Connect with Us

“Të rrënuar nga tërmeti dhe të brasktisur nga qeveria”/ Basha në Ishëm: Duhet vëmendje urgjente

Politikë

“Të rrënuar nga tërmeti dhe të brasktisur nga qeveria”/ Basha në Ishëm: Duhet vëmendje urgjente

Publikuar

-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha takoi banorët e Ishmit, të dëmtuar rëndë nga tërmeti I 26 Nëntorit.

Në fshatin Gjuricë dhe në Amanthe, banorët dëshmuan për braktisjen nga qeveria.

“Nuk ka ardhur kush të na pyesë. I pari je ti”- i tha një banor kreut të opozitës.

Ai tregon se kabina elektrike është çarë, aty pranë luajnë fëmijët, por nuk është marrë asnjë masë.

Kreu i opozitës u shpreh se është shumë e rëndësishme që autoritetet të shkojnë pa vonesë në Ishëm, të shohin dëmin e shkaktuar nga tërmeti, të bëjnë vlerësimin dhe t’u japin qytetarëve paratë për të rindërtuar shtëpitë.

LEXO EDHE:  Protesta e opozitës/ Tërhiqet Basha?

Sipas Bashës në këtë zonë shumë pak shtëpi kanë mbetur pa u dëmtuar nga tërmeti, por banorët thonë se administrata është inekzistente, nuk funksionon asnjë grup pune.

“Edhe në luftë kanë funksionuar më mirë. Asnjë grup pune s’kemi parë, – u shpreh i revoltuar një banor.

Duke i dhënë të drejtë banorit të Ishmit, zoti Basha tha se llafet e shumta duhen zëvendësuar me punë, veçanërisht përsa i përket vlerësimit sa më parë të dëmeve./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Hapet gara për drejtuesin e BKH/ SPAK.al thirrje qytetarëve: Denonconi rastet e korrupsionit

Publikuar

-

Nga

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit Të Organizuar, SPAK fton qytetarët të denoncojnë çdo rast korrupsioni në faqen zyrtare SPAK.al.

SPAK i jep qytetarëve mundësinë të denoncojnë duke ruajtur anonimitetin të gjitha rastet e korrupsionit, mjaftoj të shkruani emrin, mbiemrin dhe të ngarkoni dokumentet që vërtetojnë rastin.

Sipas Top Channel, në datën 10 janar do të hapet edhe gara për drejtuesin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, BKH. Tashmë mësohet se është ngritur komisioni që do të vlerësojë kandidatët, i cili përbëhet nga Arben Kraja, Eneid Nakuci dhe Behar Dibra .

LEXO EDHE:  Takimi me banorët e Mjekësit në Elbasan/ Basha: Lekë për ekspozita ka, lekë për ju nuk ka

LEXO EDHE:  Takimi Basha-Kryemadhi/ Opozita nesër bllokon rrugët

Ekipi i BKH-së duhet të përbëhet nga 60 persona, të cilët do t’i nënshtrohen testit të poligrafit.

Ndërkohë ashtu si nga zyrtarët dhe politikanët edhe nga qytetarët pritshmëritë që SPAK të vërë drejtësi janë të mëdhaja, por mbetet për t’u parë si do të vijojë puna./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vrasja e gjeneralit Kasem Sulejmani/ PD mbështet Trump

Publikuar

-

Nga

Partia Demokratike ka reaguar për vrasjen e gjeneralit Kasem Sulejmani, komandantit të forcave elitë të Iranit.

PD thotë se mbështet angazhimin e SHBA në luftë kundër terrorit, teksa e cilëson të drejtë vendimin e presidentit të SHBA Donald Trump.

“Vendimi i presidentit Trump për goditjen e njërit prej arkitektëve dhe drejtuesve të aktiviteteve terroriste është nje akt i fortë lidershipi dhe mbrojtje e vlerave demokratike e të paqes

LEXO EDHE:  Takimi me banorët e Mjekësit në Elbasan/ Basha: Lekë për ekspozita ka, lekë për ju nuk ka

LEXO EDHE:  Akuzat e forta të Bashës/ Fjala e plotë sot në parlament

PD, në çdo kohë, qëndron në krah të SHBA, sot në opozitë duke u solidarizuar tërësisht dhe nesër në qeverisjen e vendit me angazhim total e akitv në përmbushje tē detyrimeve e kontributeve në mbështetje të plotë të Koalicionit Global kundër Terrorit, tē udhëhequr nga SHBA”, deklaron PD./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dëbimi i “Gylenistit”/ Hajdari: Janë shkelur të drejtat, të merren masa

Publikuar

-

Nga

Deputetja Rudina Hajdari ka reaguar për ekstradimin e mësuesit turk Harun Çelik, për të cilin thuhet se u dëbua pasi mbështet Fethullah Gylen, kundërshtarin e presidentit turk Recep Tayip Erdogan.

Në një postim në rrjetet sociale, Hajdari thotë se nga ky akt pa një vendim gjyqësor gjendemi përball shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe ligjeve.

Deputetja kërkon të merren masa për zhvillimin e procesit të rregullt ligjor dhe të mos cënohen të drejtat e njeriut.

“Me ekstradimin e shtetasit turk Harun Çelik, pa një vendim gjyqësor dhe drejt një vendi ku ka rrezik serioz për jetën dhe trajtimin e tij, gjendemi përball shkeljeve të të drejtave të njeriut, ligjeve në fuqi të RSh, Kartës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe Konventën e Këshillit të Europës për Ekstradimin. Institucionet përkatëse të ndërmarrin masa për zhvillimin e procesit të rregullt ligjor për subjektin dhe të ndalohen aktet politike në cënim të të drejtave të njeriut”, shkruan Hajdari./ CNA.al

LEXO TE PLOTE