Connect with Us

E ardhmja e Britanisë së Madhe është në rrezik

Blog

E ardhmja e Britanisë së Madhe është në rrezik

Publikuar

-

Nga Martin Kettle ”The Guardian”

* Nëse konservatorët fitojnë shumicën në zgjedhjet parlamentare të 12 dhjetorit, ata do të kërkojnë një mandat për “përmbyllur Brexit”. Për pasojë, ekziston një mundësi tejet reale, që kur të mbahen zgjedhjeve e ardhshme të planifikuara parlamentare në vitin 2024, Britania e Madhe siç e njohim sot, të mos ekzistojë më.

Deri atëherë, Skocia mund të ketë votuar pro referendumit, për t’u bërë një vend i pavarur. Irlanda e Veriut, mund të ketë votuar për t’ju bashkuar Republikës së Irlandës. Por këto gjëra vështirë se do t’i dinit, nëse do të ndiqni fushatat elektorale të partive politike. Në debatin midis Boris Xhonson dhe Xheremi Korbinit, pati shumë diskutime mbi Brexit.

Por asnjë diskutim mbi pasojat e tij për pjesët e Britanisë së Madhe – Skocia dhe Irlanda e Veriut – që nuk kanë votuar pro saj. Dhe nuk pati asnjë fjalë të vetme, edhe për efektin e Brexit në ndarjet ende të thella në Irlandë. Është diçka e pabesueshme.

Gjatë 3 viteve të kaluara, çështja e Irlandës, ka qenë në zemër të argumenteve kryesore pro Brexit. Por tani, drejtuesit e dy partive kryesore britanike, nuk po thonë absolutisht asgjë. Për herë të parë në debatin politik britanik, u duk sikur Irlanda thjesht nuk ekzistonte.

Kjo mungesë vëmendjeje, shpërfill 2 sfida ekzistenciale ekzistuese për kohezionin e vendit. Skenari që Skocia dhe Irlanda e Veriut, të pushojnë së qeni pjesë e një unioni me Anglinë dhe Uellsin pasi Brexit, nuk është si një rufe në qiell të pastër. Qeveria nacionaliste skoceze, e ka bërë të qartë që prej vitit 2017, se po kërkon sërish një referendum për pavarësinë, pasi dëshiron që Skocia të përjashtohet nga Brexit.

Të mërkurën, Partia Kombëtare e Skocisë (SNP) e përsëriti kërkesën e saj, që referendumi të mbahet vitin e ardhshëm. Unionistët e Irlandës së Veriut, janë kundër një marrëveshje mbi Brexit, që do t’i shkëpuste ata nga Britania. Megjithatë, as kjo nuk bën pjesë në debatin kryesor të fushatës.

Krye-laburisti Korbin ka deklaruar se ai nuk do të lejojë SNP-në të mbajë një referendum të dytë për pavarësi, të paktën në 2 vitet e para të një qeverie laburiste. Ndoshta gjërat do të përmirësohen në 2 javët e mbetura të fushatës. Por mos shpresoni shumë.

Kjo për faktin se fushatat “kombëtare” të 3 partive kryesore, synojnë shumicën e votuesve anglezë. Dhe kjo është logjike, meqë Anglia siguron 533 nga 650 deputetët në Dhomën e Komuneve (82 për qind të totalit). Manifesti i konservatorëve, përmban shumë retorikë në lidhje me Mbretërinë e Bashkuar.

LEXO EDHE:  2019-a po na lë me një botë të përçarë

Ai pretendon se “Mbretëria e Bashkuar, është bashkimi më i suksesshëm politik dhe ekonomik në histori”. Por kjo retorikë nuk vlen aspak, përballë sondazhit të “YouGov” në qershor të këtij viti, që tregoi se 63 përqind e anëtarëve të Partisë Konservatore ishin të gatshëm të pranonin pavarësinë e Skocisë, dhe 59 për qind ishin pro një Irlande të bashkuar, me kushtin që Brexit të shkojë deri në fund.

Dhe qasja e manifestit, është e kundërt me mënyrën përbuzëse sesi konservatorët nën drejtimin e Tereza Mejit apo Xhonsonit, i trajtuan reagimet në Skoci dhe Irlandën ne Veriut pas Brexit. Ndërkohë, problemi i laburistëve është krejtësisht i ndryshëm. Manifesti i tyre, ka shumë më pak fjalë mbi unionin.

