Politikë
I dha dorën Ramës/ Meta mesazh të prerë: Do vijoj të plotësoj detyrimet e mia pavarësisht reagimeve

Presidenti Ilir Meta foli sot për përplasjet me mazhorancën që kanë ardhur si pasojë e dekreteve të miratuara së fundmi nga Kreu i Shtetit.
Meta deklaroi se sjelljet e tij do të vijojnë të bazohen në Kushtetutën e Shqipërisë pavarësisht nëse i pëlqejnë apo jo palëve politike.
“Sjelljet shtetërore nuk nisen nga sjelljet që bëjnë aktorë të caktuar, nisen nga sjelljet që i cakton kushtetuta dhe këto i kam plotësuar. Për mua është e rëndësishme të plotësoj të gjitha detyrimet pavarësisht se si i shikon njëra apo tjetra palë politike”, tha Meta.
Ndërkohë foli edhe për masat që po ndërmerr në bashkëpunim me qeverinë për situatën pas tërmetit.
“Në këtë sipërmarrje të jashtëzakonshme është një krizë e përmasave të jashtëzakonshme. Shqipëria ka përballuar kriza të përmasave të ndryshme, por kjo ishte një përvojë ndryshe.
Në mënyrë më specifike është kërkuar të kemi sa më shprejt një sistemim të qytetarëve se është ndryshe të jetosh në një qytet dhe ndryshe në një zonë rurale. Kemi kërkuar të vëzhgohen banesat dhe është e rëndësishme që sa më shpejt të kemi një dokumentacion të besueshëm për institucionet ndërkombëtare që të kemi mbështetje”, theksoi Kreu i Shtetit./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Shënim/ Pse është “çmendur” Mona
Ngritja e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e njohur ndryshe si SPAK duket se është drejt finalizimit. Tashmë janë zgjedhur edhe...

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD “zbulon” dy liderët e rinj të opozitës/ “Shuplakë” Bashës
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka komentuar reagimet e opozitës në lidhje me monologun e mbrëmshëm të Adi Krastës, të cilin e...