Connect with Us

Gazetari i ekonomisë leksion qeverisë/ Ja si ulet fatura e rindërtimit

Politikë

Gazetari i ekonomisë leksion qeverisë/ Ja si ulet fatura e rindërtimit

Publikuar

-

Gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri i ka dhënë një leksion qeverisë, në lidhje me rindërtimin e banesave, pas tërmetit katastrofik të 26 nëntorit.

Në një postim në rrjetet sociale, Tomorri tregon se si mund të ulet fatura e rindërtimit.

“Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare duhet te jete pjese e Komitetit te Rindertimit. Pas perpilimit te listes se banesave te shkaterruara ose te demtuara nga termeti, AMF duhet te beje publike listen e fondit te banesave qe jane te siguruara.

Keto dy lista duhen kryqezuar dhe qytetaret qe kane banesen e siguruar nuk duhet te perfitojne apartament nga shteti.

Ka shume shtepi te cilat jane blere me kredi dhe qe jane detyrimisht te siguruara. Keto banesa duhet te demshperblehen deri ne qindarken e fundit nga shoqerite e sigurimeve dhe te mos paguhen nga fondi shteteror i rindertimit.”-shkruan Tomorri.

LEXO EDHE:  Rama mbledh qeverinë në Elbasan

Më tej, ai thekson se familja, e cila ka banesen e siguruar merr parate nga shoqeria e sigurimit dhe perjashtohet nga lista e kompesimit shteteror.

Sipas tij, “Kjo do te ule barren per taksapaguesit. Aq sa jane, nje, dy, 10 shtepi te demshperblehen plotesisht.

I gjithe procesi i shlyerjes se demit nga shoqerite e sigurimit duhet te ndiqet nga AMF, e cila duhet te kete detyrimin ligjor te informoje Komitetin e Rindertimit. Shoqerite e sigurimit qe refuzojne te paguajne duhet te cohen ne permbarim.

Ne te kundert do te ndodhe qe qytetaret do te subvencionojne fitimet e paligjshme te shoqerive te sigurimit.”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Në cilën moshë fillojmë të plakemi?

Publikuar

-

Nga

Në botën shkencore për vite ka ende diskutime në lidhje me faktin se kur fillojmë të plakemi. Disa shkencëtarë mendojnë se ajo fillon me ngadalësimin e rritjes së trupit dhe të tjerët supozojnë që ndodh me plakjen e organeve të brendshme.

Pleqëria fajësohet shpesh për harresën: vendosim gabim çelësat e makinave, harrojmë një fjalë apo humbasim trenin tonë të mendimit.

Por një studimi i ri tregon se shumë efekte të njohura të plakjes mund të fillojnë dekada para. Sipas shkencëtarëve, aftësitë tona mendore fillojnë të bien nga mosha 27 vjeç, pas arritjes së një kulmi në moshën 22 vjeçare, shkruan Insajder.com.

Kërkuesit shkencorë studiuan për 7 vjet sjelljen e 2 000 njerëzve të moshave 18 deri 60 vjeç. Të gjithë personat iu nënshtruan testeve, provave të fjalorit, arsyetimit, shpejtësisë së mendimit etj.

LEXO EDHE:  Qeveria e Kosoves mblidhet te premten per ndryshimet kushtetuese te Gjykates Speciale

LEXO EDHE:  "Situata mjaft kritike"/ Meta: Shpresojmë tek ndihma e ndërkombëtarëve edhe në vijim

Kërkuesit e Universitetit Virginia thanë se në 9 nga 12 provat, përgjigjet më të mira vinin nga 22-vjeçarët, ndërsa 5 vjet më pas u vu re rënie e rendimentit të trurit.

Rezultatet sugjerojnë se terapitë për të parandaluar plakjen duhet të fillojnë më herët.

Ka disa lajme të mira. Studimi thekson se aftësitë bazë të njohurive të akumuluara, të tilla si performanca për testet e fjalorit ose informacione të përgjithshme, rriten të paktën deri në moshën 60 vjeç.

Shkencëtarët, poashtu kanë aritur në përfundimin se vetmia mund të zvogëlojë seriozisht jetëgjatësinë dhe të rrisë dy herë më shumë rrezikun e vdekjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-deputetit/ Humbëm një qendrestar guximtar

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shprehur një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-deputetit demokrat Ali Gripshi.

Në një mesazh ngushëllimi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se Gripshi ishte një qendrestar guximtar dhe i vendosur, i cili do te shenonte nje fitore te thelle elektorale ne kete rreth.

“Ali Gripshi ndahet nga jeta!

Te dashur miq, dje mbylli syte pergjithmone nga nje semundje e rende ish deputeti dhe veprimtari i palodhur i Partise Demokratike, qytetari i dalluar i Peqinit dhe prindi shembullor Ali Gripshi.

