Connect with Us

Madrid/ Fillon punimet Konferenca për klimën

Bota

Madrid/ Fillon punimet Konferenca për klimën

Publikuar

-

Mbrojtja e klimës është një nga temat më të rëndësishme në botë. Kjo falë Greta Thunbergut dhe protestave të të rinjve. Në Madrid është duke u mbajtur tani konferenca e OKB për klimën.

Greta Thunberg do të marrë pjesë në konferencë, por do të vonojë ca deri sa të mbërrijë. Sepse aktivistja e klimës ndodhej në rrugë për në Kili, ku fillimisht ishte planifikuar të mbahej konferenca e quajtur COP, “Conference of the parties”. Tani Greta ndodhet në rrugën për Europë: Me anijen e saj me vela dhe jo me avion. Për shkak të trazirave në Kili konferenca u zhvendos në Madrid dhe për të mbërritur asaj do i duhet të shkojë një herë në Portugali dhe prej andej do t’i drejtohet motropolit spanjoll me rrugë tokësore. Në twitter ajo shkruan se rruga është duke marrë më shumë kohë se sa që pritej.

Greta Thunberg für einen Tag Chefin bei der BBC (picture-alliance/dpa/AP/The Canadian Press/P. Chiasson)

Falenderime për solidaritetin e organizatorëve të COP

Më ngadalë se pritej dhe shpresohej prej mbrojtësve të klimës, janë duke u arritur edhe sukseset që do të nxirreshin në pah në konferencën e klimës. Pjesëmarrësit, si për shembull ministrja gjermane e Mjedisit, Svenja Schulze janë të kënaqur që mbas anulimit të konferencës në Kili, konferenca të paktën po mbahet. Për Deutsche Wellen politikania e socialdemokratëve thotë: “Ambicjet tona duhet të jenë më të mëdha, prandaj në Madrid ato do të shtohen edhe një herë!”

“Unë falënderoj Spanjën që organizoi konferencën COP në një kohë kaq të shkurtër. Kjo tregon për solidaritetin e madh që ekziston për të sistemuar 20 mijë deri 25 mijë vetë për katër javë. Ky është një sinjal i rëndësishëm. COP do të jetë një sukses, nëse arrijmë të rrisim ambicjet. Që do të thotë se vendet duhet të bëjnë më shumë se sa kanë premtuar deri tani.”

Bundestag Svenja Schulze Klimaschutz 2030 (picture-alliance/dpa/K. Nietfeld)Ministrja gjermane e ambientit Svenja Schulze

Jo-ja përfundimtare nga SHBA

Më shumë se premtimet e bëra nga 190 vendet anëtare të OKB, në konferencën e klimës në Paris të mbajtur në vitin 2015 ku vendet u angazhuan, që deri në vitin 2100 të mos lejojnë që temperatura e tokës të rritet më shumë se dy gradë, por të respektojnë kufirin e rritjes 1,5 gradë, për të arritur në nivelin që ka ekzistuar para industrializimit. Për të arritur këtë vendet duhet të përmirësojnë planet për mbrojtjen e klimës. Sepse shkencëtarët kanë paralajmëruar për rreziqet e ndryshimit me shpejtësi të klimës.

LEXO EDHE:  Parlamentet e Vendeve të BE/ Shqipëria ka shënuar progres

Nuk mendohet që në Madrid të arrihen marrëveshje me synime më të mëdha. Vetëm një grup i vogël vendesh të Afrikës dhe Azisë kanë premtuar se do të bëjnë më shumë për klimën. Në fillim të muajit nëntor presidenti amerikan Donald Trump, i cili nuk beson në ndryshimin e klimës, u tërhoq përfundimisht nga marrëveshja e Parisit për klimën.

Deutschland | Kohlekraftwerk Jänschwalde (picture-alliance/dpa/P. Pleul)Prodhim energjie me djegie qymyri

Sipas ministrit gjerman të Jashtëm Heiko Maas, SHBA nuk janë vendi i vetëm që merret pak me temën e mbrojtjes së ambientit: “Tërheqja nga Marrëveshja e Parisit për klimën është një hap për të cilin ne na vjen shumë keq që hidhet. Dhe shpresojmë dhe luftojmë që kjo të jetë një lamtumirë për një kohë të shkurtër. Por ne nuk duhet të mendojmë se mospërputhjet në politikën për mbrojtjen e klimës do të zgjidhen shpejt. Vitin e ardhshëm nuk mund të priten impulse të mëdha në politikën për klimën kur SHBA do të mbajl kryesimin e G-7 dhe Arabia Saudite kryesimin e G-20”. Këtyre dy vendeve u shtohet edhe Brazili, presidenti populist i të cilit, Jair Bolsonaro nuk bën po ashtu pjesë tek mbrojtësit e klimës.