Në fakt termi ”Mbretëri e Bashkuar” nuk ndeshet askund në 107 faqet e saj. Partia Laburiste ka një politikë unioniste ambicioze. Ajo thotë se është kundër pavarësisë së Skocisë, për të cilën mendon se do të ishte “ekonomikisht shkatërruese”.

Skocisë nuk i duhet pavarësia, por paratë, thonë laburistët, që premtojnë “investime transformuese” me vlerë “rreth 100 miliardë stërlina”. Manifesti i Liberal Demokratëve, ndalet tek një problem tjetër. Ai është i vetmi që ka gjëra të reja, në lidhje me mënyrën se si Mbretëria e Bashkuar, mund të funksionojë më mirë me një kushtetutë.

Por problemi është se propozimet e kësaj partie, nuk po merren mjaftueshëm seriozisht nga dy partitë e mëdha, ndaj ato kanë pak mundësi të materializohen. Brexit i ka shtuar kërcënimet për Britaninë e Madhe. Ndoshta, siç është shprehur kohët e fundit historiani Dejvid Rejnolds, këto probleme janë krijuar nga vetëkënaqësia e gjatë e Britanisë së pas luftës së dytë botërore me institucionet e saj.

Por sot, kundërshtarët e këtyre institucioneve janë më të zëshëm, më të artikuluar dhe më të vendosur për reformimin e tyre. Nëse asnjëra nga partitë kryesore, nuk mundet të flasë për bashkimin kombëtar në mënyrat përmes së cilave mund të përgjigjen shumica e kombeve përbërëse, atëherë kush tjetër mundet? Pa zëra të besueshëm për të folur në mbrojtje të tij, unioni, siç mund ta zbulojmë së shpejti, mund të jetë diçka që i përket së kaluarës./ Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

SHBA-së i duhet një plan më i mirë për të frenuar Iranin

Publikuar

-

Nga

Nga Max Boot “The Washington Post”

* Ta quash ambasadën amerikane në Bagdad thjesht një mision diplomatik, do të thotë të shpërfillësh hapur shtrirjen dhe madhësinë e saj. Me një shtrirrje prej 104 hektarësh, kompleksi është thuajse sa madhësia e qytetit të Vatikanit, duke pasur gjithçka që nevojitet për mijëra diplomatët që ndodhen brenda mureve të trasha rrethuese.

Prandaj ishte tronditës lajmi se qindra përkrahës të Kataib Hezbollah, një grupim militant i mbështetur nga Irani, u futën me forcë në kompleks ditën e martën dhe sulmuan postblloqet. Për cilindo amerikan të brezit tim, kjo ngjarje na kujtoi kujtimet e tmerrshme të krizës së pengjeve iraniane në vitet 1979-1981.

Madje protestuesit bërtisnin të njëjtin parullë “Vdekje Amerikës!”, ashtu si pengmarrësit iranianë dikur. Fatmirësisht, pushtimi i ambasadës amerikane të martën mori fund shumë shpejt pa u dëmtuar askush, pasi forcat irakene të sigurisë arritën të rivendosnin me shpejtësi rendin.

Gjithsesi, kjo ngjarje është një tjtër kujtesë e konfliktit të vjetër SHBA-Iran. Në fakt, gjatë 41 viteve të fundit, Irani ka përdorur disa taktika të luftës guerrile, duke e lënë SHBA-në në dilemë se si të reagojë ndaj tyre. Në vitet 1980, forcat e mbështetura nga Irani morën peng dhjetëra amerikanë në Liban, shkatërruan ambasadën, por edhe kazermat e marinsave amerikanë në Bejrut, duke shkaktuar qindra të vrarë.

Presidenti Ronald Regan ishte aq i dëshpëruar për lirimin e pengjeve, sa ishte i gatshëm t’i shiste Iranit raketa, një manovër në prapaskenë që shpërtheu më vonë në skandalin më të madh të asaj  administrate. Në vitin 1987, Regan dërgoi forcat detare për të parandaluar Iranin të bllokonte hyrjen e anijeve në Gjirin Persik, si pjesë e luftës së tij kundër Irakut.

Ndërkohë pas pushtimit amerikan të Irakut në vitin 2003, milicitë e sponsorizuara nga Irani vranë qindra anëtarë të shërbimit ushtarak amerikan. Presidenti Xhorxh Ë.Bush e denoncoi Iranin si pjesë të “Boshtit të së Keqes”, por hezitoi me mençuri të përshkallëzonte armiqësitë mes 2 vendeve.

Shtetet e Bashkuara u përfshinë në një përplasje të kontrolluar, pa nisur një luftë tjetër kundër një kombi me 81 milionë njerëz. Iranianët përfituan nga vendimi i keq-këshilluar i Bushit për të rrëzuar nga pushteti armikun e tyre të vjetër Sadam Husein, për të shtrirë ndikimin e tyre në të gjithë Irakun, nën hundën e amerikanëve.

Irani ishte lojtari kryesor edhe në Liban. Gjatë 2 dekadave të fundit, ai është bërë lojtari kryesor në Irak, Siri dhe Jemen. Sot ndikimi i Iranit shtrihet nga Teherani në Bejrut. I vetmi reagim efektiv i SHBA-së ndaj kërcënimit Iranian, që nga operacionet e kufizuara ushtarake të Reganit në Gjirin Persik, ishte vendimi i presidentit Barak Obama për të nënshkruar një marrëveshje me Iranin në vitin 2015, për ngrirjen e programit të tij bërthamor.

LEXO EDHE:  Ja pse përgjumemi, kur konsumojmë një vakt të rëndë ushqimor

LEXO EDHE:  Nënkomiteti i 8-të BE-Shqipëri/ Reforma në Drejtësi të përputhet me rekomandimet e Komisionit të Venecias

Por ajo marrëveshje, nuk bëri asgjë për të frenuar lojën e Iranit për më shumë pushtet në rajon. Madje, mund ta ketë nxitur atë, për shkak të heqjes së sanksioneve ekonomike. Presidenti Donald Trump doli nga marrëveshja bërthamore në vitin 2018, dhe vendosi sanksione të reja ekonomike ndaj Iranit në vitin 2019.

I shtyrë në një cep të ringut, Irani dhe micilitë e mbështetura prej tij, akuzohen si përgjegës për sulmet ndaj cisternave të naftës në Gjirin Persik, për sulmin ndaj një avioni amerikan, për sulmin me raketa të një rafinerie nafte në Arabinë Saudite, dhe më së fundi për goditjen me raketa të një kompleksi afër Kirkukut në Irak.

Sulmi i fundit, që shkaktoi vdekjen e një eksperti dhe plagosi 4 trupa amerikane, e detyroi Trumpin të hakmerrej përmes disa sulmeve ajrore nëpër Irak dhe Siri, që vranë 25 anëtarë të grupimit Kataib Hezbollah, milicisë së mbështetur nga Irani, e cila fajësohej për sulmin me raketa, dhe që shkaktoi një zemëratë të madhe anti-amerikane.

Pushtimi i ambasadës ishte sulmi i radhësi i Iranit, si një mesazh se ai nuk do t’i përkulet presionit amerikan. Tani është radha juaj zoti Trump. Shtetet e Bashkuara kanë vetëm 2 rrugë për të dalë nga kjo krizë përshkallëzuese:lufta ose bisedimet. Një luftë me Iranin, mund të jetë “nëna” e të gjitha rrëmujave. Ajo mund të dalë lehtësisht nga kontrolli.

Prandaj është më mirë të negociohet. Dhe kjo do të nënkuptonte përpjekjen për të hartuar një marrëveshje të re, dhe më të ashpër se e para në aspektin e kufizimeve ndaj Iranit, në këmbim të heqjes së sanksioneve nga SHBA-ja. Por Trump po shfaq pak interes, si për të negociuar ashtu edhe luftuar.

Ai ka zhvilluar një luftë ekonomike kundër Iranit, ndërsa nga ana tjetër s’ka bërë asgjë për të frenuar agresionin iranian në rajon. Në fakt, me tërheqjen e trupave amerikane nga një pjesë e Sirisë Veriore, ai ka lejuar shtrirjen e ndikimit iranian. Pra, jemi mbërthyer në skenarin më të keq të mundshëm:Irani po zhvillon sërish një konflikt me intensitet të ulët, ndërsa SHBA-ja nuk ka sërish ka një përgjigje efektive./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Çfarë ndodhi me veshin e piktorit të famshëm holandez Vinsent Van Gog?