Pasardhes i nje familje te nderuar, mesues i respektuar Ali Gripshi do anetaresohej ne PDSH qe ne ditet e para te themelimiti te saj. Ai do te themelonte dhe do kryesonte degen e PD te Peqinit, qendrestar guximtar dhe i vendosur do te shenonte nje fitore te thelle elektorale ne kete rreth.

LEXO EDHE:  Rama mbledh qeverinë në Elbasan

LEXO EDHE:  Qeveria e Kosoves mblidhet te premten per ndryshimet kushtetuese te Gjykates Speciale

Ali Gripshi do perfaqesonte me dinjitet qytetaret e Peqinit ne parlamentin e vendit dhe do mbetej gjithnje nje veprimtar i vendosur i PD, qytetar nderi i Peqinit, baba shembullor, mik dinjitoz.

Me kete rast shpreh mirenjohjen dhe nderimin tim per kontributin e tij dhe ndushellimet me te ndjera, familjes, miqve e te afermve te Aliut te ndjere dhe lutem se bashku me ta qe shpirti i tij i mire te gjeje paqen e merituar! sb”-shkruan Berisha.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Hesape të reja me numra të vjetër”/ Manjani “fshikullon” partitë politike

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani ka hedhur kritika të forta në drejtim të klasës politike në vend.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shkruan se partitë politike janë ende shumë të vjetra për të përballuar dekadën e tretë të shekullit që jetojmë.

Sipas Manjanit, na pëlqen ose jo, ky përceptim është gjerësisht i ngulur në mendjen e njerëzve.

“Na pëlqen ose jo, ky përceptim është gjerësisht i ngulur në mendjen e njerëzve. Dhe skanë faj, me thënë të drejtën.

Të njëjtat fytyra!
Të njëjtat parti!
Të njëjtat veprime!
Të njëjtat fjalë!

Njësoj! Si në fundshekullin e shkuar edhe në këtë dekadë të tretë të shekullit të ri.

Opozitarët thonë që qeveritarët janë më të këqinj se ne. Qeveritarët thonë se të këqijat e ish pushtetarëve janë më të këqija se të zezat tona! E mbani mend Shalsin e dekadës së shkuar?!

Njësoj! Gjithnjë koka pas.

Ishim më mirë kur ishim keq..!

Ftesa e vetme që i bëhet njerëzve është na zgjidhni ne se jemi më pak të këqinj. Kështu bëjnë të gjitha partitë, pa përjashtim!!!”-shkruan Manjani.

Më tej, ish-ministri thekson se nuk ka asnjë ndryshim, njerëzit thjeshtë votojnë, nuk zgjedhin.

LEXO EDHE:  Ndihmat nga tërmeti/ Ngjela: Shpirti human në bashkësi kombëtare të Shqipërisë po rilind

LEXO EDHE:  "Situata mjaft kritike"/ Meta: Shpresojmë tek ndihma e ndërkombëtarëve edhe në vijim

“Ndërkohë njerëzit nuk vendosin, nuk zgjedhin, thjesht votojnë.

Asnjë ndryshim!

Partitë kanë krijuar një realitet virtual rreth vetes. Flasin për suksese dhe për dashuri ndaj popullit, duke sharë kundërshtarin.

Njësoj, me të njëjtin ritëm si më parë!

Kulmi është kur partitë bëjnë debat edhe për hallet e Amerikës, Francës e Gjermanisë si në faqen 4 të Zërit të Popullit dikur.

Asnjë lidhje me Shqipërinë reale, me shpopullimin e frikshëm, me polarizimin ekstrem ekonomik e social, me ndasi të rënda sociale, pa shtet dhe me demokraci të dhunuar.

Asnjëra parti nuk thotë se si zhvillohet Shqipëria reale!!! Të gjitha merren me veten duke bërë ato hesapet e vogla elektorale.

Hesape të reja me numra të vjetër.

Njësoj, si gjithmonë!

Keq boll, me thënë të drejtën!

“Ma za ma keq”- thonë andej nga Shkodër-Lezha. Veçanërisht me ligjin anti-shpifje, keq është kjo puna e “zërit”…”-shkruan ish-ministri.

Por, pavarësisht kësaj, Manjani insiston që të ketë rotacion politik nëpërmjet zgjedhjeve politike.

“Megjithatë, vijoj të mbështes idenë e zgjedhjeve politike që kthejnë pluralizmin dhe garantojnë rotacionin!

Me atë që na ndodhet do kavërdisemi…”-përfundon postimin e tij Ylli Manjani./ CNA.al

LEXO TE PLOTE