Connect with Us

Meta rreshtohet krah gazetarëve/ Nuk duhen censuruar, më mirë të na mbajë nën presion

Politikë

Meta rreshtohet krah gazetarëve/ Nuk duhen censuruar, më mirë të na mbajë nën presion

Publikuar

-

Presidenti Ilir Meta u rendit në krah të gazetarëve dhe mediave, përsa i përket paralajmërimeve të kryeministrit Edi Rama dhe mbylljes së disa prej mediave në vend.

Meta tha se gazetarët kanë ndërgjegjësuar popullin dhe se presioni i mediave e ka bërë qeverinë dhe opozitën të reagojë edhe më tepër dhe ta marrë më seriozisht situatën.

“Mendoj se qëndrimi im ka qenë tepër korrekt. Nëse mediat nuk do të kishin raportuar që në fillim, mund t’ju them që edhe për mua si Presidenti i vendit, do të ishte e vështirë të isha ndërgjegjësuar për pasojat e tmerrshme të tërmetit.

Ka qenë raportimi i menjëhershëm i mediave për ndërtesat e shkatërruara, për njerëzit nën rrënoja, që ka ndikuar mjaft në sensibilizim. A ka pasur kjo një lloj paniku?

Padyshim, vetë tërmeti do të thotë panik në një farë mënyre, por pa raportimin e tyre të vazhdueshëm, të palodhshëm, kanë ndenjur me ditë, me net pafund, do të ishte e vështirë që edhe situata të ndiqej nga të gjithë me vëmendje dhe me shqetësim nga të gjithë.

Por edhe të gjithë institucionet të punonin me përgjegjësi, të ishin nën presionin e opinionit publik. A mund të ketë patur një teprim këtu apo aty? Kjo është gjë tjetër, por kjo nuk duhet të përdoret si pretekst për të demonizuar rolin e mediave që në tërësinë e vet për mendimin tim ka qenë i jashtëzakonshëm, dhe më mirë të na mbajë media ne nën presion, që të bëjmë ne detyrat tona, sesa të mbajmë ne median nën presion në mënyrë që ato të mos raportojnë problemet apo shqetësimet që kanë qytetarët në terren”, deklaroi presidenti, ndërsa theksoi se mediat nuk duhen censuruar.

LEXO EDHE:  Basha-Meta bashkë në SHBA/ Mbyllet marrëveshja për qeverinë dhe koalicionin?

“Unë mendoj se çdo zë kritik duhet dëgjuar me qëllim reflektimin dhe përmirësimin e gjithë këtij mekanizmi të funksionimit të përballimit të kësaj krize. Sepse është një krizë krejtësisht e re, me të cilën ne ndeshemi, sepse në 1979-n ka qenë një situatë tjetër, tjetër shtet, nuk ka patur media, ka patur vetëm një TVSH (Televizioni Publik Shqiptar), ndërsa tani jemi në një situatë krejtësisht të re.

Nuk duhet të ecim në rrugën e censurës, por duhet të ecim në rrugën e bashkëpunimit me median dhe në rast se do të ketë informacione zyrtare periodike më të vazhdueshme, edhe për çdolloj media po themi dashakeqe, se do të ishte më e vështirë për të dhënë një lajm jo real, apo informacione jo të sakta. Pra, duhet ta shikojmë edhe nga transparenca nga pozicioni jonë. Sa më transparentë ne të jemi, aq edhe më mirë informohet opinioni dhe mediat detyrohet të gjitha të respektojnë këto standarde transparence”, u shpreh Kreu i Shtetit./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Deklarata që trazoi rrjetin/ Rama: Me thon t’drejtën edhe unë nuk i du hiç brekët!

Publikuar

-

Nga

“Me thon t’drejtën edhe unë nuk i du hiç brekët!” Kjo është deklarata e kryeministrit Edi Rama, e cila ka trazuar rrjetin gjatë ditës së sotme.

Këtë deklaratë kryeministri e ka bërë në filmin “I Love Tropoja” të Ermal Mamaqit, e cila nuk ka dalë akoma në treg.

Në këtë film, Rama është xhaxhai i Ermalit dhe luan rolin e një njeriu të keq, që nuk e respekton ligjin.

