Connect with Us

Vendi në situatë të jashtëzakonshme/ Meta tregon çfarë do të ndodhë me tubimin e 8 dhjetorit

Politikë

Vendi në situatë të jashtëzakonshme/ Meta tregon çfarë do të ndodhë me tubimin e 8 dhjetorit

Publikuar

-

Presidenti Ilir Meta ka treguar se çfarë do të ndodhë me tubimin e 8 dhjetorit që e kishte thirrur disa ditë më parë.

Në emisionin “Përballë”, Kreu i shtetit tregoi se ka hequr dorë nga tubimi, por jo nga idea e tij për Referendum. Kjo pasi, sipas tij, një protestë do ta largonte vëmendjen nga situata emergjente në të cilën ndodhet vendi pas tërmetit.

“Sigurisht që kjo situatë procedon çdo lloj iniciative për të përballuar këtë fatkeqësi të madhe për qarkun e Durrësit, të Lezhës por edhe për zonat e dëmtuara më pak. Kjo është prioritare dhe natyrisht nuk është koha apo momenti për të mbajtur një fokus tjetër, por sigurisht unë nuk kam ndryshuar mendim, kjo është vetëm një rrugë, është rruga e Referendumeve, por ky nuk është momenti për të hequr vëmendjen e popullit nga ndihma ndaj qytetarëve”, deklaroi presidenti./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Noterja në skandal/ Ortakëria me Vjollca Hoxhën dhe Klodët e inceneratorëve

Publikuar

-

Nga

Nuk është e panjohur për opinionin publik, një personazh i shumë akuzuar nga politika, që prej disa kohësh ushtron profesionin e noteres. Një emër që politika e ka shënjestruar shpesh, ajo është Eva Blushi, bashkëshortja e ish-deputetit socialist të kthyer në drejtor televizioni Ben Blushi. Së fundi Eva Blushi është përfshirë në një skandal, ku pas zbardhjes së plotë të një skeme qeveri-oligarkë-media, ajo rezulton të jetë pjesë e një kompanie private themeluar në Bullgari.

Ben Blushi, Eva Blushi

Pak ditë më parë, CNA.al publikoi ekskluzivisht një dokument të siguruar në Bullgari, ku del zbuluar ortakëria e Klodi Zotos, Klodian (Mirel) Mërtirit , bosit shqiptar të biznes-gropës së zezë të “Integrated Technology Service” kompanisë të konçesionit të inceneratorëve,  me Eva Blushin, bashkëshortja e drejtorit të Top Channel, Ben Blushit dhe me Mirel Mërtirin.

Pra, gruaja e Ben Blushit, Eva Blushi është ortake me pronarët e konçesionarit të inceneratorëve të shumë akuzuar për lidhje korruptive me qeverinë. Më pas zonja Blushi me kopaninë ku është aksionere ka blerë edhe 51% të kompanisë Valtelina sh.p.k., mbajtësja e emrit tregëtar “Lori Kafe”.

Sipas dokumentit të siguruar nga CNA.al, Klodian Zoto, Eva Blushi dhe Mirel Mërtiri kanë në pronësi një kompani ngritur në Sofie të Bullgarisë, e cila quhet EM CAPITAL GROUP AD e cila ushtron aktivitet tregtar në vend menaxhim dhe zhvillim  të projekteve të lidhura me sektorin e pronave e patundshme, ndërtimin, prodhimin ose marketimin e shërbimeve që lidhen me zhvillimin e teknologjive të reja të filtrimit të ujit, patentat ose fushat e tjera të pronësisë intelektuale në përputhje me ligjet, shërbime konsulence dhe marketimi, shërbime turistike, hotelet dhe kateringun, transportin në vend dhe vendet përreth, duke siguruar reklamim, informacion, prezantim të ofertave tregtare dhe ndëmjetësim, ashtu sikundër çdo aktivitet tjetër që nuk është ndaluar nga ligji. (Lexo këtu).

