Connect with Us

Shoqatat italiane mbështesin Shqipërinë me fonde dhe personel mjekësor

Sociale

Shoqatat italiane mbështesin Shqipërinë me fonde dhe personel mjekësor

Publikuar

-

Shoqatat italiane “Consulcesi Onlus” dhe “Sanità di Frontiera” po veprojnë tashmë në Shqipëri, duke ndihmuar në menaxhimin e situatës së vështirë që la pas tërmeti i 26 nëntorit. Gjithçka nisi nga qyteti i vogël i Thumanës, e cila është zona më e goditur me 24 jetë të humbura.

Presidenti i “Consulcesi Onlus”, Massimo Tortorella anuloi çdo angazhim tjetër dhe fluturoi drejt Shqipërisë për të koordinuar ndihmat së bashku me “Sanità di Frontiera” e cila gjendet në terren në mbështetje të autoriteteve vendase. “Consulcesi” është një kompani ndërkombëtare, e cila ka në Tiranë edhe qendrën e saj me mbi 400 të punësuar, një pjesë e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit. Të gjitha selitë e “Consulcesi” kanë treguar solidaritetin e tyre me qëllim që kolegët në Shqipëri të nisin sa më shpejt jetën normale. Mes shumë iniciativave është edhe ajo për të anuluar festën tradicionale të fundvitit dhe shpenzimet e parashikuara për të, të shkojnë në ndihmë të të prekurve nga tërmeti.

“Jam në komunikim të vazhdueshëm me insitucionet shqiptare. Ditën e djeshme kam takuar kryeministrin Edi Rama dhe përgjegjësit e shtabeve të emergjencës në Durrës, ku shpreha gjithë solidaritetin dhe mbështetjen për të ndihmuar në normalizimin e situatës”, ka thënë Massimo Tortorella. “Consulcesi ka vënë në dispozicion edhe stafin e tij për mbështetje logjistike në zonat e prekura nga tërmeti, si edhe një numër jeshil 800.122.777 për të qenë pranë popullit shqiptar me mjekë dhe fonde”, ka thënë presidenti Tortorella.

Organizata jo fitimprurëse që është pjesë e kompanisë, “Consulcesi Onlus” u mobilizua që në ditën e parë të tërmetit. Brenda pak orësh, në bashkëpunim me universitetin “Tor Vergata” u vu në lëvizje njësia lëvizëse e “Sanità di Frontiera”, shoqatë e kryesuar nga ish-kryeministri italian Massimo D’Alema dhe Gianni Letta, president i “Advisory Board”.

“Me njësinë lëvizëse ofrojmë ndihmën e shpejtë në zonat periferike përmes vizitave. Gjithashtu lehtësojmë ndërlidhjen e pacientëve me spitalet më të afërtë”, ka thënë nga Thumana Francesco Aureli, President i shoqatës “Sanità di Frontiera” e cila ndodhet në Shqipëri. “Për të ndihmuar ata që kanë mbetur pa shtëpi, kemi ngritur një çadër për t’u dhënë ndihmën e parë. Angazhimin tonë e shohim edhe në afatgjatë pasi duam t’u japim një mbështetje psikologjike njerëzve që janë goditur më shumë nga tërmeti”, ka thënë Aureli.

LEXO EDHE:  “Lutemi për ata njerëz”, ish-deputeti i PD: T’i qëndrojmë në krah Turqisë

“Consulcesi Onlus” dhe “Sanità di Frontiera” kanë nisur edhe një fushatë për mbledhje fondesh për të mbështetur aktivitetet e parashikuara në Shqipëri. Shoqatat italiane bëjnë me dije se mbledhja e fondeve do të vijojë deri më 15 janar nëpërmjet linkut retedeldono.it/it/bdonations/80306. Ata u kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve italiane që të solidarizohen me popullin shqiptar.

“Sanità di Frontiera”, është një shoqatë jo fitimprurëse e cila lufton pabarazitë, mbështet mirëqenien psikofizike, mbështet integrimin social të shtresave të margjinalizuara në Itali dhe kudo në Europë si edhe është e specializuar në ndërhyrjet normalizimin e situatave pas fatkeqësive natyrore, siç ishte rasti i Shqipërisë. Nga ana tjetër, “Consulcesi Onlus” është pjesë e grupit italian “Consulcesi”, realitetit më të madh mjekësor në Europë që investohet jo vetëm me shuma të mëdha financiare, por edhe me burime njerëzore edhe për përballimin të situatave emergjente në mbështetje të komuniteteve të prekura nga katastrofat natyrore apo luftërat.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Ambasadorja e SHBA takim me Manastirliun/ Duhet të jeni vigjilent mbi koronavirusin, të zbatohen udhëzimet e OBSH

Publikuar

-

Nga

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ku në qendër të bisedimeve kanë qënë masat për mbrojtjen nga koronavirusi.

Sikurse bëhet e ditur nga vetë ambasada e SHBA, ambasadorja Kim ka theksuar rëndësinë e të qenurit vigjilent ndaj këtij virusi si dhe zbatimin e udhëzimeve të OBSH.

“Gjatë bisedës së saj me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirlliu, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Kim diskutoi rëndësinë e të qenurit vigjilent mbi koronavirus dhe zbatimin e udhëzimeve të Organizatës Botërore të Shëndetit. Ato biseduan gjithashtu edhe klimën e kujdesit shëndetësor në Shqipëri si dhe risitë në modernizimin e kujdesit shëndetësor”, njofton ambasada e SHBA.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Fëmija 9 vjeç vuan nga sëmundja e rëndë/ Familja apel për ndihmë

Publikuar

-

Nga

Një apel për ndihmë ka mbërritur së fundmi nga një familje nga qyteti i Kukësit.

Djali i tyre,  Elio Rexhmati, vetëm 9 vjeç është identifikuar me një sëmundje e rëndë, dhe për t’ia dalë mbanë ai ka nevojën e të gjithëve.

Familja bën të ditur se 9-vjeçari mund të kurohet në Gjermani, por për këtë nevojitet një shumë prej 224.000.00 €.

Elio Rexhmati është diagnostikuar me një sëmundje të rëndë, e quajtur LIMFOM MALINJE B-NHL.

“Apel për ndihmë! Elio Rexhmati, djali 9 vjeçar nga Kukësi kërkon ndihmën e të gjithëve ne për t’ja dalë mbanë. I diagnostikuar me sëmundjen LIMFOM MALINJE B-NHL ,per të cilën familjes i nevojiten 224.000.00 € për shërimin e femijes së tyre, lind nevoja per te kerkuar kontributin tuaj financiar. Kurimi i tij bëhet i mundur jashtë vendi , në Gjermani , falë ndihmës sonë të përbashkët. Kontributi juaj vlen shumë për jetën e tij! Ju lutemi, të gjithë së bashku le ti falim përsëri buzeqeshje dhe jetë Elios! Ju falenderojm per çdo kontribut tuajin”-thuhet në apelin për ndihmë të mbërritur në radaksinë e CNA.al.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Keni bërë plane për fundjavën?/ Moti do t’iu surprizojë

Publikuar

-

Nga

Për të gjithë ju që keni bërë plane për fundjvën, duket se edhe moti është në favorin tuaj.

Sipas SHMU, ditën e sotme do të kemi mot të kthjellët në të gjithë territorin, përjashtuar vranësirat kalimtare në relievet malore. Era do të jetë nga kuadrati i Veriut me shpejtësi deri në 25m/sek.

Po ashtu edhe ditën e Diel vendi do të vijojë të ketë mot të kthjellët në të gjithë territorin, përjashtuar vranësirat kalimtare në relievet malore.

LEXO EDHE:  Lëkundje të forta tërmeti/ Tronditet Shqipëria

LEXO EDHE:  Tërmeti “shkund” veriun e Shqipërisë/ Ja epiqendra

Era do të jetë nga kuadrati i Veriut me shpejtësi deri në 8m/sek.

LEXO TE PLOTE