Connect with Us

Shembet me eksploziv pallati 6-katësh në Durrës

Kronika

Shembet me eksploziv pallati 6-katësh në Durrës

Publikuar

-

Ditën e sotme, është shembur me eksploziv pallati 6-katësh në zonën e Plazhit në Durrës, i cili pas tërmetit të 26 nëntorit ishte bërë i pabanueshëm.

Dy orë para shpërthimit u bë evakuimi i banorëve të dy pallateve ngjitur, ndërsa në momentet e fundit u bllokua edhe qarkullimi i mjeteve për disa minuta.

Dy katet e para të kësaj ndërtese ishin biznes, ndërsa katër të tjerat për banim, por jetonin vetëm 4 familje, pasi pronari, që nuk banonte aty, e shfrytëzonte për qira në sezonin e verës.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Vrasje dhe trafikim/ Publikohen emrat dhe fotot, kush janë tre të rrezikshmit në “shënjestren” e policisë

Publikuar

-

Nga

Policia e Shtetit ka publikuar sot emrat dhe fotot e tre personave të radhës, të cilët do të jenë objekt i punës së Njësisë së Kërkimit

Bëhet fjalë për shtetasit Flamur Ndino, Misir Tare dhe Besnik Coka.

Sipas uniformave blu, Flamur Ndino është i dënuari me burg përjetë, pasi në datën 4 qershor 1995, në qytetin e Fierit, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka rrëmbyer me qëllim trafikimi fëmijën e mitur J. L., 3 vjeç, banues në Fier.

Shtetasi Flamur Ndino është dënuar me burgim të përjetshëm, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Rrëmbimi i fëmijës, i kryer në bashkëpunim”.

Ndërsa i dënuari me burg përjetë Misir Tare, në datën 30 maj 1993, në fshatin Pashalli, Berat, ka kryer vrasjen e shtetases L. T, bashkëshortja e tij dhe të prindërve të saj, shtetasit Xh. D dhe A. D.

LEXO EDHE:  Njoftim i rëndësishëm për qytetarët e Durrësit/Nuk do të keni ujë për kaq orë

LEXO EDHE:  Tre kryeministra të Ballkanit mungojnë në takimin në Durrës/ Rama zbulon arsyen

Misir Tare është dënuar me burgim të përjetshëm, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Vrasja e trefishtë”.

Po ashtu policia bën të ditur se Besnik Coka, është i dënuar me 25 vjet burg, pasi akuzohet se në datën 25.08.1997, në vendim e quajtur “Ura e Setës”, në Dibër, shtetasi Besnik Coka, në bashkëpunim me persona te tjerë, ka vrarë shtetasin M. K. (punonjës policie).

Besnik Coka është dënuar me 25 vjet burg, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Po shkojmë për të festuar Shën Valentinin në Greqi”/ Kontrolli në makinë “fundos” çiftin shqiptar

Publikuar

-

Nga

Dy shtetas shqiptar, burrë dhe grua, janë vënë në pranga ditën e djeshme, nga policia në Igumenicë.

Mësohet se ndalimi i tyre u bë në në Asproklisi, pranë kufirit greko-shqiptar, pasi në mjetin me të cilin udhëtonin u gjet një sasi prej 15 kg marijuanë.

Autoritetet greke ndaluan automjetin me të cilin ata po udhëtonin në momentin kur po tentonte të hynte në tokën greke.

Lënda narkotike ishte futur në bagazhin e makinës, ku kishin disa vende të improvizuara enkas, u gjetën 16 pako me 15 kg 50 gram marijuanë dhe dy celularë.

LEXO EDHE:  Arsimi profesional/ Nikolla jep lajmin e mirë

LEXO EDHE:  Durrës/ Sekuestrohen 15 kg eksploziv, në pranga poseduesi

Në momentin e ndalimit çifti ka deklaruar se vinte nga Shqipëria në Greqi për të festuar ditën e të dashuruarve, por pas kontrollit nga policia është konstatuar edhe lënda narkotike.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shpërthim eksplozivi në një dyqan

Publikuar

-

Nga

Një sasi lëndë eksplozive ka shpërthyer mbrëmjen e kaluar në një dyqan në fshatin Gocaj të Lezhës.

Mësohet se lënda shpërthyese ishte vendosur në derën e një dyqani në pronësi të shtetasit Arben Malotaj.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

LEXO TE PLOTE