Publikuar

-

Nga

Për shumë njerëz, Vinsent Van Gogu, cilësohet si një artist me një shpirt të trazuar, që vuante nga një sëmundje e tmerrshme mendore. Thuhet se ai pinte shpesh bojën që përdorte për të realizuar krijimet e tij, dhe do të pinte edhe turpentinë, një lëng pa ngjyrë që nxirret nga rrëshira e disa drurëve, dhe që përdoret për përgatitjen e bojërave, si një mënyrë për të kryer vetëvrasje.

Një nga historitë më të përhapura mbi të dhe betejat e tij me sëmundjet mendore, është momenti kur ai vetë-preu njërin nga veshët. Gjithsesi, raporte të reja tregojnë se ai ndoshta nuk e ka kryer vetë këtë akt.

Është një nga historitë më të diskutuara në të gjithë historinë e artit. Ndodhi më 23 dhjetor 1888, kur Van Gogu, gjatë njërës prej krizave të tij, preu veshin e tij me një brisk rroje. Ky akt i tmerrshëm, është i dokumentuar në shumë prej tabllove dhe vizatimeve të tij, si autoportreti i tij me vesh të fashuar.

Disa historianë të artit, thonë tashmë se ekziston një provë e mundshme që Van Gogu nuk e vetë-preu veshin  tij, por e humbi atë gjatë një sherri me mikun e tij piktor Pol Gogen. Ata besojnë se Gogen nuk donte të jetonte më në një shtëpi me Van Gogun, dhe e lajmëroi këtë të fundit se do të largohej nga e famshmja “Shtëpi e Verdhë” në Arles të Francës, dhe do të riniste ekskursionet e tij në vende të ndryshme.

Por artisti holandez nuk ishte dakord. Mes mes tyre pati një debat verbal, që degradoi në një përleshje fizike, gjatë së cilës Gogen nxorri një shpatë dhe ia preu veshin Van Gogut. Nuk dihet me saktësi se pse Gogen mbante me vete një shpatë vete, apo pse ndjeu nevojën për ta përdorur atë.

Por besohet gjerësisht se ajo mund të ishte qenë pjesë e mjeteve të tij të përditshme, përderisa ai kishte shumë passion sportin e skermës. Ndërsa nuk ka asnjë provë shterruese për këtë hipotezë, shumë historianë tregojnë si prova letrat dhe vizatimet e Van Gog. Në një nga letrat e tij të shumta drejtuar të vëllait Teo, Van Gog shkruan se si Gogen harroi në shtëpi shpatën dhe dorezat.

LEXO EDHE:  Kushte të reja për negociatat/ Rama: BE, më e ngurtë dhe në vështirësi

LEXO EDHE:  Nënkomiteti i 8-të BE-Shqipëri/ Reforma në Drejtësi të përputhet me rekomandimet e Komisionit të Venecias

Ndërkohë ekziston edhe një skicë e njërit vesh nga Van Gogu, me nënshkrimin “iktus” në pjesën e poshtme, që është një term latin i sportit të skermës, që do të thotë “qëllo!”. Sidoqoftë, as kjo teori e re nuk është e pakontestueshme. Shumë historianë të tjerë të artit nuk pajtohen me të, duke theksuar se në fakt s’ka asnjë provë konkrete të këtij pretendimi. Ndërsa ata thonë se mund të ketë ndodhur, e vërteta nuk mund të mos merret vesh kurrë.

Qetësia e Van Gogut rreth këtyre historive, mund t’i detyrohet një “pakti të heshtjes” që arritën me njëri-tjetrin që të dy artistët. Në fjalën e tij të fundit drejtuar Gogen, ai thotë:Nëse ju e mbyllni gojën, po kështu do bëj edhe unë!”. Kjo mund të mos thotë asgjë, ose ka qenë ndoshta një referesncë ndaj paktit të tyre, për të mos lejuar zbardhjen e të vërtetës mbi veshin e tij prerë.

Gjithsesi, shumë studiues thonë se ishte mënyra e Van Gogut për të mbrojtur miqësinë e tij me Gogen, ajo që parandaloi shkuarjen në burg të njërit prej miqve të tij të pakët, për atë akt të tmerrshëm. Sidoqoftë, kjo gjë mund të mos ndodhte kurrë.

Kur Gogen e braktisi Van Gogun për të ndjekur aventura të tjera, piktori holandez ra në një depresion edhe më të thellë. Van Gogu e mori veshin e tij të prerë që e kishte ruajtur, e mbështolli me një leckë të pastër, dhe më vonë ia dha një prostitute të re që punonte në një shtëpi publike, në shenjë dashurie për të.

