LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-Vidhnin kabllot elektrik/ Arrestohen në flagrancë grabitësit vlonjatë

3 Dhjetor 2019, 09:30, Kronika CNA
Video-Vidhnin kabllot elektrik/ Arrestohen në flagrancë

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës mëngjesin e sotëm.

Ata akuzohen se kanë shkatërruar rrjetin elektrik dhe më pas kanë vjedhur kabllot e një kabine elektrike.

Blutë sqarojnë se në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, 37-vjeçari me iniciale F. J., dhe 27-vjeçari E. S., kanë vjedhur disa metra kabllo elektrike në kabinën elektrike të OSHE-së si dhe kanë dëmtuar instalimet elektrike.

Pas hetimeve të mëtejshme të policisë, janë zbuluar se dy të arrestuarit janë autorë edhe të 4 vjedhjeve dhe dëmtimeve të kabinave elektrike në qytetin e Vlorës.

Ngjarjet për të cilat dyshohen autorët:

Materialet iu referuan Prokurorisë, në ngarkim të tyre, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shkatërrimi i rrjetit elektrik”, të kryera në bashkëpunim.

VlorëFinalizohet operacioni i koduar "Elektriku".Shkatërrojnë rrjetin elektrik duke vjedhur disa herë kabllo elektrike, Policia vë në pranga autorët.Specialistët e hetimit të krimit pranë Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të kryera në qytet, kanë bërë dokumentimin e disa ngjarjeve, ku së fundmi ka rezultuar se mëngjesin e djeshëm, në lagjen "Pavarësia", Vlorë, janë vjedhur disa metra kabllo elektrike në kabinën elektrike të OSHE-së dhe janë dëmtuar instalimet elektrike.Menjëherë pas hetimeve intensive, u bë identifikimi i autorëve nga Policia dhe kapja e arrestimi i tyre, konkretisht: ? F. J., 37 vjeç, banues në Vlorë (i dënuar më parë për vjedhje dhe prodhim e shitje narkotikësh).? E. S., 27 vjeç, me banim në Vlorë (i dënuar më parë për vjedhje).Gjithashtu, në vijim të veprimeve të mëtejshme Policia ka zbuluar se shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se janë autorë të 4 vjedhjeve dhe dëmtimeve të kabinave elektrike në qytetin e Vlorës, konkretisht si më poshtë:1. Më datë 12.01.2019, në kabinën elektrike të lagjes "Hajro Çakërri" dyshohet se kanë vjedhur një pjesë të kabllos elektrike.2. Më datë 13.09.2019, në një kabinë elektrike të lagjes "Kushtrimi" dyshohet se kanë vjedhur 16 m kabllo elektrike.3. Më datë 18.11.2019, në kabinën elektrike pranë "Halim Xhelos", dyshohet se kanë vjedhur 5 m kabllo elektrike.4. Më datë 25.11.2019, në kabinën elektrike të lagjes "11 Janari", dyshohet se kanë vjedhur 6 m kabllo elektrike.Materialet iu referuan Prokurorisë, në ngarkim të tyre, për veprat penale "Vjedhja" dhe "Shkatërrimi i rrjetit elektrik", të kryera në bashkëpunim.

Gepostet von Policia e Shtetit am Dienstag, 3. Dezember 2019

Lajmet e fundit nga