Connect with Us

“Qentë e liruar nga zinxhiri i diktaturës iu afruan familjes sime”/ Zbardhet letra e gjatë e dorëheqjes së Agron Tufës

Politikë

“Qentë e liruar nga zinxhiri i diktaturës iu afruan familjes sime”/ Zbardhet letra e gjatë e dorëheqjes së Agron Tufës

Publikuar

-

Drejtori i Institutit për Studimin e Krimeve dhe pasojave te Komunizmit Agron Tufa, është larguar nga Shqipëria pasi pretendon se po i rrezikohet jeta.

Bordi i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit ka pranuar dorëheqjen e Tufës.
Në një letër të gjatë, Tufa tregon edhe arsyen e dorëheqjes, e cila lidhet me kërcënimet që i janë bërë së fundmi atij personalisht dhe familjes së tij nga ata që ai i quan “qentë e liruar nga zinxhiri i diktaturës së vjetër në diktaturën e re”.

Ai shprehet se prej kohësh kërcënohej nga persona anonimë pasi sipas tij ai ka një dosje ku janë të përfshirë emra që sot kanë poste drejtuese dhe në të kaluarën kanë kryer krime, kanë persekutuar dhe plaçkitur njerëz.

Tufa thekson se kërcënimet kanë nisur pas publikimit në shtyp të një dëshmie rrëqethëse të një nëne nga familja “kulakë”, që rrëfen hollësi, me data dhe emra personash rrëmbimin e djalit të saj dhe mbajtjen fshehur në një koloni fëmijësh, që shfrytëzohej për t’i transplantuar gjak diktatorit.

Gjithashtu Tufa njofton se nga kampi i azilkërkuesve politikë do ta vazhdojë misionin e tij për dokumentimin e krimeve të komunizmit.

Pjesë nga letra e Agron Tufës:

Viti i fundit i nderuar kryetar ishte veçanërisht i tensionuar, duke u vënë përballë falangave më të egra të enverizmit, të veshur me pushtet të lartë politik, ekonomik e administrativ. Besoj, i nderuar kryetar, se e kam dëshmuar bindshëm kurajën dhe gatishmërinë për t’iu përgjigjur e përballur të gjitha sulmet, kërcënimet, fushatat shpifëse e linçuese, të ujdisura nga dora më e zezë e shefave të ish-Sigurimit, nga deputetë, ish-deputetë e ish-diplomatë, të cilët me veglat e tyre si ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit e përqendruan sulmin në rrafshin personal, deri në kërcënimet e disa fishta me vdekje…

Nga ana tjetër ky sekt i trashëgimisë enveriste (të cilët i kam diskredituar në shtyp me dokumente arkivorë së çfarë vrasësish janë, i kam hedhur në gjyq etj), tentoi deri në fund të shpërbënte ISKK-në dhe, përmes amendimeve të neneve të Ligjit tonë, të shmangte nga ekzekutivi drejtuesit, duke shpresuar ta kontrollonin atë.

Paralajmërimet e tyre nisën të dëgjoheshin qyshkur ne bëmë kallëzimin e parë penal ndërkombëtar në Gjykatën e Mynihut të një prej kriminelëve të kamp-burgjeve komuniste (Edmond Caja) dhe e dubluam këtë edhe me kallëzimin institucional në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë (në të dyja rastet për krime kundër komunizmit). Dy javë më vonë oficerët e ish-sigurimit, shokë e kolegë të Cajes,vunë në punë skenarin mafioz me ekzekutimin e dëshmitarit kyç, të ndjerin Haxhi Baçinozi (16 mars 2019)…
Por në mënyrë më këmbëngulëse kërcënimet ndaj meje dhe familjes sime u dendësuan pas publikimit në shtyp të një dëshmie rrëqethëse të një nëne nga familja “kulakë”, që rrëfen hollësi, me data dhe emra personash rrëmbimin e djalit të saj dhe mbajtjen fshehur në një koloni fëmijësh, që shfrytëzohej për t’i transplantuar gjak diktatorit…

LEXO EDHE:  Lajmi i fundit nga Franca/Dorëhiqet Marine Le Pen

I ndodhur vetëm , fillikat me familjen time përballë kërcënimeve të vazhdueshme, pa asnjë garanci mbrojtjeje, me një drejtësi që nuk reagon, mua i nderuar kryetar nuk më mbeti rrugë tjetër, sepse ushtrimi i të drejtave të mia legjitime mbrojtëse e demokratike nuk kishte më pikë kuptimi. Tek e fundit, në një reagim politik sundues që thërret në ndihmë, stimulon dhe bëhet “parajsë” për ish-oficerët e Sigurimit të diktaturës, iluzioni se jeta ime dhe e familjes mund të bëhej, me kalimin e kohës, “më normale” është e mbetet donkishotizëm naiv me pasoja fatale.

