Connect with Us

Orët e para të pas-tërmetit/ Ish ministri i Mbrojtjes denoncon zyrtarët me “këpucë lustrafine”

Politikë

Orët e para të pas-tërmetit/ Ish ministri i Mbrojtjes denoncon zyrtarët me “këpucë lustrafine”

Publikuar

-

Ish ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, është pjesë e e misionit “Real Story”, ku vijon të diskutohet lidhur me tërmetin dhe situatën e dëmeve që solli ai i datës 26 nëntor me aplitudë 6.4 ballë, sipas shkallës Righter.

Duke folur për post-tërmetin Oketa vlerësoi si negative iniciativën për prishjen e pallateve që rrezikonin jetët e njerëzve për arsye se mungesa e tyre do të zhdukte provat për institucionin e hetimit.

Ndërkohë, duke ju referuar orëve të para të pastërmetit, Oketa, i cili banon në qytetin e Durrësit të goditur rendë nga tërmeti, denoncoi si jo të hijshëm faktin që ndonëse ishin afruar për të ndihmuar të dëmtuarit zyrtarët e shtetit ishin me këpucë lustrafine dhe jo me rroba pune.

“Prishja e ndërtesave ishte e nxituar, pasi një pjesë e tyre do të shërbenin si prova për Prokurorinë.

Një pjesë e zyrtarëve që do duhet të ishin me rroba pune, për ti ardhur në ndihme qytetarëve, ishin me këpucë lustrafine”, ka thenë Gazmend Oketa./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Meta nuk i njeh Listat e Hapura/ Do zgjedhë Kryeministrin që do vetë

Publikuar

-

Nga

Meta nuk i njeh Listat e Hapura/ Do zgjedhë Kryeministrin që do vetë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta nuk do t’i njohë ndryshimet kushtetuese për sistemin zgjedhor, të cilat janë futur në axhendën e parlamentit për t’u votuar në 30 korrik, dhe duket se kanë gjetur dakordësinë e të gjitha grupeve parlamentare.

Edhe pse ka qenë një fillimjave vendimtare në tryezat e Këshillit Politik për të shkuar te vota unanime për hapjen e listave, kujtojmë se Meta javën e kaluar e ka bërë paralajmërimin e tij, se nëse ndryshimet zbatohen në zgjedhjet e ardhshme, nuk do t’i dekeretojë ato.

 “Ndryshimet e propozuara, nëse vazhdojnë të shqyrtohen dhe të miratohen, përveç antikushtetutshmërisë së procesit në vetvete, do të krijojnë përplasje të fortë edhe me këtë dispozitë që i njeh kompetencën Presidentit të Republikës që emërimin e Kryeministrit ta pranojë nga partia apo “koalicioni” që ka marrë shumicën e vendeve pas procesit zgjedhor”, është shprehur Meta.

Për t’i mëshuar me argument juridik këtij paralajmërimi Kreu i Shtetit ka cituar nenin 96 të Kushtetutës, i cili citon se  “Presidenti i Republikës, në fillim të legjislaturës emëron Kryeministrin’.



Ndërkohë, sot Rama është treguar i qetë kur ka dalë nga mbledhja e radhës e Këshillit Politik kur ka thënë se pas 30 korrikut jeta politike do të rrjedhë e qetë, madje nismën për hapjen e listave e ka publikuar edhe në rrjetet sociale.

Megjithatë, mbetet për t’u parë se cili do të jetë reagimi i radhës i Presidentit, teksa nesër parlamenti do të mblidhet për të votuar marrëveshjen e 5 qershorit. /CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

PD reagon pas qëndrimit të Ramës/ “Po shkatërron dialogun me një lojë të pisët!”

Publikuar

-

Nga

PD reagon pas qëndrimit të Ramës/ Po shkatërron dialogun me një lojë të pisët!

Opozia e Lulzim Bashës  ka reaguar menjëherë pas mbledhjes së Këshillit Politik e cila u zhvillua pa praninë e saj pasditen e sotme.

Ajo paralajmëron se kryeministri Edi Rama po çon drejt shkatërrimit marrëveshjen e 5 qershorit, të arritur me dialog mes palëve, duke e cilësuar këtë një akt të rrezikshëm me pasoja të paparashikueshme për stabilitetin e vendit.

“Teoria e “faktit të kryer” shkon kundër parimeve të dialogut politik, i cili është minuar sa kohë njëra palë ka ndërmarrë një akt të njëanshëm, që zhbën Marrëveshjen e 5 Qershorit.

Ndryshimi i njëanshëm kushtetues për ndalimin e koalicioneve zgjedhore shkatërron të dyja marrëveshjet politike për zgjedhjet, atë të 14 Janarit dhe atë të 5 Qershorit.

Ecja drejt shkatërrimit nga Edi Rama i marrëveshjeve politike është një akt i rrezikshëm me pasoja të paparashikueshme për stabilitetin e vendit.

Këshilli Politik u krijua me investimin e partnerëve strategjikë SHBA-BE-Britani e Madhe-OSBE, si forum dialogu politik mes të gjitha palëve politike në vend, për të realizuar Reformën Zgjedhore. Me një lojë të pisët, të parapërgatitur prej kohësh, Edi Rama po e shkatërron atë, në mënyrë të njëanshme.



Edi Rama po bën fakt të kryer ndryshimin e elementëve bazë të sistemit zgjedhor, duke hequr koalicionet parazgjedhore si subjekt zgjedhor, duke ndryshuar konceptin e ndarjes administrative të zonave zgjedhore dhe organizimit elektoral, duke futur elementë të rinj në hartimin e listave dhe procesin e votimit, duke ndryshuar rregullat e administrimit zgjedhor.

Të gjithë këto elementë themelorë të garës elektorale, po tentohet të ndryshohen në mënyrë të njëanshme,pa përfshirë opozitën politike të vendit, që përfaqëson në zgjedhjet e deformuara të 2017, jo me pak se gjysmen e votuesve (rreth 765 mijë votues);

në një proces të mbyllur, jo transparent dhe monopartiak, që ka zgjatur online në Kuvend vetëm 6 orë;pa marrë mendimin e OSBE-ODIHR;në kundërshtim me qëndrimin e Zyrës së OSBE-së në Tiranë, që ju solli në vëmendje se ndryshime të tilla nuk mund të kryen sipas standardeve ndërkombëtare 1 vit përpara datës së zgjedhjeve. pa marrë mendimin e Komisionit të Venecias.

I gjithë ky ndryshim, që ka efekt në organizimin e zgjedhjeve, po propozohet të ndodhë vetëm 8 muaj nga data e zgjedhjeve të rregullta parlamentare të rradhës, në kundërshtim të hapur me Kodin e Praktikave të Mira të Çështjeve Zgjedhore të Komisionit të Venecias.

Ky është një akt i paprecedentë në 30 vite pluralizëm, dhe një thyerje e rëndë e besimit të partnerëve strategjikë SHBA dhe BE që u investuan, përshëndetën dhe vazhdojnë të insistojnë në zbatimin e Marrëveshjes së 5 qershorit pa asnjë ndryshim dhe pa ndryshime kushtetuese që e shkatërrojnë atë.

Ky akt tinzar prej frikacaku tregon tmerrin e kryeministrit në ikje nga zgjedhjet dhe rotacioni i pashmangshëm. Opozita e Bashkuar garanton të gjithë qytetarët se do të bëjë gjithçka, që faturën e rëndë që ky akt sjell për demokracinë, stabilitetin dhe integrimin e vendit ne Bashkimin Europian, ta paguajë vetëm Edi Rama dhe jo Shqipëria e shqiptarët.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Tabaku i përgjigjet ambasadores Kim/ PD po verifikon kandidatët si asnjë parti në rajon

Publikuar

-

Nga

Tabaku i përgjigjet ambasadores Kim/ PD po verifikon kandidatët si asnjë parti në rajon

Jorida Tabaku ka reaguar pas postimit të ambasadores së SHBA-ve, Yuri Kim për të nxjerrë në pah ndryshimin mes PD-së dhe PS-së për pastërtinë e kandidatëve të të dyja palëve.

Jorida Tabaku iu referua jo vetëm procesit të dekriminalizimit, por edhe procesit që ka nisur brenda PD për përzgjedhjen e kandidatëve, të cilët do të vetohen sipas një formulari të hartuar me ndihmën e ambasadës amerikane në Tiranë, me modelin që FBI ndjek për administratën amerikane.

Ambasadorja Yuri Kim u bëri thirrje partive të bëjnë vetingun e kandidatëve të tyre.

Postimi i Jorida Tabakut



“Krenare që PD ka udhëhequr procesin e dekriminalizimit dhe sot janë larguar më shumë se 17 zyrtarë të zgjedhur nga PS dhe 300 nga administrata publike. Krenarë që PD po ndërmerr një proces të bazuar në meritë për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë. Të gjithë kandidatët e zgjedhur dhe të emëruar do të vetohen si në asnjë parti tjetër në rajon.” /CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE