Connect with Us

Librazhd/ Përplasen dy automjete, në gjendje të rëndë një person

Kronika

Librazhd/ Përplasen dy automjete, në gjendje të rëndë një person

Publikuar

-

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Përrenjas-Librazhd.

Mesohet se në aksident janë përfshirë dy automjete, një tip “Fiat Punto” dhe një “BMW X3”

Për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i njërit prej automjeteve, me inicialet A.Ç.

Ende nuk dihen shkaqet e këtik aksidenti, ndërkaq në vendngjarje ka shkuar policia dhe ambulanca./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Vrasje dhe trafikim/ Publikohen emrat dhe fotot, kush janë tre të rrezikshmit në “shënjestren” e policisë

Publikuar

-

Nga

Policia e Shtetit ka publikuar sot emrat dhe fotot e tre personave të radhës, të cilët do të jenë objekt i punës së Njësisë së Kërkimit

Bëhet fjalë për shtetasit Flamur Ndino, Misir Tare dhe Besnik Coka.

Sipas uniformave blu, Flamur Ndino është i dënuari me burg përjetë, pasi në datën 4 qershor 1995, në qytetin e Fierit, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka rrëmbyer me qëllim trafikimi fëmijën e mitur J. L., 3 vjeç, banues në Fier.

Shtetasi Flamur Ndino është dënuar me burgim të përjetshëm, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Rrëmbimi i fëmijës, i kryer në bashkëpunim”.

Ndërsa i dënuari me burg përjetë Misir Tare, në datën 30 maj 1993, në fshatin Pashalli, Berat, ka kryer vrasjen e shtetases L. T, bashkëshortja e tij dhe të prindërve të saj, shtetasit Xh. D dhe A. D.

LEXO EDHE:  Shkrumbohet makina në Shkodër/ Dyshimet e para

LEXO EDHE:  Shkrumbohet makina në Tapizë/ Dyshimet e para

Misir Tare është dënuar me burgim të përjetshëm, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Vrasja e trefishtë”.

Po ashtu policia bën të ditur se Besnik Coka, është i dënuar me 25 vjet burg, pasi akuzohet se në datën 25.08.1997, në vendim e quajtur “Ura e Setës”, në Dibër, shtetasi Besnik Coka, në bashkëpunim me persona te tjerë, ka vrarë shtetasin M. K. (punonjës policie).

Besnik Coka është dënuar me 25 vjet burg, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Po shkojmë për të festuar Shën Valentinin në Greqi”/ Kontrolli në makinë “fundos” çiftin shqiptar

Publikuar

-

Nga

Dy shtetas shqiptar, burrë dhe grua, janë vënë në pranga ditën e djeshme, nga policia në Igumenicë.

Mësohet se ndalimi i tyre u bë në në Asproklisi, pranë kufirit greko-shqiptar, pasi në mjetin me të cilin udhëtonin u gjet një sasi prej 15 kg marijuanë.

Autoritetet greke ndaluan automjetin me të cilin ata po udhëtonin në momentin kur po tentonte të hynte në tokën greke.

Lënda narkotike ishte futur në bagazhin e makinës, ku kishin disa vende të improvizuara enkas, u gjetën 16 pako me 15 kg 50 gram marijuanë dhe dy celularë.

LEXO EDHE:  Shkrumbohet makina në Shkodër/ Dyshimet e para

LEXO EDHE:  Makina përfundon në kanal/ Një i vdekur në Lushnje (Emri)

Në momentin e ndalimit çifti ka deklaruar se vinte nga Shqipëria në Greqi për të festuar ditën e të dashuruarve, por pas kontrollit nga policia është konstatuar edhe lënda narkotike.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shpërthim eksplozivi në një dyqan

Publikuar

-

Nga

Një sasi lëndë eksplozive ka shpërthyer mbrëmjen e kaluar në një dyqan në fshatin Gocaj të Lezhës.

Mësohet se lënda shpërthyese ishte vendosur në derën e një dyqani në pronësi të shtetasit Arben Malotaj.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

LEXO TE PLOTE