LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Si lindi “Internacionalja” e nacionalistëve evropianë

3 Dhjetor 2019, 07:51, Blog CNA
Si lindi “Internacionalja” e nacionalistëve evropianë

Nga Florian Bieber ?Foreign Policy?

Autoritarizmi, populizmi dhe nacionalizmi, kanë dominuar titujt e mediave vitet e fundit. Nga India në SHBA, dhe në mbarë kontinentin evropian, kjo treshe po e kërcënon hapur rendin mbizotërues liberal demokratik. Që të tre janë shumë të ndërthurur me njëri-tjetrin.

Si nacionalistët ashtu edhe populistët, pretendojnë se përfaqësojnë vullnetin autentik të njerëzve, duke e përdorur atë për të ndërtuar fushatat e tyre elektorale rreth narrativave tepër të thjeshta, që i kundërvënë ?njerëzit e thjeshtë? ndaj një elite globaliste.

Partitë e ekstremit të djathtë, dhe shumica e populistëve kanë qenë tradicionalisht euroskeptikë, duke e kundërshtuar BE-në, dhe integrimin e mëtejshëm brenda institucioneve të saj.  Nacionalizmi, populizmi dhe autoritarizmi, nuk janë dukuri të reja.

Por përkrahësit e tyre modernë, kanë bërë bujë në gjithë Evropën, pjesërisht pasi kanë përdorur një qasje më civilizuese, që për ironi e centralizon rëndësinë e kulturës evropiane. Populistët e rinj etno-nacionalistë, kanë vendosur në shënjestër 2 grupime:elitat kozmopolite, të përfaqësuara në mënyrë emblematike nga miliarderi hungarez dhe filantropi Xhorxh Soros; dhe emigrantët myslimanë.

Ndërkohë ka dy pikëpamje liberale mbi Evropën. Të moderuarit dëshirojnë t?i futin shtetet e pavarura evropiane në një konfederatë të fortë, të kontrolluar bashkarisht. Ndërkohë mbështetësit e një integrimi më të madh, synojnë ta forcojnë BE-në në atë shkallë, sa që ajo të sillet si një shtet i vetëm.

Por në thelbin të tyre, të dyja grupimet e cilësojnë integrimin evropian si idealin e tyre më të lartë. Liberalët evropianët, ndajnë ndërkohë një sërë vlerash thelbësore, të përcaktuara në nenin 2 të Traktatit për Bashkimin Evropian:?Dinjiteti njerëzor, liria, demokracia, barazia, sundimi i ligjit dhe respektimi i të drejtave të njeriut, përfshirë të drejtat e pakicës?.

Nacionalistët me prirje europiane, janë dakord me konceptin e një Evrope të bazuar në vlera. Por në vend se ta vënë theksin tek të drejtat universale, ata e shohin atë të mbështetur nga koncepte të dallueshme të civilizimit, të përcaktuara zakonisht nga raca, përkatësia etnike dhe feja.

Gjithsesi, sfidat e shkaktuara nga Brexit, e kanë prapësuar disi valën nacionalisto-populiste. Megjithëse rezultati i referendumit, ishte një triumf i madh i populizmit euroskeptik mbi ndërkombëtarizmin e BE-së, keqpërdorimi i negociatave nga qeveria britanike gjatë procesit të tërheqjes, nxorri në pah rreziqet e ndërmarrjes së një hapi të tillë.

Për pasojë Frexit, Grexit, dhe variante të tjera të daljes nga BE, e kanë humbur tashmë popullaritetin e tyre. Në sondazhin e Eurobarometrit në qershor të këtij viti, asnjë vend përveç Polonisë, nuk kishte një shumicë qytetarësh që mendonin se vendi i tyre do të ishte më mirë jashtë BE-së.

Dhe sipas mesatares së BE-së, vetëm 32 për qind e popullsisë preferojnë daljen nga unioni. E megjithatë, shumë nacionalistë kërkojnë ende largimin nga BE. Këto thirrje, çojnë sërish në një ndjenjë të identitetit kombëtar pan-Evropian, (i shfaqur shpesh si një nacionalizëm i bardhë), që po mobilizohet kundër popullsisë emigrante në rritje.

Në vitet 2016 dhe 2017, partitë kryesore të ekstremit të djathtë në Evropë, përfshirë austriaken Partia e Lirisë (FPÖ), Frontin Kombëtare Franceze, Alternativën për Gjermaninë (AfD), dhe partitë e tjera të përhapura në të gjithë BE-në, zhvilluan dy takime në Vjenë dhe qytetin gjerman të Koblenzit, për të kremtuar atë që ata shpresonin se do të ishte fillimi i të ashtuquajturës ?Pranverë Evropiane?.