Më pas në nëntor 2011, treshja Klodian Zoto, Eva Blushi dhe Mirel Mërtiri, blejnë Valtelino sh.p.k. duke u bërë ortakë me Vjollca Hoxhën aksioneren e Top Channel e cila u pagua në shumë 2.2 milionë dollar për këtë shitje kuotash.

Eva Blushi me profesion zyrtar notere publike zoteron aksione tek EM CAPITAL GROUP sh.p.k. dhe më pas edhe tek Valtelina sh.p.k. Këto  janë zbuluar së fundi me dokumenta zyrtare. ( Lexo këtu)

Zonjës Eva Blushi që është me profesion notere, ligji ja ndalon të ushtrojë aktivitet privat dhe publik për sa kohë mban liçensën e noteres, ligji ia ndalon ushtrimin e çdo lloj veprimtarie tjetër.

Pas zbulimit të ortakërive, Eva Blushi me profesion notere bie në kundërshtim me ligjin “Për Noterinë”, nr. 110/2018 pasi në nenin 19 të tij shkruhet, ushtrimi i funksionit të noterit nuk pajtohet me asnjë veprimtari tjetër publike dhe private me përjashtim të mësimdhënies dhe të veprimtarisë shkencore.

Pra, Eva Blushi nuk mund të vazhdojë me profesionin e saj si notere. Ministria e Drejtësisë duhe të fillojë procedurat ligjore për heqjen e licesës të noteres të kapur me aksione në kompani private.

Neni 26 përcakton proçedurën për masat disiplinore deri në heqjen e liçensës së noterit për shkak të veprimeve dhe mosveprimeve në kundërshtim me ligjin e noterisë.

Është e faktuar me dokumenta zyrtare se në rastin e zonjës Blushi, nuk bëhet fjalë për shkelje etike, por për shkelje të dispozitës ndaluese. Eva Blushi sot nuk plotëson më kriterin për të punuar notere pasi ushtron një tjetër aktivitetet privat ku është aksionere.

Ministria e Drejtësisë është përballë fakteve të pakundërshtueshme dhe provave me kokumente zyrtare. Reagimi i saj pritet të jetë i vështirë për shkak të skemës Qeveri-Oligarkë- Media, ngelet vetëm të shohim qëndrimin e Ministres, Etilda Gjonaj e cila në hapin e saj më të pakët duhet të heqë liçensën e noteres zonjës Eva Blushi./ CNA.al

Skandali/ Zbulohet skema e plotë, si pronarët e inceneratorëve paguan aksionerët e Top Channel

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë “Lori Kafe”

Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama shënon “autogol”/ Hedh poshtë paketën Anti-KÇK?

Publikuar

-

Nga

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri, ndërsa komenton të ashtuquajturën paketa Anti-KÇK, thekson se qeveria po cënon të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.

“Paketa Anti-KÇK e Qeverise Rama po cenon ne menyre te drejteperdrejte lirite dhe te drejtat themelore te njeriut. Dhe justifikimi eshte “se ne gjendje te jashtezakonshme, merren masa te jashtezakonshme”!”.-shkruan Kulluri.

Por sipas Kullurit, Rama me deklaratat e tij për “suksese” të mëdha që pretendon se ka arritur tregon se nuk ka situatë të jashtëzakonshme, gjë që sipas tij tregon se vetë Rama po e hedh poshtë këtë arsyetim.

“Por sa here pyetet per punen e qeverise, Rama rreshton suksese, qe do te thote se nuk jemi ne “situate te jashtezakonshme”!
Pra arsyetimi per pakten Anti-KÇK bie po prej fjaleve te vete Kryeministrit!”-thekson Kulluri.

Më tej, ai shprehet se në fakt e vetmja “situate e jashtezakonshme” eshte mos funksionimi i Kuvendit te Shqiperise, Gjykates Kushtetuese dhe Gjykates se Larte e me keq dobesimi prej 2013 i kompetencave te Presidentit te Republikes.

Po ashtu, Kulluri bën përgjegjëse edhe opozitën për situatën e krijuar, po aq sa edhe qeverinë. Pasi, sipas tij është opozita ajo që i ka lënë hapësirë Ramës të kapë çdo gjë.

“Jemi perballe nje Ekzekutivi qe nuk e kontrollon asnje mekanizem demokratik! Dhe me keq akoma kete “vrull autokratik” te Rames e kane “certifikuar” veprimet dhe mosveprimet e opozites.

Pergjegjesia per kaosin e krijuar kushtetues dhe institucional eshte e te dy paleve.

Rama qe ka marre cdo pushtet dhe opozita qe permes bojkoteve dhe mospjesemarrjes ne zgjedhje apo institucionet e drejtesise KED, KLGj dhe KLP i ka lene dore te lire qeverise. Ata qe e paguajne cmimin jane qytetaret qe u preken te drejta dhe lirite themelore. Ndaj, zgjidhja nuk mund te vije nga ata qe e krijuan kete autokraci.”-përfundon postimin e tij Edvin Kulluri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Kjo është gjëja më e tmerrshme dhe më e turpshme”/ Arian Çani i nxjerr “bojën” Ramës, ja si reagon Spiropali  

Publikuar

-

Nga

Moderatori dhe gazetari Arian Çani mbrëmjen e djeshme në emisionin e tij, “Zonë e Lirë”, ka pasur një debat me ministren për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila ishte e ftuar në studio.

Arian Çani është shprehur se kryeministri Edi Rama është pjesë e një strukture shumë më të lartë seç mendojnë qytetarët dhe ka kapur çdo gjë në Shqipëri.

Po ashtu, Çani tha se Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit është një ndër gjërat më të turpshme që është bërë.

Por, pas kësaj deklarate të Çanit, ka ardhur përgjigja e ministres Spiropali, e cila tha se ky është konspiracion pasi qeveria sipas saj nuk ka lidhje me sistemin e drejtësisë.

Debati: 

Arian Çani: Po pse je dakord me KLP dhe KLGJ?

Arjan Çani: Po se e kanë këta mo.

Elisa Spiropali: Pse e kemi ne mo Çani?

Arian Çani: Mua nuk më bind dot. Unë them që Rama është treguar aq i zoti… ti nuk i pranon që i ka të gjitha Elisa.

Elisa Spiropali: Ore zotëri me sistemin e drejtësisë nuk kemi lidhje. Është monitoruar nga fillimi me partnerët tanë. Ju e dini që futëm në Kushtetutë ne një operacion monitorimi të ndërkombëtarëve?

Arian Çani: Që është gjëja më e tmerrshme dhe më e turpshme që kemi bërë.

Elisa Spiropali: Mendoni ju?

Arian Çani: Jo unë jam i bindur për këtë. Ca ky vend është pa brekë…

Elisa Spiropali: Pra ti thua që i ka Rama, nga ana tjetër thua i paskan ndërkombëtarët. Tani kush i paska, Rama apo ndërkombëtarët?

Arian Çani: Rama ça është… Ne e kemi thënë në këtë studio. Ti kujton se tallem. Po flet seriozisht tani. Mos të duket Rama lojtar lokal.

Elisa Spiropali: Rama është lojtar kombëtar ndërkombëtar. Si ta dojë puna është.

Arian Çani: Rama është pjesë e një strukture shumë më lart seç mendojnë disa. Që do të thotë kur thua ONM nuk më ke thënë asgjë, Rama me të vetët.

Elisa Spiropali: Mungon Kastriot Myftaraj këtu.

Arian Çani: Nuk është konspiracion fare.

Elisa Spiropali: Fakti që Rama ka ndikim në politikën ndërkombëtare do të thotë që ka faj?

Arian Çani: Në vende si Shqipëria, kur themi Amerika kemi thënë Sorosi.

LEXO TE PLOTE