Është ky i nderuar kryetar shkaku i dorëheqjes sime që parashtroj në këtë letër në një nga kampet e azilkërkuesve politikë. Dy herët e fundit brenda muajit nëntor, qentë e liruar nga zinxhiri i diktaturës së vjetër në diktaturën e re iu afruan shumë afër familjes sime. Kush do të më mbronte mua dhe fëmijët e mi? Unë pata kohën e mjaftueshme për ta kuptuar se kush janë ata se çfarë janë në gjendje të bëjnë…
Misioni im do të vazhdojë në kushte të tjera, jo më pak të efektshme se ato që pata kënaqësinë dhe krenarinë të kem brenda ISKK-së.

Kujtojmë se prej disa kohesh Tufa kishte marrë disa kërcënime përmes mesazheve qe i dërgonin edhe ne rrjetet e veta sociale, madje shume syresh ai i ka denoncuar edhe ne media. Shkrimtari Tufa, njëherësh publicist dhe pedagog vjen nga shtresa e te përndjekurve politike te komunizmit. Ai ka drejtuar ISKPK që nga themelimi i institutit ne vitin 2010 deri më sot.

Para disa kohësh Tufa pranoi publikisht se deputeti socialist Spartak Braho e ka kërcënuar dhe një intervistë për gazetën “Panorama” i bëri thirrje drejtësisë që të ndërhyjë për të parandaluar ndonjë tragjedi. Sipas tij, Spartak Braho ka dënuar politikisht gjatë kohës së regjimit të Enver Hoxhës njerëz të pafajshëm, duke i mbyllur në çmendi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kur Elisa bën juristen dhe Rama konstitucionalistin

Publikuar

-

Nga

Nuk e di nëse i keni ndjekur debatet e fundit të kryeministrit dhe shpurës së tij në disa kanale televizive!

Në emisionin e të enjtes në Opinion juristët, përfshirë ata që punojnë kamariera që i takon vetëm Rama dhe i hapin barkun vetëm atij, patën fatin të dëgjojnë deklaratat e Kryeministrit me zemër në dorë dhe në kulmin e sinqeritetit, nivelin e analizës juridiko-politike.

Kur e pyesnin për gënjeshtrat e tij lidhur me deklarimet e luftës që do i shpallte KÇK-së në drejtësi, deklaronte se e kishte patur për gjyqtaret që do lironin kriminelët. Kur i thonin që ata që u përjashtuan nga drejtësia nuk u ndoqën për pasurinë e pajustifikuar, deklaronte që KPA i përjashtoi, por KPA nuk qenka gjykatë (!!!!)

Tani ti marrim pak me radhë!

Zoti Rama!

KPA është 100% gjykatë! Dhe jo gjykatë e zakonshme! Është kolegj i Gjykatës Kushtetuese. Ata anëtarë të KPA, janë gjyqtarë Kushtetues. Shqipëria nuk ka patur asnjëherë kaq shumë gjyqtare kushtetues (në numer) sa ka sot. KPA sot ka shtatë anëare në kohë të plotë dhe shtatë anëtarë zëvëndësues dhe Gjykata kKushtetuese ka edhe 5pesë anëtarë të zgjedhur rishtas. Gjithsej 19.

Secili prej të përjashtuarve nga drejtësia ka kaluar nga filtri i KPA, i cili ka nxjerrë vendime GJYQËSORE të shkallës së fundit. Pas atij niveli, niveli tjetër është Strasburgu. Dhe Strasburgu nuk pranon çështje për të cilat nuk është ezauruar shqyrtimi gjyqësor në vendin e origjinës së konfliktit.

Ndaj duhet ta pranojmë që një budallallëk si ai që lëshoi Kryeministri në emisionin opinion, nuk ka kamarier që e lëshon.

Kryeministri e bëri!

Por i turbulluar si duket nga avulli i reve që lëshonin nga pantallonat gazetarët e panelit, Kryeministri bëri edhe një nga deklaratat e tija më të rëndësishme të shtatë viteve të pushtetit të Rilindjes.

Rama tha që Reformën në Drejtesi e kishte kërkuar Ai. Që për ta bërë kishte kërkuar mbështetjen e Merkelit dhe që gjithë sa po ndodh është meritë e tij.

Për çështjen e meritës nuk kishim shumë dyshime edhe më parë. Por deklarimi i freskët se reforma është e tij, na kujton sjelljen e tij dhe të ambasadorëve në muajt e gjatë të negociimit të reformës.

Angazhimi i ambasadorëve për një reformë që paska qënë e Ramës, e bën të dyshimtë gjithë reformën! Ata të gjithë paskan gënjyer! U gënjyen, apo gënjyen kjo sot ka pak rëndësi!

Por Reforma në Drejtësi nuk paska qënë angazhim ndërkombëtar! Ka qënë skenar në të cilin ambasadorët dhe segmente të tjera, janë përfshirë me dëshirë dhe entuziazëm që nuk shqitet dot nga kujtesa e kamarierëve shqiptarë.

Sigurisht të shtyrë nga dashuria e madhe për Shqipërinë, u përfshinë pa rezerva duke harruar vendin dhe familjet e tyre. Ai entuziazëm ngjitës i ka bërë breza të tërë ambasadorësh që të shtojnë radhët e listave konkuruese sa herë që hapet vendi bosh në ndonjë ambasadë në Shqipëri. Këtu jemi dakord me Ramën kur tallet me ta duke ju kujtuar dritën që ju ndriçon sytë kur mbërrijnë këtu. Dhe mirë ua bën!

LEXO EDHE:  Deputetja e LSI-së kërkon dorëheqjen e Ramës

LEXO EDHE:  U emërua nga Arta Marku/ Jep dorëheqjen papritur kryeprokurori i Elbasanit

Nuk ka shqiptar që nuk e sheh se sa dhe si ambasadorët dashurohen me Shqipërinë, andaj s’mund të ndodhte ndryshe me Lu-në dhe Romanën.

Por mbetet ajo që deklaroi Rama, që reforma ishte dashuri e tij, jo e tyre. Imagjinoni që ata përveç dashurisë së natyrshme për Shqipërinë që përfshin çdo ambasador, i përfshiu edhe dashuria e Ramës ndaj besuan se reforma ishte e tyre.

Sot reforma tjetër është kjo e sekuestrimit të pasurive të të dënuarve për një liste veprash të rënda. Si dashuri e re nuk është se ka përfshire dukshëm ndonjë ambasador. Vetëm dikush ka dhënë sinjale që edhe mund të dashurohet pasi i pëlqen shprehja “follow the money”, por duket nuk e ka vendosur akoma nëse ja vlen ose jo.

Por dreqi e mori kjo historia e formularëve që u nisen nga televizori me çupen me syze nuk shtyhet dot. Nuk ka kamarier që nuk e kupton që nuk ka pasuri që shteti tëmos i dijë si janë vënë. Shteti zotëron databazën e gjithçkaje. Nëse dikush nuk ka punuar kurrë, pasuria e tij nuk mund të jetë e vënë me punë.

Rama mund të mos dijë fytyrën e çdo të dënuari, andaj i falen fotot me ta në holle hotelesh, por që mos dijë se çfarë punësh ka bërë Emiljano Shullazi gjithë jetën e tij dhe sa taksa ka paguar në shtet, dmth që nuk bën as për kamarier!

Të dëgjosh pastaj Elisen, që askush nuk ja di se ç’shkollë ka bërë, që të shpjegon si juriste se atyre po ju respektohen të drejtat se po ju niset formular dhe që policia nuk po bëka hetim penal por administrativ, kjo të bën që t’ja fshish surratin me leckën që kamarieri pastron tavolinat.

Hetimin admimistrativ e bëjnë tatim-taksat. Atë hetim duhet ta kishin bërë tatim-taksat. Nëse nuk e kanë bërë, Rama nuk bën as për kamarier. Nëse e kanë bërë dhe nuk ia tregojnë Ramës, këtë të fundit nuk e vlerësokan as për kamarier.

E dashur Elisa! Policia heton gjithmonë për llogari të një hetimi penal. Kur është polici!

Dhe këtë ta shpjegon qartë çdo kamarier.

Ka njerëz që dinë se për çfarë flasin. Ka të tjere që dinë kur duhet të mos flasin.Vetëm Elisa e ka zakon që flet vetëm për gjëra që nuk i kupton. Por mbase nuk ka zgjidhje tjetër. Ndryshe do i duhej të mos fliste kurrë. Dhe Elisa këtë nuk e duron dot./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Noterja në skandal/ Ortakëria me Vjollca Hoxhën dhe Klodët e inceneratorëve

Publikuar

-

Nga

Nuk është e panjohur për opinionin publik, një personazh i shumë akuzuar nga politika, që prej disa kohësh ushtron profesionin e noteres. Një emër që politika e ka shënjestruar shpesh, ajo është Eva Blushi, bashkëshortja e ish-deputetit socialist të kthyer në drejtor televizioni Ben Blushi. Së fundi Eva Blushi është përfshirë në një skandal, ku pas zbardhjes së plotë të një skeme qeveri-oligarkë-media, ajo rezulton të jetë pjesë e një kompanie private themeluar në Bullgari.

Ben Blushi, Eva Blushi

Pak ditë më parë, CNA.al publikoi ekskluzivisht një dokument të siguruar në Bullgari, ku del zbuluar ortakëria e Klodi Zotos, Klodian (Mirel) Mërtirit , bosit shqiptar të biznes-gropës së zezë të “Integrated Technology Service” kompanisë të konçesionit të inceneratorëve,  me Eva Blushin, bashkëshortja e drejtorit të Top Channel, Ben Blushit dhe me Mirel Mërtirin.

Pra, gruaja e Ben Blushit, Eva Blushi është ortake me pronarët e konçesionarit të inceneratorëve të shumë akuzuar për lidhje korruptive me qeverinë. Më pas zonja Blushi me kopaninë ku është aksionere ka blerë edhe 51% të kompanisë Valtelina sh.p.k., mbajtësja e emrit tregëtar “Lori Kafe”.

Vjollca Hoxha

Sipas dokumentit të siguruar nga CNA.al, Klodian Zoto, Eva Blushi dhe Mirel Mërtiri kanë në pronësi një kompani ngritur në Sofie të Bullgarisë, e cila quhet EM CAPITAL GROUP AD e cila ushtron aktivitet tregtar në vend menaxhim dhe zhvillim  të projekteve të lidhura me sektorin e pronave e patundshme, ndërtimin, prodhimin ose marketimin e shërbimeve që lidhen me zhvillimin e teknologjive të reja të filtrimit të ujit, patentat ose fushat e tjera të pronësisë intelektuale në përputhje me ligjet, shërbime konsulence dhe marketimi, shërbime turistike, hotelet dhe kateringun, transportin në vend dhe vendet përreth, duke siguruar reklamim, informacion, prezantim të ofertave tregtare dhe ndëmjetësim, ashtu sikundër çdo aktivitet tjetër që nuk është ndaluar nga ligji. (Lexo këtu).

Më pas në nëntor 2011, treshja Klodian Zoto, Eva Blushi dhe Mirel Mërtiri, blejnë Valtelino sh.p.k. duke u bërë ortakë me Vjollca Hoxhën aksioneren e Top Channel e cila u pagua në shumë 2.2 milionë dollarë për këtë shitje kuotash.

LEXO EDHE:  Deputetja e LSI-së kërkon dorëheqjen e Ramës

LEXO EDHE:  “Shahini jep dorëheqjen!”/ Protestë për dhunën që ushtrohet në institucionet arsimore

Eva Blushi me profesion zyrtar notere publike zoteron aksione tek EM CAPITAL GROUP sh.p.k. dhe më pas edhe tek Valtelina sh.p.k. Këto  janë zbuluar së fundi me dokumenta zyrtare.( Lexo këtu)

Tani noterja mund të shesë “Lori kafe” në zyrë apo të mbajë posterin e Inceneratorëve dhe Klodëve me Vjollca Hoxhën mbi kokë?!

Zonjës Eva Blushi që është me profesion notere, ligji ja ndalon të ushtrojë aktivitet privat dhe publik për sa kohë mban liçensën e noteres, ligji ia ndalon ushtrimin e çdo lloj veprimtarie tjetër.

