktimës tregon se lajmin e mësuan nga policia në orën 1:20 të natës, teksa zbuloi se gruaja jetonte e vetme, pasi bashkëshorti ndodhej në emigrim.

LEXO EDHE:  Kanosi për vrasje bashkëshorten/ Arrestohet 53-vjeçari

LEXO EDHE:  Ngjarjet e pazbardhura kriminale që rrezikojnë jetë njerëzish

“E bëri ai, mund të bëhemi dhe ne kriminel. Shteti të marrë vendime. S’kam pse jetoj me frikë as bezdis njeri. As i hap derën dikujt, as i bie në qafë, as bezdis njeri. Kërkoj ndihmë. Jetoj me punën time, me djersën time. Prandaj ose do bëjmë vetëgjyqësi ose të zhduken fare. Unë tani kam frikë. E mora vesh ngjarjen nga Policia, Na njoftuan në 1:20 të natës. Në fillim na u raportua si zënkë. Unë jam prekur shumë si nënë. Kam 42 vite në këtë fshat. Kam 30 vjet me gruan, me kunatën time. I gjetëm gjërat e lidhura këtu në shtëpi, edhe xhupin e kishte aty të hedhur. Po dridhem e gjitha sepse mua mu vra një person i familjes, padrejtësisht mbi një femër, mbi një nënë. Po të kishte bërë krim le ta kishin vrarë. Le ta kishin vrarë burrin se burrat burra janë dhe e kanë me njëri- tjetrin”, tha kunata e Drita Saliajit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE