LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fabjan Topollaj nxjerr zbuluar Veliajn/ S'organizon dot lajmërime, jo më situatë emergjence

3 Dhjetor 2019, 18:35, Politikë CNA
Fabjan Topollaj nxjerr zbuluar Veliajn/ S'organizon dot lajmërime,

Anëtari i Bordit drejtues të Bindjes Demokratike, Fabjan Topollaj deklaron se Bashkia e Tiranës nuk arrin të organizojë si duhet mbledhjet e këshilltarëve bashkiakë.

Në një postim në rrjetet sociale, Topollaj thotë se kryebashkiaku Erion Veliaj i lajmëron këshilltarët për mbledhjet vetëm 5 minuta para, ndërsa ngre dyshimet se si mund ta përballojë ky i fundit situatën e emergjencës civile.

?Ky kryetari i bashkise se Tiranes qe eshte bere si thes boksi ku shfryn nervat Kryeministri, lajmeron keshilltaret bashkiake qe kane mbledhje Keshilli ne oren 7, fiks ne 7 e 5, pra 5 minuta pasi ka filluar mbledhja.
Eshte qesharake qe Bashkia qe presupozohet te perballoje situaten e emergjencave civile ne kete gjendje te jashtezakonshme nuk organizon dot lajmerimin perpara kohe te mbajtjes se nje mbledhjeje.
Veliaj eshte me i vonuar se kryetarja e dorehequr e Bashkise Durres, dhe eshte e dhimshme se ne dore te kujt i kemi lene jetet tona?, shkruan Topollaj.

Gjithashtu anëtari i BD-së ironizon Veliajn, duke i kujtuar urdhrin publik të kryeministrit Edi Rama, i cili i tha se duhet të ngrihet në orën 4:30 të mëngjesit të lyejë vetë shkallët e pallatit të shkarravitura.

?PS. Nuk di te ndaj vetem nese njeriu qe eshte ngritur me urdher te shefit qe ne 4 e 30 te lyej shkallet e pallateve, i falen keto gafa apo jo??, përfundon ai./ CNA.al

Lajmet e fundit nga