Connect with Us

Sherr në bilardo/ Plagoset me thikë i riu

Kronika

Sherr në bilardo/ Plagoset me thikë i riu

Publikuar

-

Një 32-vjeçar me inicialet E. Sh, ka mbetur i plagosur me thikë  pas një sherri në bilardo.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Vlorës.

Sipas policisë, 32-vjeçari ka shkuar në ambientet e spitalit të Vlorës me plagë.

Ndërkaq, policia po punon për kapjen e autorëve.

Njoftimi i Policisë së Vlorës:

Vlorë, rreth orës 10:54, në Spitalin e Vlorës ka shkuar i dëmtuar me mjet prerës shtetasi E.Sh., 32 vjeç, banues në Vlorë, i cili po merr ndihmë mjekësore.

LEXO EDHE:  “Do t’ju nxijmë jetën”/ Paralajmërimi i frikshëm i Xhafajt

Dyshohet se 32 vjeçari është plagosur në ambientet e një bilardoje në lagjen ‘Isa Boletini’ Vlorë.

Grupi hetimor po kryen hetimet përkatëse për zbardhjen e ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Humbi kontaktet me familjen dy ditë më parë/ Gjendet 15-vjeçarja

Publikuar

-

Nga

Dy ditë pasi familjarët ngritën alarmin, është gjetur vajza e zhdukur në Prishtinë.

Bëhet fjalë për 15-vjeçaren E. Zagori, e cila kishte ardhur për pushime nga Austria dhe humbi kontaktet me familjen gjatë festave të fundvitit.

Lajmi është konfirmuar për “Indeksonline” nga familjarët, të cilët treguan se e mitura u gjet në një rrugë në Fushë-Kosovë.

“E kemi gjetur vajzën. Tani është duke u marrë në pyetje nga Policia e Kosovës. Motra e vet e ka gjetur, e ka parë një makinë të dyshimtë dhe ata personat kanë ikur…”, thonë familjarët.

LEXO EDHE:  “Do t’ju nxijmë jetën”/ Paralajmërimi i frikshëm i Xhafajt

LEXO EDHE:  Në kërkim për vrasje, vjedhje dhe grup kriminal/ Ekstradohen drejt Italisë tre shqiptarë

Ndërkohë ende nuk dihet çfarë ka ndodhur me adoleshenten përgjatë dy ditëve, por pritet që dëshmia e saj të hedhë dritë mbi largimin e mistershëm./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përplaset kamioni me motoçikletën/ Një i plagosur

Publikuar

-

Nga

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Kozare të Kuçovës.

Mësohet se një kamion është përplasur me një motoçikletë dhe si pasojë ka mbetur një person i plagosur, i cili është transportuar menjëherë në spital.

Nga infomacionet paraprake, ende nuk bëhen me dije shkaqet e aksidentit, ndërsa i plagosuri është i identifikuar si shtetasi me iniciale S.T.

LEXO EDHE:  Sherri në burgun e Rrogozhinës/ Pezullohet gardiani, izolohen të burgosurit

LEXO EDHE:  Nga Astrit PATOZI/ T'I JAPIM POLICIT, ATË QË I TAKON POLICIT

Ndërkohë policia është nisur drejt vendngjarjes për zbardhjen e plotë të aksidentit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksioni i bujshëm në Lazarat/ Kapet pas 5 vitesh anëtari i grupit kriminal

Publikuar

-

Nga

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 27-vjeçar nga fshati Lazarat, i dënuar me 7 vjet e 6 muaj burg për disa vepra penale, pas aksionit të bujshëm policor në qershor të vitit 2014, ku pati dhe shkëmbim zjarri me trafikantëve të Lazaratit dhe forcave të policisë.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi E.S, 27 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër.

Sipas uniformave blu, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë me vendimin penal Nr.42 të datës 21.05.2019, e ka dënuar këtë shtetas me 7 vjet e 6 muaj burgim për kryerjen e veprave penale, “Kundërshtim i punonjësve të rendit publik‘’, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe “Armëmbajtje pa leje”.
(Ngjarja e ndodhur në qershor të vitit 2014, gjatë operacionit në fshatin Lazarat).

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë/ Berisha tregon kush e dekonspiroi operacionin e ndërkombëtarëve

LEXO EDHE:  Sherri në burgun e Rrogozhinës/ Pezullohet gardiani, izolohen të burgosurit

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.

LEXO TE PLOTE