Connect with Us

Nxjerr zbuluar deklaratat e qeverisë/ Premçi: Nuk ka dalë asnjë raport për objektet e prishura

Politikë

Nxjerr zbuluar deklaratat e qeverisë/ Premçi: Nuk ka dalë asnjë raport për objektet e prishura

Publikuar

-

Shemsi Prençi, është pjesë e emisionit “Tempora”, të mbrëmjes së sotme ku po diskutohet lidhur me temën “21 shtatorim sinjal kërcënimi”. Duke e analizuar ngjarjen tragjike të tërmetit që la pas 51 persona të vdekur, qindra të plagosur dhe mijëra të pastrehë, nga këndvështrimi i ish drejtorit të Emergjencave Civile, Premçi lëshoi akuza të forta ndaj strukturave përgjegjëse të qeverisë të cilat kanë qendruar spektatore ndaj dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 21 shtatorit që ishte sinjal për gjënën e shkaktuar nga homologu i tij i 26 nëntorit.

“Tërmeti i datës 21 shtator ishte sinjali që Shqipëria kërcënohet. Në fakt pas miratimit të ligjit që ishte bërë në 17 korrik, unë edhe pse e dija që nuk ishte ngritur asnjë strukturë, kur dëgjova Ministren e Mbrojtjes që tha “ne testuam mekanizmin e ri të mbrojtjes civile” u habita. Si mund të thotë një personalitet i qeverisë shqiptare që testuam mekanizmin e ri të mbrojtjes civile kur nuk ishte ngritur asnjë mekanizëm. Më pas kemi debatuar me drejtues të instituteve që morën përsipër inspektimin dhe bërjen e ekspertizës të çdo njësie ndërtuese.

Nuk ka dalë asnjë raport për objektet e prishura, ndërkohë që u tha që disa janë shpallur të pabanueshme. Unë kam marrë vesh nga burimet e mia që njëri nga pallatet në Thumanë ishte shpallur i pabanueshëm. Ndërkohë për atë pallat as nuk ka dalë një akt, një rekomandim, një vendim për prishje, as nuk ishte vendosur një tabelë ndalohet banimi. Për rrjedhojë kemi viktimizuar 24 persona në Thumanë. Ky është qëndrim i papërgjegjshëm i strukturave shtetërore. A është dita sot për ta thënë? Sot më shumë se kurrë dita për ta thënë. Nëse bëjmë kompromisin që mos e themi ne do të vazhdojmë ti bëjmë varrin vetes dhe shoqërisë. Një pjesë e viktimave janë pasojë e papërgjegjshmërisë së reagimit të pas tërmetit të 21 shtatorit. Të paktën për disa viktima në Thumanë do të thoja po”, ka deklaruar Premçi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Deklarata që trazoi rrjetin/ Rama: Me thon t’drejtën edhe unë nuk i du hiç brekët!

Publikuar

-

Nga

“Me thon t’drejtën edhe unë nuk i du hiç brekët!” Kjo është deklarata e kryeministrit Edi Rama, e cila ka trazuar rrjetin gjatë ditës së sotme.

Këtë deklaratë kryeministri e ka bërë në filmin “I Love Tropoja” të Ermal Mamaqit, e cila nuk ka dalë akoma në treg.

Në këtë film, Rama është xhaxhai i Ermalit dhe luan rolin e një njeriu të keq, që nuk e respekton ligjin.

Ajo çfarë tërhoqi fillimisht vëmendjen e mediave dhe qytetarëve, ishte pamja e kreut të qeverisë, i cili shfaqej me flokë të gjata dhe me një sy të verbër.

Ndërkohë është publikuar traileri i filmit, ku shfaqet më qartë look-u i Ramës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Muka nuk pranon ndihmën e Erdoganit/ Na konsideron turq, mos e përqafoni lypjen e Ramës

Publikuar

-

Nga

Turqia është zotuar të ndërtojë 500 banesa në Shqipëri, por duket se ky lajm nuk është pritur mirë nga ish-zv.ministri i Arsimit, Taulant Muka.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Muka ka shprehur indinjatën, pasi thotë se Turqia nuk i cilëson shqiptarët në si minoritet, por si turq.

“Turqia njeh Greket dhe Armenet si minoritet por jo shqiptaret ne Turqi (qe jane mbi 5 milione), pasi na konsideron ne shqiptareve turq! Si mundet ne te perqafojne lypjen e kryeministrit te nje shtet qe nuk na njeh te drejtat?!

Pse mbroni lypjen e kryeministrit, dhe nuk pyesni veten ku kane shkuar taksat qe kemi paguar?! Nese taksat tona nuk do ishin vjedhur, sot do kishte para per te perballuar jo 500 shtepi, por 5000 e me shume! Nese taksat tona nuk do ishin vjedhur, sot kryeministri i vendit nuk do na turperonte si komb dhe te na nxirrte ne shitje!”, deklaron ish-zv.ministri, teksa kërkon të mos përkrahet mbështetja që po na jep presidenti Recep Tayyip Erdogan.

“Pse mendoni se vendet e Bashkimit Europian nuk na ndihmojne? Vendet perendimore me drejtesi te forte nuk e financojne korrupsionin! 500 shtepi nuk jane asgje para asaj qe Turqia fiton duke shfrytezuar pasurite e kromit (dhe pasuri te tjera) ne Shqiperi! Paraja qe Turqia ka marre nga kromi nuk ka sjelle zhvillim te vendit, perkundrazi varferi! Per ata qe e duan Erdogan, le te shkojne ne Turqi dhe te kuptojne perpjekjet e popullit turk per te larguar pushtetin diktatorial. Ndihma dhe lemosha e nje diktatori nuk sjell zhvillim!

Eshte vetem forca dhe puna jone si komb qe mund te ndertoje shtetin Shqiptare!”, thekson ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ministri i Jashtëm grek tregon kur do rifillojnë negociatat me Shqipërinë/ Zbulon takimet e rëndësishme

Publikuar

-

Nga

Negociatat mes Shqipërisë dhe Greqisë pritet të rifillojnë sërish pasi të normalizohet situata e krijuar nga tërmeti.

Kështu të paktën ka lënë të nënkuptohet ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias gjatë një deklarate për mediat.

Dendias foli për vizitën e tij në Shqipëri menjëherë pas tërmetit të 26 nëntorit, ndërsa tha se gjatë ditëve në vijim do të angazhohet në takime me homologët francezë dhe holandezë.

Mediat e shtetit fqinj raportojnë se ministri i Jashtëm do t’i kërkojë këtyre dy shteteve t’i hapë negociatat Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, pasi e ka cilësuar këtë si objektiv strategjik të Athinës.

Ndërkohë Denias ka njoftuar se mëngjesin e 9 dhjetorit do të mbajë takime me ministrat e Jashtëm të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut./ CNA.al

LEXO TE PLOTE