Politikë
Samiti i NATO-s/ Rama merr pjesë në pritjen nga Mbretëresha Elizabeth II

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Mbretëresha e Britanisë së Madhe Elizabeth II.
Pritja është zhvilluar në Pallatit Buckingham me rastin e 70-vjetorit të Aleancës së Atlantikut Verior (NATO), dhe samitit që mbahet në Londër në 3 dhe 4 dhjetor të 2019-ës.
Në një foto të shkrepur Rama qëndron në këmbë krah homologut fqinj Zoran Zaev.
Në qendër të fotografisë së përbashkët qëndron Mbretëresha Elizabeth II, Princi Filip i Anglisë,
Sekretari i Përgjithshëm i NATO Jens Stoltenberg si dhe të gjithë krerët e shteteve anëtare të Aleancës si presidenti amerikan Donald Trump, presidenti francez Emmanuel Macron, kancelarja gjermane Angela Merkel, presidenti Turk Rexhep Taip Erdogan etj.
Lajme të Rekomanduara:

Shënim/ Pse është “çmendur” Mona
Ngritja e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e njohur ndryshe si SPAK duket se është drejt finalizimit. Tashmë janë zgjedhur edhe...

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD “zbulon” dy liderët e rinj të opozitës/ “Shuplakë” Bashës
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka komentuar reagimet e opozitës në lidhje me monologun e mbrëmshëm të Adi Krastës, të cilin e...