LEXO EDHE:  Reforma në administratën publike/ Meta apel partive politike

LEXO EDHE:  Reforma në administratën publike/ Meta apel partive politike

Ajo çfarë tërhoqi fillimisht vëmendjen e mediave dhe qytetarëve, ishte pamja e kreut të qeverisë, i cili shfaqej me flokë të gjata dhe me një sy të verbër.

Ndërkohë është publikuar traileri i filmit, ku shfaqet më qartë look-u i Ramës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Muka nuk pranon ndihmën e Erdoganit/ Na konsideron turq, mos e përqafoni lypjen e Ramës

Publikuar

-

Nga

Turqia është zotuar të ndërtojë 500 banesa në Shqipëri, por duket se ky lajm nuk është pritur mirë nga ish-zv.ministri i Arsimit, Taulant Muka.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Muka ka shprehur indinjatën, pasi thotë se Turqia nuk i cilëson shqiptarët në si minoritet, por si turq.

“Turqia njeh Greket dhe Armenet si minoritet por jo shqiptaret ne Turqi (qe jane mbi 5 milione), pasi na konsideron ne shqiptareve turq! Si mundet ne te perqafojne lypjen e kryeministrit te nje shtet qe nuk na njeh te drejtat?!

Pse mbroni lypjen e kryeministrit, dhe nuk pyesni veten ku kane shkuar taksat qe kemi paguar?! Nese taksat tona nuk do ishin vjedhur, sot do kishte para per te perballuar jo 500 shtepi, por 5000 e me shume! Nese taksat tona nuk do ishin vjedhur, sot kryeministri i vendit nuk do na turperonte si komb dhe te na nxirrte ne shitje!”, deklaron ish-zv.ministri, teksa kërkon të mos përkrahet mbështetja që po na jep presidenti Recep Tayyip Erdogan.

LEXO EDHE:  LSI bën avokatin e Metës/ Kapet mat Ulsi Manja

LEXO EDHE:  Basha-Meta bashkë në SHBA/ Mbyllet marrëveshja për qeverinë dhe koalicionin?

“Pse mendoni se vendet e Bashkimit Europian nuk na ndihmojne? Vendet perendimore me drejtesi te forte nuk e financojne korrupsionin! 500 shtepi nuk jane asgje para asaj qe Turqia fiton duke shfrytezuar pasurite e kromit (dhe pasuri te tjera) ne Shqiperi! Paraja qe Turqia ka marre nga kromi nuk ka sjelle zhvillim te vendit, perkundrazi varferi! Per ata qe e duan Erdogan, le te shkojne ne Turqi dhe te kuptojne perpjekjet e popullit turk per te larguar pushtetin diktatorial. Ndihma dhe lemosha e nje diktatori nuk sjell zhvillim!

Eshte vetem forca dhe puna jone si komb qe mund te ndertoje shtetin Shqiptare!”, thekson ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ministri i Jashtëm grek tregon kur do rifillojnë negociatat me Shqipërinë/ Zbulon takimet e rëndësishme

Publikuar

-

Nga

Negociatat mes Shqipërisë dhe Greqisë pritet të rifillojnë sërish pasi të normalizohet situata e krijuar nga tërmeti.

Kështu të paktën ka lënë të nënkuptohet ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias gjatë një deklarate për mediat.

Dendias foli për vizitën e tij në Shqipëri menjëherë pas tërmetit të 26 nëntorit, ndërsa tha se gjatë ditëve në vijim do të angazhohet në takime me homologët francezë dhe holandezë.

LEXO EDHE:  Basha-Meta bashkë në SHBA/ Mbyllet marrëveshja për qeverinë dhe koalicionin?

LEXO EDHE:  Reforma në administratën publike/ Meta apel partive politike

Mediat e shtetit fqinj raportojnë se ministri i Jashtëm do t’i kërkojë këtyre dy shteteve t’i hapë negociatat Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, pasi e ka cilësuar këtë si objektiv strategjik të Athinës.

Ndërkohë Denias ka njoftuar se mëngjesin e 9 dhjetorit do të mbajë takime me ministrat e Jashtëm të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut./ CNA.al

LEXO TE PLOTE