Edhe Gjermania nuk bën shumë për mbrojtjen e klimës

Deutschland Klimaprotest | Friday Climate Action Day (Getty Images/AFP/J. MacDougall)Kur rritet presioni në rrugë politika është e detyruar të bëjë më shumë

Por edhe Gjermania nuk zë ndonjë vend të veçantë në mbrojtjen e klimës. Synimi që deri më 2020, pra për pak javë, të reduktohet me 40 përqind dioksidi i karbonit, nuk do të arrihet në asnjë mënyrë. Shumë ekspertëve u ka rënë në sy shtyrja deri më 2038 e ndalimit të prodhimit të energjisë elektrike me djegie qymyri. Po ashtu, dioksidi i karbonit i prodhuar nga transporti rrugor është rritur prej vitesh. Nëse qeveria bën pak, atëherë grupet ambientaliste do të vazhdojnë protestat për mbrojtjen e klimës edhe në Madrid. Kështu thotë Ann-Kathrin Schneider nga shoqata “Lidhja për mbrojtjen e ambientit dhe natyrës” (BUND) duke folur për Deutsche Wellen: “Vendimtare është presioni që ushtrohet nga protestat. Do shihet nëse ky presion do rritet dhe do të krijohet edhe vullneti politik, për të parë se për mbrojtjen e klimës duhet bërë më shumë.”/ DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Evropë

Publikuar

-

Nga

Koronavirusi është kthyer tashmë në një alarm botëror, ndërsa tashmë ka shënuar viktimën e parë edhe në Europë.

Ndërsa numri total i viktimave ka arritur në mbi 1500, BBC raporton se një tjetër viktimë është shënuar në Francë.

Sipas BBC, një turiste kineze ka ndërruar jetë në Francë, pasi është infektuar me virusin vdekjeprurës.

Viktima është një grua 80-vjeçare nga provinca Hubei e Kinës, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Francës.

LEXO EDHE:  Miliarda për përmirësimin e mbrojtjes së klimës

LEXO EDHE:  “Nuk do ta harroj, ky nuk është fundi”/ Çfarë paralajmëron Saimir Tahiri

Siç raporton BBC, turistja kishte mbërritur në Francë më 16 janar dhe ishte vendosur në karantinë, në një spital të Parisit.

Franca ka thënë më parë se ka konfirmuar 11 raste të koronavirusit,  të quajtur zyrtarisht Covid-19, dhe gjashtë mbeten në spital.

LEXO TE PLOTE

Bota

Shënohen mbi 1500 viktima/ Koronavirusi kthehet në sfidë për mjekët

Publikuar

-

Nga

Numri i viktimave nga koronavirusi në Kinë vijon të rritet në mënyrë të frikshme.

mediat raportojnë se numri i viktimave deri tani ka arritur në mbi 1500 persona, ndërsa mbi 67 mijë të tjerë konfirmohen të infektuar.

Gjatë 24 orëve të fundit, sipas të dhënave zyrtare, mësohet se më shumë se 100 persona kanë humbur jetën nga virusi, i njohur zyrtarisht si Covid-19, në provincën Hubei të Kinës.

LEXO EDHE:  Miliarda për përmirësimin e mbrojtjes së klimës

LEXO EDHE:  Bushati: Zgjerimi, thelbësor për rajonin dhe vetë BE-në

Koronavirusi vazhdon të përhapet, ndërsa tani ka arritur në 28 vende dhe territore, duke u kthyer kështu në një sfidë për mjekët.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Përplasjet e para mes Kurtit dhe Vuçiçit

Publikuar

-

Nga

Në Mynih në kuadër të Konferencës për Sigurinë u zhvillua të premten një debat edhe për Ballkanin Perëndimor. Paneli i diskutimit ka qenë me dyer të mbyllura, por DW ka mësuar disa detaje nga burimet e saj.

Bashkimi Evropian dhe SHBA nuk ia kanë kthyer shpinën Ballkanit Perëndimor. Ky ishte mesazhi që dhanë organizatorët e takimit për Ballkanin Perëndimor, siç merret vesh nga burime të informuara mirë. Debati i organizuar të premten në mbrëmje në Mynih ka zgjuar një interesim jashtëzakonisht të madh. Në tubim ishin organizatori i Konferencës së Mynihut Wolgang Ischinger, shefi i diplomacisë evropiane, Joseph Borell, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ai i Serbisë Aleksandar Vuçiç, kreu i shtetit të Malit të Zi Milo Gjukanoviç, të Maqedonisë së Veriut, Pendarovski, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, lideri bullgar Boiko Borisov dhe shumë personalitete të tjera. Megjithatë me shumë interes në këtë takim është pritur edhe paraqitja e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, i cili ishte për herë të parë pjesë e këtyre takimeve.

