LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Presidenti një hap pas/ Meta anullon 8 dhjetorin

3 Dhjetor 2019, 20:45, Politikë CNA
Presidenti një hap pas/ Meta anullon 8 dhjetorin

Disa ditë më parë, presidenti Ilir Meta paralajmëroi se në datën 8 dhjetor, në Ditën e Rinisë, do të mbajë një tubim në ?Sheshin Demokracia? në Qytet Studenti, aty ku dhe nisi Lëvizja Studentore e viteve ?90.

Në 22 nëntor, gjatë një konference të jashtëzakonshme, mbajtur me tone të larta, pa pranuar pyetje nga gazetarët, kreu i shtetit Ilir Meta, ju drejtua shqiptarëve dhe kërkoi mbështetjen e tyre për t?i kërkuar zhvillimin e një referendumi.

Ditën e djeshme një burim zyrtar i tha CNA.al se Presidenti Ilir Meta ende nuk e ka anulluar 8 dhjetorin dhe gjithçka do vendoset në varësi të vazhdimit të situatës së pas tërmetit.

Ndërkohë sot kreu i shtetit tregoi se ka hequr dorë nga tubimi, por jo nga idea e tij për Referendum. Kjo pasi, sipas tij, një protestë do ta largonte vëmendjen nga situata emergjente në të cilën ndodhet vendi pas tërmetit.

?Sigurisht që kjo situatë procedon çdo lloj iniciative për të përballuar këtë fatkeqësi të madhe për qarkun e Durrësit, të Lezhës por edhe për zonat e dëmtuara më pak. Kjo është prioritare dhe natyrisht nuk është koha apo momenti për të mbajtur një fokus tjetër, por sigurisht unë nuk kam ndryshuar mendim, kjo është vetëm një rrugë, është rruga e Referendumeve, por ky nuk është momenti për të hequr vëmendjen e popullit nga ndihma ndaj qytetarëve?, deklaroi presidenti./CNA.al

Lajmet e fundit nga