Pas zgjedhjeve të Parlamentit Evropian në majin e këtij viti, grupimi i ri parlamentar ?Identiteti dhe Demokracia?, e zëvendësoi grupin e mëparshëm Evropa e Lirisë dhe Kombeve me 73 eurodeputetë, duke e dyfishuar numrin e saj. Dhe kjo nuk është hera e pare, që nacionalistët shohin përtej kufijve të tyre.

Ata kanë ëndërruar prej kohësh një Evropë të bashkuar nën ideologjinë e tyre. Nacionalistët e hershëm, luftuan kundër perandorive shumëkombëshe konservatore, dhe ëndërruan një Evropë të shteteve-kombe të veçanta. Gjatë viteve 1830, aktivisti italian Xhuzepe Mazini themeloi ?Evropën e Re?, një organizatë ombrellë e lëvizjeve nacionaliste, që organizoi një front kundër rendit konservator të vendosur në Kongresin e Vjenës.

Ai synoi krijimin e një lidhje të shteteve të pavarura të kombit evropian, për të zëvendësuar perandoritë dhe monarkitë e kohës. Por përdorimi i nacionalizmit për të udhëhequr politikat e shteteve-kombe, i çoi këto të fundit në mënyrë të pashmangshme në konflikte me njëri-tjetrin.

Kjo prodhoi klimën tejet të tensionuar ndërkombëtare, që diktoi fundin e XIX-të dhe fillimin e shekullit XX-të, duke nxitur drejtpërsëdrejti Luftën e Parë Botërore.

Vitet 1930-1940, shënuan kulmin e këtij ndryshimi, kur Adolf Hitleri u përpoq të ribëjë hartën e Evropës. Pas Luftës së Dytë Botërore, fashizmi u diskreditua gjerësisht në Evropë. Megjithatë vazhduan përpjekjet për ta ringjallur atë në të gjithë kontinentin. Koncepti i një kombi evropian, u promovua nga e djathta ekstreme evropiane, duke kulmuar me themelimin e Partisë Kombëtare të Evropës në Venecia në vitin 1962.

Fatmirësisht, lëvizja nacionaliste evropiane nuk fitoi kurrë një mbështetje domethënëse të publikut evropian, dhe me pak përgjashtime, asnjë prej partive nuk e arriti përfaqësimin parlamentar. Por vitet e fundit, koncepti i nacionalizmit pan-evropian, ka fituar jo pak mbështetje.

Në fund të vitit 2014, një lëvizje proteste u shfaq në qytetet e mbarë Gjermaninë Lindore. Lëvizja e quajti veten Evropianët Patriotë kundër Islamizmit të Perëndimit (PEGIDA). Motoja kryesore e lëvizjes, ishte refuzimi i emigracionit mysliman dhe Islamit në përgjithësi.

Koncepti i ?mbrojtjes së Evropës?, ka gjetur një rezonancë të veçantë në Austri dhe Evropën Juglindore, ku luftërat historike kundër Perandorisë Osmane, janë interpretuar si një luftë e vazhdueshme kundër kërcënimit islamik.

Në Kroaci, ish-presidenti nacionalist Franjo Tudjman dhe partia e tij Unioni Demokratik Kroat, e cilësonin vendin si një mur mbrojtës të Krishterimit në Evropë. Ngjashëm, nacionalistët serbë, e portretizuan përpjekjen për një shtet më të madh serb dhe pastrimin etnik të viteve 1990, si mbrojtje e Evropës kundër boshnjakëve myslimanë dhe atyre shqiptarëve.

Për sa kohë që kërcënimet e jashtme (të vërteta dhe të perceptuara), vazhdojnë të dominojnë botëkuptimin e tyre, ndjenja e përbashkët e europianizmit do të ketë gjithnjë tërheqje midis nacionalistëve dhe populistëve në të djathtën ekstreme. Evropianizmi, është bërë një tipar thelbësor i ideologjisë së ekstremit të djathtë.

Ajo ka zhvilluar një axhendë më koherente, dhe ka krijuar hapësirë ??për një bashkëpunim më të madh pan-Evropian. Ndërsa evropianizmi nacionalist, ofron një kontrast interesant me konceptimin liberal ndërkombëtarist të integrimin evropian, koncepti i tij mbi civilizimin, është thjesht një mbulesë e hollë për një Evropë racore dhe homogjene. Një ideologji, që nëse do ketë sukses, do ta çojë edhe njëherë Evropën drejt shkatërrimit.

Shënim: Florian Bieber, është profesor i historisë dhe politikës së Evropës Juglindore në Universitetin e Gracit, Austri./ Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga