Connect with Us

Rama sfidon publikisht prokurorinë/ Pyetjet që duhet t’iu përgjigjet organi i akuzës

Politikë

Rama sfidon publikisht prokurorinë/ Pyetjet që duhet t’iu përgjigjet organi i akuzës

Publikuar

-

Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama i ka drejtuar sot disa pyetje publike Prokurorisë së Përgjithshme, për të cilat tha se është e detyruar ti përgjigjet publikut.

Ndërsa foli në lidhje me ngjarjen e rëndë të 26 nëntorit, Rama tha se “Dhimbja për pasojat e tërmetit nuk mund të jetë amnisti e që kjo të mund të lehtësohet sadopak e që solidariteti ynë të bëjë efektin e duhur do të duhet në mënyrë urgjente që strukturat e shtetit të veprojnë dhe të identifikojnë faktorët që çuan në këto pasoja kaq të rënda “.

Sipas Luan Ramës, edhe në perceptimin qytetar evidentohet edhe përgjegjësia njerëzore në raport me dëmet dhe pasojat.

Ai i kërkoi publikisht Prokurorisë së Përgjithshme, të dalë dhe të përgjigjet se çfarë hetimesh ka bërë pas tërmetit të 21 shtatorit.

LEXO EDHE:  Paradoksi i hipokrizisë së sloganit “Policia që duam”

“Kërkoj publikisht dhe zyrtarisht në emër të LSI përgjigje publike për të informuar qytetarët e vendit nga ana e prokurorisë së shtetit. Është detyrim moral dhe kushtetues që prouroria të informojë menjëherë se çfarë ka bërë organi që përfaqëson akuzën në lidhje me tërmetin e 21 shtatorit që ishte paralajmerim i asaj çfarë ndodhi në 26 nëntor.

Pyetja për prokurorinë është a ka hetuar në lidhje me shkaqet, faktorët dhe përgjegjësinë individuale të tërmetit të 21 shtatorit?

Nëse ka hetuar çfarë ka konkluduar grupi hetimor? Cilët kanë qënë prokurorët dhe personat përgjegjës? Çfarë masash ka propozuar? Cilat janë veprimet ligjore”-tha ndër të tjera Luan Rama./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Thirrja e fortë e ish deputetit demokrat/ Pa SHBA bota s’mund të jetë e sigurt

Publikuar

-

Nga

Vrasja e gjeneralit iranina Qasem Soleimanit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shoqëruar me reagime të shumta.

Një ndër ta që ka reaguar është dhe ish deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu.

Përmes një reagimi në rjetet sociale, Shehu i bën apel ‘botës demokratike’ të jetë në krah të SHBA-ve.

Ai  shton se pa SHBA bota s’mund të jetë e sigurt dhe fitoret arrihen vetëm me SHBA-në në krah, ashtu siç e ka dëshmuar historia.

“Caste kur Bota Demokratike duhet t’i qendroje me afer se kurre ShBA-ve!
Nje histeri antiamerikane ka perfshire mbas vrasjes se Gjeneralit iranian shume vende sot, hezitim e heshtje diku tjeter, mbeshtetje te ShBA-ve me tej.
Kombi shqiptar ne terresine e tij, kudo qe ndodhet qendron e nuk mund te ndodhe ndryshe me ShBA, mbeshtetesin tone te madh historik, promotorin e arritjeve tona te pa shembullta ne keto 30 vite demokraci e realizim te aspiratave tona kombetare e individuale.

Une e kuptoj se per shume vende te tjera, edhe midis Botes Demokratike jane momente te veshtira dhe pergjegjesie disa here, nuk eshte e lehte per nje pjese ne marjen e vendimeve, jane ne loje shume lidhje, kombinacione, interesa, kend veshtrime, dyzime, etj, dhe kjo eshte normale ne nje rruzull kaq te komplikuar e me diversitete.

LEXO EDHE:  Ekskluzive/ Basha do rikthehet në Parlament

LEXO EDHE:  Akuzat për blerje votash/ Spaho histori me vjedhjet e LSI

Por pavaresisht nga keto sot Koha therret per te qene se bashku, rreth ShBA-ve dhe me ata, si menyren e vetme per t’i bere balle kercenimeve, rreziqeve, terroristeve, qe me emra te ndryshem kane per leitmotiv shkaterrimin e vlerave tona, lirive, demokracise, mireqenies, barazise njerrezore pavaresisht seksit, ngjyres, races, kombesise a fese se secilit prej nesh.

Ashtu si dje ne Betejat kunder fashizmit e nazizmit, apo ne Luften kunder komunizmit nuk mund te arriheshin fitoret pa ShBA dhe sot perseri pa ShBA Bota nuk mund te jete e sigurte qe despote a terroriste nuk do te prekin ate cfare ne kemi me te shtrenjte ne jeten tone, familjet tone, vendet tona, kudo ku jemi e jetojme.
Prandaj te gjthe ata qe aspirojne ne keto vlera, individet, shtetet gjithkush duhet te shprehim mbeshtetjen dhe solidaritetin e madh me SHBA-te, vetem keshtu jo vetem mbrojme te ardhmen, por dhe parandalojme me nje Bashkim Demokratik, me mesazhin e tij te forte aventura te reja nga forcat e erresises.”, shkruan Shehu në reagimin e plotë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Në cilën moshë fillojmë të plakemi?

Publikuar

-

Nga

Në botën shkencore për vite ka ende diskutime në lidhje me faktin se kur fillojmë të plakemi. Disa shkencëtarë mendojnë se ajo fillon me ngadalësimin e rritjes së trupit dhe të tjerët supozojnë që ndodh me plakjen e organeve të brendshme.

Pleqëria fajësohet shpesh për harresën: vendosim gabim çelësat e makinave, harrojmë një fjalë apo humbasim trenin tonë të mendimit.

Por një studimi i ri tregon se shumë efekte të njohura të plakjes mund të fillojnë dekada para. Sipas shkencëtarëve, aftësitë tona mendore fillojnë të bien nga mosha 27 vjeç, pas arritjes së një kulmi në moshën 22 vjeçare, shkruan Insajder.com.

Kërkuesit shkencorë studiuan për 7 vjet sjelljen e 2 000 njerëzve të moshave 18 deri 60 vjeç. Të gjithë personat iu nënshtruan testeve, provave të fjalorit, arsyetimit, shpejtësisë së mendimit etj.

LEXO EDHE:  LSI del publikisht kundër Veliajt/I pavërtetë krahasimi me Korçën

LEXO EDHE:  Akuzat për blerje votash/ Spaho histori me vjedhjet e LSI

Kërkuesit e Universitetit Virginia thanë se në 9 nga 12 provat, përgjigjet më të mira vinin nga 22-vjeçarët, ndërsa 5 vjet më pas u vu re rënie e rendimentit të trurit.

Rezultatet sugjerojnë se terapitë për të parandaluar plakjen duhet të fillojnë më herët.

Ka disa lajme të mira. Studimi thekson se aftësitë bazë të njohurive të akumuluara, të tilla si performanca për testet e fjalorit ose informacione të përgjithshme, rriten të paktën deri në moshën 60 vjeç.

Shkencëtarët, poashtu kanë aritur në përfundimin se vetmia mund të zvogëlojë seriozisht jetëgjatësinë dhe të rrisë dy herë më shumë rrezikun e vdekjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-deputetit/ Humbëm një qendrestar guximtar

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shprehur një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-deputetit demokrat Ali Gripshi.

Në një mesazh ngushëllimi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se Gripshi ishte një qendrestar guximtar dhe i vendosur, i cili do te shenonte nje fitore te thelle elektorale ne kete rreth.

“Ali Gripshi ndahet nga jeta!

Te dashur miq, dje mbylli syte pergjithmone nga nje semundje e rende ish deputeti dhe veprimtari i palodhur i Partise Demokratike, qytetari i dalluar i Peqinit dhe prindi shembullor Ali Gripshi.

Pasardhes i nje familje te nderuar, mesues i respektuar Ali Gripshi do anetaresohej ne PDSH qe ne ditet e para te themelimiti te saj. Ai do te themelonte dhe do kryesonte degen e PD te Peqinit, qendrestar guximtar dhe i vendosur do te shenonte nje fitore te thelle elektorale ne kete rreth.

LEXO EDHE:  Paradoksi i hipokrizisë së sloganit “Policia që duam”

LEXO EDHE:  Përfundon mbledhja qeveritare/ Rama rendit planet ambicioze për 2020

Ali Gripshi do perfaqesonte me dinjitet qytetaret e Peqinit ne parlamentin e vendit dhe do mbetej gjithnje nje veprimtar i vendosur i PD, qytetar nderi i Peqinit, baba shembullor, mik dinjitoz.

Me kete rast shpreh mirenjohjen dhe nderimin tim per kontributin e tij dhe ndushellimet me te ndjera, familjes, miqve e te afermve te Aliut te ndjere dhe lutem se bashku me ta qe shpirti i tij i mire te gjeje paqen e merituar! sb”-shkruan Berisha.

LEXO TE PLOTE