Pas zbulimit të ortakërive, Eva Blushi me profesion notere bie në kundërshtim me ligjin “Për Noterinë”, nr. 110/2018 pasi në nenin 19 të tij shkruhet, ushtrimi i funksionit të noterit nuk pajtohet me asnjë veprimtari tjetër publike dhe private me përjashtim të mësimdhënies dhe të veprimtarisë shkencore.

Pra, Eva Blushi nuk mund të vazhdojë me profesionin e saj si notere. Ministria e Drejtësisë duhe të fillojë procedurat ligjore për heqjen e licesës të noteres të kapur me aksione në kompani private.

Etilda Gjonaj

Neni 26 përcakton proçedurën për masat disiplinore deri në heqjen e liçensës së noterit për shkak të veprimeve dhe mosveprimeve në kundërshtim me ligjin e noterisë.

Është e faktuar me dokumenta zyrtare se në rastin e zonjës Blushi, nuk bëhet fjalë për shkelje etike, por për shkelje të dispozitës ndaluese. Eva Blushi sot nuk plotëson më kriterin për të punuar notere pasi ushtron një tjetër aktivitetet privat ku është aksionere.

Ministria e Drejtësisë është përballë fakteve të pakundërshtueshme dhe provave me kokumente zyrtare. Reagimi i saj pritet të jetë i vështirë për shkak të skemës Qeveri-Oligarkë- Media, ngelet vetëm të shohim qëndrimin e Ministres, Etilda Gjonaj e cila në hapin e saj më të pakët duhet të heqë liçensën e noteres zonjës Eva Blushi./ CNA.al

Skandali/ Zbulohet skema e plotë, si pronarët e inceneratorëve paguan aksionerët e Top Channel

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë “Lori Kafe”

Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama shënon “autogol”/ Hedh poshtë paketën Anti-KÇK?

Publikuar

-

Nga

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri, ndërsa komenton të ashtuquajturën paketa Anti-KÇK, thekson se qeveria po cënon të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.

“Paketa Anti-KÇK e Qeverise Rama po cenon ne menyre te drejteperdrejte lirite dhe te drejtat themelore te njeriut. Dhe justifikimi eshte “se ne gjendje te jashtezakonshme, merren masa te jashtezakonshme”!”.-shkruan Kulluri.

Por sipas Kullurit, Rama me deklaratat e tij për “suksese” të mëdha që pretendon se ka arritur tregon se nuk ka situatë të jashtëzakonshme, gjë që sipas tij tregon se vetë Rama po e hedh poshtë këtë arsyetim.

“Por sa here pyetet per punen e qeverise, Rama rreshton suksese, qe do te thote se nuk jemi ne “situate te jashtezakonshme”!
Pra arsyetimi per pakten Anti-KÇK bie po prej fjaleve te vete Kryeministrit!”-thekson Kulluri.

Më tej, ai shprehet se në fakt e vetmja “situate e jashtezakonshme” eshte mos funksionimi i Kuvendit te Shqiperise, Gjykates Kushtetuese dhe Gjykates se Larte e me keq dobesimi prej 2013 i kompetencave te Presidentit te Republikes.

Po ashtu, Kulluri bën përgjegjëse edhe opozitën për situatën e krijuar, po aq sa edhe qeverinë. Pasi, sipas tij është opozita ajo që i ka lënë hapësirë Ramës të kapë çdo gjë.

LEXO EDHE:  “Shahini jep dorëheqjen!”/ Protestë për dhunën që ushtrohet në institucionet arsimore

LEXO EDHE:  Dosja që trazoi politikën/ Drejtësi për Tahirin, dorëheqje për Ramën

“Jemi perballe nje Ekzekutivi qe nuk e kontrollon asnje mekanizem demokratik! Dhe me keq akoma kete “vrull autokratik” te Rames e kane “certifikuar” veprimet dhe mosveprimet e opozites.

Pergjegjesia per kaosin e krijuar kushtetues dhe institucional eshte e te dy paleve.

Rama qe ka marre cdo pushtet dhe opozita qe permes bojkoteve dhe mospjesemarrjes ne zgjedhje apo institucionet e drejtesise KED, KLGj dhe KLP i ka lene dore te lire qeverise. Ata qe e paguajne cmimin jane qytetaret qe u preken te drejta dhe lirite themelore. Ndaj, zgjidhja nuk mund te vije nga ata qe e krijuan kete autokraci.”-përfundon postimin e tij Edvin Kulluri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE