Connect with Us

Prokuroria e Durrësit vihet në lëvizje/ Sekuestron lejet e ndërtimit dhe legalizimet

Kronika

Prokuroria e Durrësit vihet në lëvizje/ Sekuestron lejet e ndërtimit dhe legalizimet

Publikuar

-

Pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, Prokuroria e Durrësit ka sekuestruar dokumentet e lejeve të ndërtimit në Zyrën Urbanistike të 10 viteve të fundit për qindra pallate e godina të tjera që u dëmtuan.

Prokuroria ka sekuestruar gjithashtu edhe dokumentet e legalizimeve të shtesave (horizontale dhe vertikale)  të qindra pallateve në qytetin e Durrësit.

Dokumentet e sekuestruara do të ballafaqohen me dëmet e shkaktuara nga tërmeti në objektet përkatëse.

LEXO EDHE:  Denoncimi në “Fiks Fare”/ Rama shkarkon drejtorin e Hipotekës

Sipas organit të akuzës së qytetit bregdetar dyshohet se tërmeti shënoi viktima edhe për shkak të ndërtimeve pa leje dhe të mos kryerjes së detyrës nga inxhinierët zbatues dhe të personave përgjegjës e mbikëqyrës për përmbushjen e rregullt të punës.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Krimi trondit vendin/ RENEA dhe FNSH pika të shumta kontrolli në rrugët kryesore të vendit

Publikuar

-

Nga

Krimi trondit vendin/ RENEA dhe FNSH pika të shumta kontrolli në rrugët kryesore të vendit

Forcat Speciale RENEA dhe FNSH  kanë dal në terren për kapjen e personave që janë shpallur në kërkim pas ngjarjeve kriminale që tronditën vendin ditët e fundit.

Në zbatim të planit operacional që prej dy ditësh janë angazhuar të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë, dhe gjithashtu janë ngritur pika të shumta kontrolli në akset rrugore nacionale, në brendësi të qyteteve dhe në akset kryesore rurale.



Ndërkaq janë bërë kontrolle në dhjetëra mjete, banesa, lokale dhe ambiente të ndryshme. Në të gjithë vendin janë arrestuar në flagrancë 9 shtetas, janë proceduar penalisht 10 të tjerë, si dhe janë ndaluar 5 shtetas të shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

LEXO EDHE:  Denoncimi në “Fiks Fare”/ Rama shkarkon drejtorin e Hipotekës

LEXO EDHE:  Foto-Meta në Armathë/ Riparimi i dëmeve të bëhet me përgjegjësi të plotë ligjore

Gjithashtu janë sekuestruar doza me lëndë narkotike kokainë dhe cannabis sativa, tre  armë zjarri dhe janë shoqëruar në ambientet e Komisariateve të Policisë në të gjithë vendin, 40 persona për verifikim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Los Blancos”/ Arrest në burg me afat 40 ditore për një prej të arrestuarve (Emri)

Publikuar

-

Nga

Los Blancos

Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg me afat 40 ditore për Gentian Manajn, i cili u vu në prangat e policisë në kuadër të operacionit “LOS BLANCOS.

Ai ishte pjesë e kartelit shqiptarë të drogës, që përfshinte tre kontinente dhe që merrej me trafikun nga vendet e Amerikës Latine në drejtim të vendeve të Bashkimit Europian.



Hetimet lidhur me këtë kartel nisën në vitin 2015 pas një sherri në një lokal në Firence, pasi njëri nga të arrestuarit kishte një celular’ blackberry’ në te cilin u gjetën bisëdat e trafikantëve.

LEXO EDHE:  Foto-Meta në Armathë/ Riparimi i dëmeve të bëhet me përgjegjësi të plotë ligjore

LEXO EDHE:  Durrës/ Godet punonjësin e policisë arrestohet në flagrancë

Gjatë operacionit ranë në pranga 5 shqiptarë të cilët u prangosën në vendin tonë, ndërsa 5 të tjerë u prangosën jashtë shqipërie. Gentian Manaj u arrestua për llogari të autoriteteve italiane./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Shënohet vikitima e dytë nga stuhia ‘Ianos’/ Humb jetën fermeri shqiptar në Greqi

Publikuar

-

Nga

Shënohet vikitima e dytë nga Stuhia ‘Ianos’/ I merr jetën fermerit shqiptar në Greqi

Është shënur  viktima e dytë në Greqi, si pasojë e stuhisë që godit Greqinë natën e shkuar.

Viktima është një fermer 63-vjeçar, trupi i të cilit u rrëmbye nga uji për shkak të shirave.

Sipas mediave greke është arritur të gjendet trupi i pajetë i shqiptarit, por identiteti i tij nuk dihet.



Po ashtu, raportohet se nga shirat e rrëmbyeshëm është ndërprerë edhe energjia elektrike.

LEXO EDHE:  “Momente tragjike”/ Basha falenderon dhe shpërndan mesazhe solidariteti

LEXO EDHE:  Kërcënoi turistin nga Kosova/ Pezullohet oficeri i Policisë

Gjithsej janë konfirmuar 2 viktima , ndërsa një grua rezulton ende zhdukur./CNA.al

LEXO TE PLOTE