Connect with Us

“E keqja ka kaluar”/ Bozdo bën apel: Mos e shikoni shumë atë aplikacionin e tërmeteve

Sociale

“E keqja ka kaluar”/ Bozdo bën apel: Mos e shikoni shumë atë aplikacionin e tërmeteve

Publikuar

-

Inxhinierja e njohur Luljeta Bozdo ka qetësuar të gjithë shqiptarët lidhur me lëkundjet që kanë pasuar tërmetin e 26 nëntorit.

Bozdo shprehet se e keqja ka kaluar dhe nuk ka vend për panik.

“E keqja ka kaluar. nuk ka vend për panik. Mos e shikoni shumë atë aplikacionin e tërmeteve në telefon”, u  shpreh Bozdo.

LEXO EDHE:  Tërmeti tragjik në Turqi/ Shkon në 39 numri i viktimave

Ajo theksoi se në Shqipëri duhet të ndryshojë mënyra sesi ndërtohet. SIpas saj duhet të ketë me patjetër një riorganizim krej ndryshe për ndërtimet./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Ambasadorja e SHBA takim me Manastirliun/ Duhet të jeni vigjilent mbi koronavirusin, të zbatohen udhëzimet e OBSH

Publikuar

-

Nga

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ku në qendër të bisedimeve kanë qënë masat për mbrojtjen nga koronavirusi.

Sikurse bëhet e ditur nga vetë ambasada e SHBA, ambasadorja Kim ka theksuar rëndësinë e të qenurit vigjilent ndaj këtij virusi si dhe zbatimin e udhëzimeve të OBSH.

“Gjatë bisedës së saj me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirlliu, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Kim diskutoi rëndësinë e të qenurit vigjilent mbi koronavirus dhe zbatimin e udhëzimeve të Organizatës Botërore të Shëndetit. Ato biseduan gjithashtu edhe klimën e kujdesit shëndetësor në Shqipëri si dhe risitë në modernizimin e kujdesit shëndetësor”, njofton ambasada e SHBA.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Fëmija 9 vjeç vuan nga sëmundja e rëndë/ Familja apel për ndihmë

Publikuar

-

Nga

Një apel për ndihmë ka mbërritur së fundmi nga një familje nga qyteti i Kukësit.

Djali i tyre,  Elio Rexhmati, vetëm 9 vjeç është identifikuar me një sëmundje e rëndë, dhe për t’ia dalë mbanë ai ka nevojën e të gjithëve.

Familja bën të ditur se 9-vjeçari mund të kurohet në Gjermani, por për këtë nevojitet një shumë prej 224.000.00 €.

Elio Rexhmati është diagnostikuar me një sëmundje të rëndë, e quajtur LIMFOM MALINJE B-NHL.

“Apel për ndihmë! Elio Rexhmati, djali 9 vjeçar nga Kukësi kërkon ndihmën e të gjithëve ne për t’ja dalë mbanë. I diagnostikuar me sëmundjen LIMFOM MALINJE B-NHL ,per të cilën familjes i nevojiten 224.000.00 € për shërimin e femijes së tyre, lind nevoja per te kerkuar kontributin tuaj financiar. Kurimi i tij bëhet i mundur jashtë vendi , në Gjermani , falë ndihmës sonë të përbashkët. Kontributi juaj vlen shumë për jetën e tij! Ju lutemi, të gjithë së bashku le ti falim përsëri buzeqeshje dhe jetë Elios! Ju falenderojm per çdo kontribut tuajin”-thuhet në apelin për ndihmë të mbërritur në radaksinë e CNA.al.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Keni bërë plane për fundjavën?/ Moti do t’iu surprizojë

Publikuar

-

Nga

Për të gjithë ju që keni bërë plane për fundjvën, duket se edhe moti është në favorin tuaj.

Sipas SHMU, ditën e sotme do të kemi mot të kthjellët në të gjithë territorin, përjashtuar vranësirat kalimtare në relievet malore. Era do të jetë nga kuadrati i Veriut me shpejtësi deri në 25m/sek.

Po ashtu edhe ditën e Diel vendi do të vijojë të ketë mot të kthjellët në të gjithë territorin, përjashtuar vranësirat kalimtare në relievet malore.

LEXO EDHE:  Tërmeti tragjik në Turqi/ Shkon në 39 numri i viktimave

LEXO EDHE:  Tërmeti i 26 nëntorit/ SHBA dhuron 330,000 dollarë pajisje për raste emergjencash

Era do të jetë nga kuadrati i Veriut me shpejtësi deri në 8m/sek.

LEXO TE PLOTE