LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama ka plotësisht të drejtë/ Fikini ekranet

3 Dhjetor 2019, 11:59, Politikë CNA
Rama ka plotësisht të drejtë/ Fikini ekranet

Kryeministri ynë në mes të tragjedisë që ka ndodhur në Shqipëri, është vërsulur me një sulm i paprecedentë kundër mediave.

Disa ditë më parë ndërsa një qen lihte gjatë inspektimit të Ramës në Kashar, ai iu thoshte banorëve se ai leh se pret gazetarët, duke denigruar në mënyrë të turpshme dhe mjaft fyese gazetarët, të cilat më të metat dhe me të mirat e tyre prej ditësh kanë qënë në krye të misionit të tyre në terren, duke informuar publikun, duke u përballur edhe me rreziqe.

Një ditë më parë, Rama kërcënoi publikisht mediat, ndërsa në një postim në rrjetet sociale shkruante  ?Mos na detyroni të bëjmë atë që s?ua rrok imagjinata?.

Po ashtu mbrëmjen e djeshme, në nisje të mbledhjes së Shtabit të Emergjencave, Rama iu drejtua televizorëve që ishin të ndezur.

?M?i fik një çikë ato TV, se nuk i shoh dot me sy,? tha ai.

Por, sot sërish Rama ka zgjedhur të kapet me mediat, në një lidhje direkte në ERTV, Rama ndër të tjera i drejtoi një kërkesë qytetarëve shqiptarë, duke iu thënë ?Ju lutem, ju përgjërohem sa më pak Televizor dhe hiq portale?.

Cilat ekrane kërkon të fikë Rama, Ertv apo të gjitha ekranet e tjera që i ka blerë dhe që nuk thonë asnjë fjalë të vetme kundër tij? Që nuk kanë një material investigative për korrupsionin qeveritar, por që nga mëngjesi në darkë i bëjnë fresk kryeministrit dhe kreut të Bashkisë së Tiranës?!

Por, kësaj radhe jemi plotësisht dakort me Ramën, duhet ti fikim të gjitha ekranet telvizive, pasi në të gjitha ekranet prej orës 7 të mëngjesit shohim një fytyrë, atë të kryeministrit që nuk heq dorë nga propaganda edhe në ditë tragjedie.

Atë kryeministër që luan teatër nga mëngjesi në darkë dhe nuk lë ekran pa dalë.

Atë kryeministër, që është i vetmi në botë, që hap edhe një televizion, për ti shërbyer propagandës së tij, edhe pse i ka të gjithë pas./ CNA.al

Lajmet e fundit nga