Takimi me dyer të mbyllura

Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura sipas parimit “Chatam Haus”, që do të thotë se pjesëmarrësit nuk kanë të drejtë të publikojnë detaje nga takimi. Megjithatë në rrjetet  sociale është publikuar një video e fjalimit të kryeministrit Kurti, i cili është deklaruar kundër idesë së tanishme të Minishengenit, duke kërkuar që kjo ide të kthehet në kuadër të Procesit të Berlinit. Kurti ka paraqitur edhe tri parime për bisedime me Serbinë. I pari – s’ka marrëveshje pa dialog. I dyti – s’ka dialog me harta dhe i treti – pa presidentë rreth hartave”. Në këtë mënyrë ai kritikoi drejtpërdrejt presidentin Thaçi dhe atë Vuçiç, por edhe kryeministrin Rama, për të cilin në media u përhapën zëra, se ka qenë i përfshirë në çështjen e ndryshimit të mundshëm të kufijëve të Kosovës dhe Serbisë.

Atmosfera e nxehtë

Nga burime të DW-s është mësuar, se presidenti i Serbisë Vuçiç ishte më së shumti i shqetësuar pas pohimeve të Kurtit se “bota e ka ndihmuar Kosovën të çlirohet nga Serbia, tani duhet të ndihmojë Serbinë të çlirohet nga Kosova”, sepse ajo paraqet vetëm ngarkesë për Serbinë.

Nga burime të informuara mirë po ashtu mësohet, se Vuçiç i ka kundërshtuar këto pohime me fjalët se “Kosova ende është pjesë e Serbisë sipas Rezolutës 1244 dhe se Kosovën ende nuk e kanë njohur gjysma e shteteve anëtare të OKB dhe më shumë se gjysma e popullatës botërore”.

Kurti ishte në këtë takim i vetmi, i cili ka kërkuar që të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor t’i bashkëngjiten Bashkimit Evropian njëkohësisht. “Nëse një apo dy shtete hyjnë para tjerave në BE, do të ketë edhe më shumë probleme”, tha Kurti i cili ka kundërshtuar idenë e Minishengenit dhe shtoi se vendeve të Ballkanit i duhet tani një ‘Mini-Marshall Plan’.

LEXO EDHE:  Miliarda për përmirësimin e mbrojtjes së klimës

LEXO EDHE:  Shehaj dhe Ylli deklarojne rezultatet e aksionit kunder informalitetit

Mbrojtësit e Minishengenit

Vendet, të cilat kanë nisur iniciativën për Minishengen e kanë mbrojtur këtë ide, me fjalët se ajo ofron lëvizje të lirë të njerëzve dhe mallrave. Përfaqësuesit e këtyre vendeve kanë pohuar se kjo ide rrjedh edhe nga Procesi i Berlinit. Mësohet se njëri prej tyre ka hedhur poshtë edhe të gjitha pohimet se ai mbron ndonjë ide për krijimin e ndonjë Jugosllavie të tretë dhe ka përdorur madje edhe fjalë si ato  – boll më këtë “bullshit”.

Një ndër temat më të trajtuara ka qenë domosdoshmëria e hapjes së një perspektive më të qartë të vendeve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në BE. Ka pasur dallime mes folësve për procedurat që duhen ndjekur deri në anëtarësim dhe mënyrën e anëtarësimit. Por të gjithë folësit ishin të mendimit se perspektiva e vendeve të BP për anëtarësim në BE duhet të mbahet e hapur.

Një prej folësve ka kritikuar edhe tendencat jo evropiane në Ballkan, duke sugjeruar se në Ballkan ka vende dhe shtete të cilat frenojnë dhe pengojnë këtë rrugë. Ai nuk ka emërtuar qartë se cilat vende janë këto, po megjithatë mendohet se fjala është për vendet më të afërta me Rusinë.

Nga burime të mirëinformuara marrim vesh se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka kërkuar një angazhim më të fuqishëm të BE në zgjidhjen e problemeve, në radhë të parë për liberalizimin e vizave për kosovarët. BE është kritikuar për mosveprim dhe neglizhencë, ndërsa kosovarët ndjehen të mashtruar nga BE, sepse Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara. Nga BE kërkohet më shumë unitet në zgjidhjen e problemeve të ngjashme, por edhe në procesin e zgjerimit. Disa herë është përmendur edhe domosdoshmëria e hapjes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE. Kjo do të jetë edhe një prej temave që do të trajtohen në takimet e ardhshme të BE në Bruksel dhe në veçanti në samitin e Zagrebit në maj./ DW

LEXO TE PLOTE