Connect with Us

Reagon Ylli Manjani/ Denoncimi i të vërtetës s’është as krim as panik

Politikë

Reagon Ylli Manjani/ Denoncimi i të vërtetës s’është as krim as panik

Publikuar

-

Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar, lidhur me ngjarjen e djeshme, ku policia tentoi të shoqëronte aktivisten e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, Adriana Kalaja.

Ngjarja në fjalë erdhi pas publikimit të disa fotove në rrjetet sociale, ku makina me ndihma të mbledhura për të prekurit nga tërmeti, shkarkoheshin në Ministrinë e Brendëshme.

Manjani  shkruan se denoncimi i të vërtetës nuk është as panik e as krim.

“Nuk ka të pasme ku të rrijë llogjika që aktivistët e Teatrit paskan përhapur panik pse regjistruan dhe emetuan në rrjete sociale një mjet që po shkarkonte qesee ndihma në hyrjen e Ministrisë së Brendshme.

Kjo është turp, jo llogjikë!

Fakt është se vetë Ministri i Brendshëm e pranon se ato qese janë me ndihma dhe se po futeshin në magazinën e SHÇB.

Pra jo panik, por as gënjeshtër nuk është rregjistrimi video i bërë nga aktivistët. E pranon vetë ministri që janë qese me ndihma.

Aktivistët në koment thonë se ndihmat janë vjedhur nga policia. Fiks të njëjtën gjë thotë dhe ministri, “ato ndihma janë provë materiale e një vjedhje që ka bërë një punonjës policie…”. Pra policët i paskan vjedhur ndihmat.

Sinqerisht nuk e kuptoj se ku është vepra penale e kryer nga Aktivistët!!! Ata denoncuan diçka të çuditshme që panë. Natyrisht nuk mund të dinin nëse ato qese ndihmash i kishte vjedhur një poloc në Rinas apo një polic diku tjetër. Fakti ishte i qartë: në Ministrinë e Brendshme po shkarkoheshin ndihma që normalisht duhet të shkarkoheshin tek banorët në nevojë.

LEXO EDHE:  Të dehur në timon/ Arrestohen pesë persona

Në fakt e çuditshme është që provat hetimore u ruakan në Ministrinë e Brendshme.

Sidoqoftë asnjë panik e asnjë të pavërtetë nuk ka në raportimin e aktivistëve. Mund të ketë diskutime etike mbi komentet apo opinionet reciproke që bëjnë si aktivistët denoncues ashtu dhe Ministri i Brendshëm reagues, por jo shkelje ligji!

Pra mund të mos jesh dakort me komentin, por jo me faktin që e pranon dhe vetë që ka ndodhur.

Nëse duan ti përndjekin e ti terrorizojnë me polic se ju do qejfi, është hesap tjetër, por që të kenë shkelur ndonjë ligj të shkruar nuk kanë të drejtë ta bëjnë.

Të denoncosh diçka që e sheh dhe pranohet se është e vërtetë nuk është panik. Përkundrazi është shërbim qytetar i nivelit të lartë. Panik dhe krim është kur fshihet e vërteta si dhe kur tentohet mbyllja e gojës njerëzve! Kjo e fundit tashmë njihet si krim kundër njerëzimit që kryhet në shtete diktatoriale”, shkruhet në reagimin e plotë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Vrasja e gjeneralit Kasem Sulejmani/ PD mbështet Trump

Publikuar

-

Nga

Partia Demokratike ka reaguar për vrasjen e gjeneralit Kasem Sulejmani, komandantit të forcave elitë të Iranit.

PD thotë se mbështet angazhimin e SHBA në luftë kundër terrorit, teksa e cilëson të drejtë vendimin e presidentit të SHBA Donald Trump.

“Vendimi i presidentit Trump për goditjen e njërit prej arkitektëve dhe drejtuesve të aktiviteteve terroriste është nje akt i fortë lidershipi dhe mbrojtje e vlerave demokratike e të paqes

LEXO EDHE:  Çim Peka pranon vjedhjen/ Bën bashkëpunëtor Lulzim Bashën

LEXO EDHE:  U kap me heroinë/ Në pranga 43-vjeçari

PD, në çdo kohë, qëndron në krah të SHBA, sot në opozitë duke u solidarizuar tërësisht dhe nesër në qeverisjen e vendit me angazhim total e akitv në përmbushje tē detyrimeve e kontributeve në mbështetje të plotë të Koalicionit Global kundër Terrorit, tē udhëhequr nga SHBA”, deklaron PD./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dëbimi i “Gylenistit”/ Hajdari: Janë shkelur të drejtat, të merren masa

Publikuar

-

Nga

Deputetja Rudina Hajdari ka reaguar për ekstradimin e mësuesit turk Harun Çelik, për të cilin thuhet se u dëbua pasi mbështet Fethullah Gylen, kundërshtarin e presidentit turk Recep Tayip Erdogan.

Në një postim në rrjetet sociale, Hajdari thotë se nga ky akt pa një vendim gjyqësor gjendemi përball shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe ligjeve.

Deputetja kërkon të merren masa për zhvillimin e procesit të rregullt ligjor dhe të mos cënohen të drejtat e njeriut.

“Me ekstradimin e shtetasit turk Harun Çelik, pa një vendim gjyqësor dhe drejt një vendi ku ka rrezik serioz për jetën dhe trajtimin e tij, gjendemi përball shkeljeve të të drejtave të njeriut, ligjeve në fuqi të RSh, Kartës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe Konventën e Këshillit të Europës për Ekstradimin. Institucionet përkatëse të ndërmarrin masa për zhvillimin e procesit të rregullt ligjor për subjektin dhe të ndalohen aktet politike në cënim të të drejtave të njeriut”, shkruan Hajdari./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Mobilizoi vrasës, përdhunues dhe pengmarrës”/ Berisha zbulon detajet tronditëse, paralajmëron luftë në Ballkan?

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar me tone të forta pas sulmit ndaj ambasadës së Malit të Zi në Borgrad.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha hedh akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, për të cilët thotë se po bëjnë përpjekje luftënxitëse.

“Luftenxitesi Vuçiç kerkon te destabilizoje Malin e Zi!

Te dashur miq, projekti i Jugosllavise se Re me emrin maske Minishengen, i serbomadhit Aleksander Vuçiç dhe argatit te tij te Tiranes Zografi Bis, po destabilizon Malin e Zi.
Ne keto perpjekje luftenxitese Vuçiç mobilizoi mbreme ne Beograd te gjithe vrasesit, perdhunuesit, pengmarresit, zjarrevenesit serb qe kryen genocid dhe masakra ne Kosove dhe qe tani perbejne korpusin kriminal te tifozeve te Yllit te Kuq si dhe kishen raciste serbe per te sulmuar ambasaden e Malit te zi duke hedhur parulla rraciste antimalazeze dhe antishqiptare.”-shkruan Berisha.

LEXO EDHE:  Ngjarja e rëndë në Tepelenë/ Zbardhen detajet tronditëse, lidhja me kreun e PS

LEXO EDHE:  I dehur në timon/ Përplas makinën e Policisë

Më tej, ai ndërsa dënon këto përpjekje të cilat ai quan luftënxitëse, i drejton një mesazh të fortë edhe NATO-s dhe BE-së.

“Duke denuar me ashpersine me te madhe keto perpjekje luftenxitese per projektin e Jugosllavise se Re te serbomadhit Vuçiç dhe argatit te tij ne Tirane, Zografit Bis ju bej thirrje vendeve anetare te NATOs dhe BE te denone ashpersisht kete projekt qe premton vetem konflikte dhe destabilizim per rajonin tone. sb”-përfundon postimin e tij Sali Berisha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE