Connect with Us

Kryemadhi në Bruksel/ Qeveria po godet median e lirë. Do denoncoj aktet e patolerueshme

Politikë

Kryemadhi në Bruksel/ Qeveria po godet median e lirë. Do denoncoj aktet e patolerueshme

Publikuar

-

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila ndodhet në Bruksel, ka shpërndarë një mesazh në rrjetet sociale shkrun se do denoncojë sulmet e patolerueshme që sipas saj po ndërmerr qeveria Rama ndaj lirisë së medias dhe shoqërisë civile.

“Sulmet e drejtpërdrejta apo të tërthorta ndaj mediave të pakapura, të lira dhe kurajoze, që po denoncojnë me forcën e faktit regjimin autokrat të Edi Ramës, janë kthyer në një ofensivë të vërtetë kundër demokracisë dhe lirisë së medias!”, shkruan Kryemadhi.

Mesazhi i plotë:

Shqipëria po kalon ditët e saj më të trishta, jo vetëm nga pasojat e tmerrshme të tërmetit, që shkaktoi humbje jetësh njerëzore dhe dëme të mëdha materiale, por edhe nga sulmi i paskrupullt i qeverisë ndaj medias së lirë dhe aktivistëve të shoqërisë civile.

Sot ndodhem në Bruksel për të zhvilluar një seri takimesh me eurodeputetë nga vende të ndryshme të BE. Në këto takime do të apeloj tek bashkëbiseduesit për ndihmë nga vendet e tyre dhe do i kërkoj të mbështesin çdo nisëm të KE apo PE për të ndihmuar Shqipërinë në këto kohë të vështira. Gjithashtu do denoncoj me forcë aktet e patolerueshme diktatoriale mbi lirinë e medias.

Sulmet e drejtpërdrejta apo të tërthorta ndaj mediave të pakapura, të lira dhe kurajoze, që po denoncojnë me forcën e faktit regjimin autokrat të Edi Ramës, janë kthyer në një ofensivë të vërtetë kundër demokracisë dhe lirisë së medias! Gjatë këtyre ditëve pushteti autokrat goditi mediat e pavarura si JOQ Albania, Dosja.al, faqen satirike dhe informative “Brryli Broadëay” apo arrestimin dhe tentativën për arrestim të aktivisteve të shoqërisë civile si Xhulia Aliaj dhe Adriana Kalaja tregojnë qartë, që kjo qeveri e urren lirinë!

LEXO EDHE:  Kandidatja në Dibër merr mandatin/ LSI me grup të ri parlamentar

Paketa “Antishpifje” e propozuar, nga Kryeministri, shpifësi më i madh që njeh historia politike e këtyre 30 viteve, do të jetë pjesë e denoncimit tim me përfaqësuesit e Parlamentit Evropian. Në asnjë çast nuk duhet të ndalim luftën në mbrojtjen e demokracisë, e lirisë së mediave dhe të të drejtave të njeriut.

Çdo arsye sa do madhore të duket në pamje të parë nga interpretimet malinje të pushtetit të frikësuar është shumë më e vogël se dorëzimi “vullnetar” tek pushteti autokrat i të drejtave të fituara. Njëri nga etërit themelues të shtetit dhe demokracisë amerikane, Benjamin Franklin ka thënë: Ata, që janë të gatshëm të japin lirinë e tyre, në këmbim të premtimit se do të kenë më shumë siguri, nuk meritojnë as njërën as tjetrën.

#ShqipëriaShtëpiaJuaj🌹

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Demokratët në zi/ Ndarje e parakoshme e deputetit

Publikuar

-

Nga

Një lajm i hidhur vjen për demokratët mbrëmjen e sotme.

Mësohet se ka ndërruar jetë në moshën 50-vjeçare, demokrati Ali Gripshi. Ndarja e parakohshme ka ardhur si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.

Gripshi ka qenë deputet i PD-së në zonën e Peqinit dhe ka mbajtur pozicionin e Sekretarit të Partisë Demokratike po në këtë qytet.

Në vitet e para të demokracisë, ai ka qenë një nga politikanët më aktivë në radhët e Partisë Demokratike./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Opozita luftë frontale”/ Ndoka: 2020-ta, vit pa Ramën kryeministër

Publikuar

-

Nga

Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka, njëkohësisht aleati i Lulzim Bashës, ka folur së fundmi për aksionin opozitar dhe sfidat e tyre për vitin 2020.

Ndoka tha se djegia e mandateve ka qenë vendimi më i guximshëm dhe më i rëndësishëm i opozitës së bashkuar, në aspektin politik e moral, në raport me qytetarët shqiptarë.

Ai akuzoi qeverinë se e ka zhytur vendin në krizë të thellë politike, ekonomike dhe morale, teksa deklaroi se 2020-ta do të shpallet si “viti pa Edi Ramën kryeministër”.

“Me politikat diskriminuese, kjo qeveri detyroi mijëra familje dhe të rinjë të braktisin vendin nga gjendja e mjerueshme ekonomike.

Me humbjen e shpresës për të jetuar në këtë vend, qindra mjekë, infermierë, biznesmenë u larguan nga vendi. Ne kaluam një vit dramatik, ku opozita e bashkuar dhe qytetarët shqiptarë kërkonin largimin e kësaj qeverie dhe të kryeministrit Edi Rama, si shkaktari dhe përgjegjësi i kësaj gjendje.

LEXO EDHE:  Trondit Kryemadhi/ Zbulon çfarë përmban dosja 184

LEXO EDHE:  Kandidatja në Dibër merr mandatin/ LSI me grup të ri parlamentar

Rama po sillet si politikani më i papërgjegjshëm si drejtues i një mazhorance me vota të blera. Rama po pushton të gjitha institucionet, pushteti ka gjunjëzuar dhe kapur shtetin. Jemi në prag diktature. Viti 2020 duhet të shpallet si “viti pa Edi Ramën Kryeministër”, u shpreh ai, për “Koha Jonë”.

Ndoka tha se opozita është e fokusuar tek axhenda e Bundestagut gjerman për zgjidhjen e krizës.

“Nëse kjo axhendë refuzohet apo anashkalohet nga Rama, deviza ynë si opozitë e bashkuar do jetë; luftë frontale këtij banditi të demokracisë dhe institucioneve, luftë pa kompromis dhe me çdo çmim që meriton liria e një kombi të shtypur nga një ozurpator”, theksoi kryetari i PDK-së./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Sulmi ndaj Ambasadës së Malit të Zi, në Beograd/ Reagon Cakaj

Publikuar

-

Nga

Sulmi ndaj Ambasadës së Malit të Zi, në Beograd, është dënuar ashpër nga Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.

Me anë të një postimi, në rrjetet sociale, Cakaj ka deklaruar se sulmi ndaj Ambasadës së Malit të Zi nga ekstremistët serb është i papranueshëm.

Gjithashtu, ministri ka theksuar se kurrsesi një mision diplomatik nuk duhet t’i nënshtrohet vandalizmit por pikëpamjet duhet të adresohen përmes dialogut.

LEXO EDHE:  Si po jua shkatërrojnë jetën mediat sociale dhe ekranet? Flasin mjekët

LEXO EDHE:  Ben Blushi shpjegon histerinë e Edi Ramës kundër mediave

“Sulmi i dhunshëm ndaj Ambasadës së Malit të Zi në Beograd është absolutisht i papranueshëm. Një mision diplomatik nuk duhet t’i nënshtrohet vandalizmit. Pikëpamjet e ndryshme duhet të adresohen përmes dialogut. Nuk mund të ketë hapësirë për dhunë në shoqëritë demokratike”, deklaron Cakaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE