LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kryenin vjedhje në banesa/ Arrestohen në flagrancë katër persona në Lezhë

3 Dhjetor 2019, 10:21, Kronika CNA
Kryenin vjedhje në banesa/ Arrestohen në flagrancë katër

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë në Lëzhë.

Sipas policisë, personat e prangosur kryenin vjedhje  në banesat e qytetit, ndërsa pre e veprimeve të tyre ka rënë edhe një banesë  e një shtetaseje nga Kosova.

Njoftimi i Policisë:

Vodhën në banesën e një shtetaseje kosovare, por falë reagimit në kohë të Policisë arrestohen në flagrancë autorët. Goditet një grup që kryente vjedhje të banesave në qarkun Lezhë. Sekuestrohen radio si ato të Policisë dhe mjete që shërbenin për kryerjen e vjedhjeve. Vihen në pranga 4 persona. Policia e Lezhës, pas sigurimit të informacionit se disa persona po vidhnin në banesën e shtetases F. M., në Shëngjin, kanë organizuar punën për kapjen e autorëve.

Në momentin që shërbimet e Policisë janë afruar në adresën e dhënë, autorët janë larguar me shpejtësi me automjet duke përfituar edhe nga errësira. Policia është vënë në ndjekje dhe ka bërë të mundur që brenda një kohe të shkurtër, rreth 20 minuta, në vendin e quajtur ?Kryqëzimi i Antagut?, në dalje të Shëngjinit, të bllokojë automjetin, së bashku me personat që qarkullonin në të./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga