Connect with Us

Ergys Mërtiri kallëzohet në Prokurori për përhapje paniku!?

Politikë

Ergys Mërtiri kallëzohet në Prokurori për përhapje paniku!?

Publikuar

-

Socialogu Ergys Mërtiri ka reaguar përmes  një postimi të gjatë në rrjetet sociale ku shkruan se është kallëzuar penalisht në Prokurori për shpifje e përhapje paniku.

Sipas Mërtirit, kjo ka lidhje me filmimet e djeshme, ku u fotografua një makinë duke shkarkuar qese ndihmash në Ministrinë e Mbrendshme.

Reagimi i plotë

Ndersa kthehesha ne darke nga Shengjini dhe Bupqi, ku derguam disa rroba femijesh per qytetaret e demtuar nga termeti, mesova se paskesha qene i kallezuar penalisht ne Prokurori per shpifje dhe perhapje paniku.

Ne fakt, “krimi” qe kisha bere, ishte, se kisha fotografuar nje makine teksa po shkarkonte qese ndihmash ne Ministrine e Brendshme, foto te cilat, faqja Aleanca per Mbrojtjen e Teatrit i publikoi, duke i kerkuar shpjegime ministrise per kete.

Nuk e di sa e vertete eshte se ka vertete nje procedim penal per dike tek aleanca. Personalisht nuk me ka komunikuar askush dicka zyrtare, por dje ka pasur nje akt te shemtuar me aktivisten Adriana Kalaja, te cilen kane dashur ta shoqerojne ne polici, pa asnje mandat, madje duke perfshire edhe njerez pa uniforme. Ligjerisht, ky quhet rrembim personi. Per kete Policia e Shtetit duhet te mbaje pergjegjesi.

Ne gjykimin tim, publikimi i pamjeve qe ngjallin dyshim, duke i kerkuar institucioneve perkatese shpjegime, eshte nje akt i demonstrimit te pergjegjesise qytetare. Ne gjykimin ushtarak te Sander Lleshajt, kjo quhet shpifje, vjedhje, ndersa aktivistet e qe e bejne kete, – te cilet jane ne fakt njerez te nderuar dhe respektuar publikisht (artiste, publiciste, aktiviste, te njohur) – konsiderohen “hajdute, pisa, e perverse pa nder”.

Nuk po merrem me gjuhen dhe histerine e ministrit, i cili, gjeti rastin te na shfaqe fytyren e vertete, pertej maskes se intelektualit te qete e buzagaz qe mban ne parlament, duke ruajtur qetesine edhe kur kundershtaret politike e masakrojne me akuza, nuk merrem as me barcaleta policesh si kjo e denoncimit te aleances ne Prokurori, por po ndalem me keqardhje vetem tek menyra sesi eshte degjeneruar ky shtet.

LEXO EDHE:  Gjyqtarja e diktaturës/ "Grabit" të pastrehët me prokurorin, për një apartament luksoz

Nje shtet si ky, komplet llesh e li, eshte burimi i vetem i panikut publik. I deshtuar plotesisht per te menaxhuar nje krize, i kapur gafil, ku ekipet e emergjences nuk kishin as kokore e doreza pune,- e lere me pajisje teknologjike normale, si kudo ne bote, – ku te mbijetuarit lihen rrugeve pa nje strehe, pa nje shtroje, pa buke… ky shtet gjen kohe te shpenzoje kaq urrejtje ndaj disa aktivisteve, te cilet vullnetarisht po rropaten prej ditesh, per te ndihmuar ne cdo fshat e cdo shtepi.

Aleanca per Mbrojtjen e Teatrit ka qene keto dite vatra e solidaritetit qytetar, duke derguar ne terren dhjetera ton ndihma ne dite, me kamione, furgone, makina… shtepi me shtepi. Dhjetera qytetare na jane bashkuar duke punuar gjate gjithe dites si vullnetare, per grumbullimin e kontributeve, menaxhimin, shperndarjen, paketimin etj. Aleanca ka hyre aty ku ky shtet ka deshtuar te hyje, ose nuk e ka care koken te hyje. E megjithate, ne vend ta falenderoje, kjo qeveri gjen kuraje ta sulmoje ate!”

Eshte cinike, sepse, ndersa qeveria fton njerezit 24 ore ne dite per solidaritet, nje bresheri mllefi leshohet kunder njerezve qe kane shfaqur solidaritetin me te madh ne kete vend. Mesa duket keta konsiderojne solidaritet vetem ate me qeverine.

Ne fakt, pergjigjen per akuzat e ministrit e kane dhene keto dite vete qytetaret e Tiranes. Me mijera njerez kane vizituar keto dite sheshin e teatrit duke dhuruar ndihmat e tyre, nderkohe qe cadra e Bashkise aty prane, qendronte bosh. Qytetaret treguan se besojne tek ne dhe jo tek ata, ndaj dhe akuzat e papergjegjshme te ministrit rendojne me te gjithe peshen e tyre mbi vete ate./CNA.al

 

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rama zbulon mesazhin e fundit me Bashën/ I kërkova bashkim

Publikuar

-

Nga

avokati zbulon marreveshjen

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar, për herë të parë, një mesazh që i ka dërguar kreut të PD-së, Lulzim Basha pas tërmetit të 26 nëntorit.

Rama tregoi se nuk kishte komunikuar me Bashën që prej kohës kur opozita ishte në parlament.
Me tej, kryeministri sqaroi se pas tërmetit i dërgoi mesazh Bashës ku i sugjeronte që të ishin bashkë.

LEXO EDHE:  Prokurori në Sarandë “zhduk” fenomenin natyror

LEXO EDHE:  Prokurori në Sarandë “zhduk” fenomenin natyror

“Unë i kam çuar një mesazh në ditët pas tërmetit për t’i kërkuar…sugjeruar që të jemi bashkë, dhe kaq. Komunikimi i fundit me të ka qenë kur PD, ka qenë ende në parlament”, tha Rama i ftuar në emisionin ‘Java’ në RTSH./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paloka “ultimatum” Ramës/ Ik! Sa më shpejt aq më mirë!

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i PD, Edi Paloka thotë se opozita e Bashkuar dhe 85% e shqiptarëve duan largimin e Edi Ramës sepse ai dështoi si kryeministër.

Sipas Palokës, ikja e Edi Ramës i hap rrugë zgjedhjeve të lira që njerëzit të vendosin vetë të ardhmen e tyre.

“Edhe pa kundërshtar përballë, Edi Rama tregoi se s’bën dot pa krimin. Shkodra, Vora, Vau i Dejës treguan se ai nuk heq dorë nga krimi dhe vjedhja e votave. Njësoj si në 2017 me Vangjush Dakon, Avdylajt me kompani, në 2016 me Damian Gjiknurin dhe Imer Lalën me shokë, Rama angazhoi gjithçfarë kriminelësh duke dëshmuar shqiptarëve dhe botës se me të nuk ka zgjedhje, s’mund të ketë zhvillim dhe integrim”, shkruan Paloka.

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë/ Rama është kthyer në objekt tallës

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë/ Rama është kthyer në objekt tallës

Më tej ai shprehet se sot qeveria “ka braktisur mijëra familje nëpër çadra dhe ka urdhëruar të dalin nga hotelet mijëra të pastrehë vetëm e vetëm që të mos prekë milionat që ndan me oligarkët.”

“Koha për pallavra ka mbaruar. Bën mirë ta dëgjojë thirrjen popullore që është kthyer në hymn: Rama ik! Sa më shpejt aq më mirë!!!”, përfundon Paloka./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Karriera politike e Salianjit, në pikëpyetje pas vendimit të Gjykatës?/ Flet avokati

Publikuar

-

Nga

Avokati i Ervin Salianjit, i ftuar mbrëmjen e sotme në studion e lajmeve në RTV Ora, është pyetur  lidhur me vendimin e Gjykatës që dënon ish deputetin e PD-së, dhe për këtë arsye nëse i rrezikohet karriera politike?!

Sipas avokatit, vetëm një vendim dënimi me 6 muaj burg do t’i rrezikonte karrierën politike për një periudhë të caktuar.

“Në fazën që ndodhemi tani nuk ka asnjë pasojë sa i përket ligjit të dekriminalizimit apo çdo ligji tjetër sepse Ervin Salianji dhe tre të pandehurit e tjerë konsiderohen të pafajshëm, deri në momentin që ka një vendim të formës së prerë, që është vendimi i Gjykatës së Apelit. Edhe në rastin e një vendimmarrje të Gjykatës së Apelit është çështja e pafajësisë, kthimi për rigjykim, dënim me gjobë.

LEXO EDHE:  Lëvizje surprizë/ Arta Marku ndryshime në Prokuroritë e rretheve

LEXO EDHE:  Çështja “Babale” në gjykatë/ Ja çfarë mund të ndodhë të martën me Ervin Salianjin

Të gjitha këto nuk e cënojnë karrierën politike të Ervin Salianjit. Vetëm një dënim me burgim mbi 6 muaj e cënon karrierën politike për një afat të caktuar.

Ndërkohë që çdo vendimmarrje tjetër nuk e cënon atë. Por, megjithatë ne, do vazhdojmë të gjitha mjetet e ankimit dhe e drejta do të dalë në një moment”, u shpeh avokati./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE