LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rrjeti i përbashkët energjetik Kosovë-Shqipëri/ Tërbohet Serbia, ja si reagon zyrtari i lartë

3 Dhjetor 2019, 18:46, Ekonomi CNA
Rrjeti i përbashkët energjetik Kosovë-Shqipëri/

Sikurse dhe pritej, nënshkrimi i marrëveshjes midis shqipërisë dhe Kosovës për një rrjet të përbashkët energjetik, që e shkëput këtë të fundit nga vartësia e Serbisë, ka sjellë reagimin e menjëhershëm dhe të ashpër të Beogradit zyrtar.

Nëpërmet një deklarate publike drejtori serb i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, e cilësoi nënshkrimin një “marrëveshje energjetike të Shqipërisë së Madhe?, ndërsa kërcënoi se “Serbia nuk do ta lejojë zbatimin e marrëveshjes energjetike Kosovë-Shqipëri?.

“Shqipëria e madhe energjetike? ekziston vetëm në ëndrrat shoviniste të disa politikanëve në Prishtinë. Serbia është pronare dhe ndërtuese e elektrorrjetit në Kosovë dhe për këtë kemi dëshmi të panumërta?, ka artikuluar Gjuriq në komunikatën e shpërndarë për mediat serbe nga zyra e tij.

Më tej po në të njejtën komunikatë zyrtare thuhet:

“Në sajë të angazhimit të Rrjetit Energjetik të Serbisë (EMS), dhe Elektroekonomisë së Serbisë si dhe të institucioneve përkatëse gjatë viteve të shkuara është penguar dhe ndaluar anëtarësimi i operatorit të Prishtinës, i cili ilegalisht shfrytëzon një pjesë të rrjetit tonë në Kosovë në (ENTSOE), ndërsa paralajmërimi për krijimin e Shqipërisë së madhe energjetike zbulon fytyrën e vërtetë shoviniste të politikës së Prishtinës?.

Sipas Marko Gjuriqit: “Blloku energjetik Kosovë-Shqipëri, që po synohet të krijohet, është i pazbatueshëm në terren ndaj dhe duhet të ndalet nga ana e bashkësisë ndërkombëtare para se ai të prodhojë pasoja për energjetikën rajonale, madje edhe për stabilitetin politik. Vijimësia e tij vulos perspektivën e dialogut?.

Marrëveshja energjetike Kosovë-Serbi që hyn në fuqi pranverën e ardhëshme, është pjesë e dialogut disa vjeçar ndërmjet dy vendeve, por, ajo asnjëherë nuk arriti të zbatohej. Kjo për faktin që Serbia pretendon pronësi mbi sistemin e transmisionit energjetik të Kosovës.

Në deklarimet e tyre zyrtarë të qeverisë së Kosovës, kanë konfirmuar se që nga shpallja e pavarësisë Kosova ka humbur mbi 170 milionë euro nga bllokada që Serbia i ka bërë rrjetit të transmisionit të Kosovës.

“Janë nga 10 deri në 15 milionë euro në vit, pa përfshirë edhe transmisionin me Shqipërinë, që nuk është venë në funksion pikërisht për këtë arsye. Pra, në përgjithësi janë mbi 170 milionë euro, që Serbia i arkëton në emër të Kosovës që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008?, ka deklaruar Valdrin Lluka, drejtuesi në funksion i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, sipas të cilit: Kosova do të kërkojë kompensimin e këtyre humbjeve gjatë negociatave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë dialogut Kosovë-Serbi, në vitin 2013 është nënshkruar dhe marrëveshja energjetike midis dy vëndeve. Në të është rënë dakord të krijohet një kompani e re, sipas kornizës ligjore të Kosovës, që do të furnizojë me energji elektrike konsumatorët në katër komunat veriore të Kosovës me shumicë serbe. Por, kjo kompani nuk u regjistrua kurrë, sikundër që dhe jo pak marrëveshje të tjera.

Po ashtu, pjesa dërmuese e qytetarëve serb të Veriut të Kosovës, për vite të tëra nuk e paguajnë energjinë elektrike duke sjellë si pasojë humbjen që shkon deri në 8 milionë euro, shumë kjo që deri vitin e shkuar u është faturuar banorëve të pjesëve tjera të Kosovës…

Lajmet e fundit nga