Ajo u tmerrua nga ajo që pa, dhe paralajmëroi autoritetet. Van Gog u rimbyll në një spital psikiatrik. Ai u mbajt nën kujdesin e mjekëve më profesionistë të kohës. Gjithsesi, artisti kishte vuajtur tmerrësisht shumë, dhe gjithçka i ishte neveritur. Më 29 korrik 1890, ai kreu vetëvrasje duke qëlluar e veten me një pistoletë, duke marrë me vete në varr edhe sekretet e këtij misteri./ Thevintagenews.com-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Si ta përballoni depresionin pas pushimeve, dhe t’i riktheheni jetës së përditshme

Publikuar

-

Nga

Shumica e njerëzve mezi i presin pushimet e festave të fundvitit, por depresioni pas pushimeve mund të jetë goxha i vështirë të përballohet. Entuziazmi që shoqëron festat, është shumë i madh. Por mbarimi i pushimeve, mund t’i lërë vendin depresionit. Pas pushimeve, të gjithë duhet të rikthehemi në punë.

Ndërsa disa njerëz punojnë edhe gjatë pushimeve, ose marrin vetëm disa ditë pushim. Të tjerët pushojnë për disa javë. Dhe kur pushimet mbarojnë, rikthimi në punë mund të jetë në vetvete tejet dëshpërues. Ja disa këshilla se si mund ta përballoni përfundimin e pushimeve:

1. Planifikoni pushimet e rradhës

Edhe pse mund të tingëllojë disi e çuditshme, përgatitja për festat e ardhshme, mund t’iu lehtësojë disi nga gjendja e rënduar emocionale që jeni duke përjetuar. Po, festat e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri kanë përfunduar. Por kjo s’do të thotë që s’mund të bëni plane për festat e ardhshme. Nëse pushimet i keni kaluar duke udhëtuar, dhe po mendoni të udhëtoni sërish vitin e ardhshëm, atëherë bëni që tani një planifikim paraprak.

2. Merrni sa më shumë rreze dielli

Depresioni sezonal, i godet njerëzit më shumë gjatë stinës së dimrit. Por pushimet dhe argëtimi mund të ndihmojnë përkohësisht në ngritjen e gjendjes tuaj shpirtërore. Atëherë, çfarë ndodh kur argëtimi mbaron? Ndoshta depresioni pas pushimeve. Për këtë arsye, duhet të siguroheni që të merrni sa më shumë rreze dielli që të jetë e mundur, për ta furnizuar trupin tuaj me vitaminën D. Ajo njihet si një anti-depresiv i fuqishëm.

3. Mbajeni veten të zënë me diçka

Nëse pushimet i keni pasur plot aktivitete fizike, kur ato mbarojnë, ju nisni të ndiheni befas të plogësht. Nëse e ndjeni se po ju “mbyt” dembelizmi, atëherë ngrihuni dhe gjeni diçka për të bërë. Merruni me ndonjë aktivitet që e keni qejf, shkoni në palestër, apo nisni një projekt të ri. Ja një ide:pse të mos ndihmoni vullnetarisht dikë që është në nevojë.

4. “Përjetësoni” momentet e kaluara gjatë pushimeve

LEXO EDHE:  “Numri magjik” i Danbar/ Ja pse një njeri mund të ketë realisht vetëm 150 miq të afërt

LEXO EDHE:  Nënkomiteti i 8-të BE-Shqipëri/ Reforma në Drejtësi të përputhet me rekomandimet e Komisionit të Venecias

Me siguri që gjatë pushimeve keni bërë shumë foto. Tani është koha e mirë që t’i shkoni t’i lani ato, dhe t’i vendosni në albumt familjare. Kjo gjë do t’ju ndihmojë të “fiksoni” momentet më të bukura gjatë festës, dhe ju jep motivimin e duhur për të planifikuar festën tuaj të rradhës.

5. Mësoni diçka të re

Kjo është një ide e përgjithshme, por jashtëzakonisht e mirë. Ju mund të mësoni një aftësi të re, apo një aftësi që e zotëroni tashmë, por që është “ndryshkur” me kalimin e kohës. Nëse doni të mësoni diçka krejtësisht të re, atëherë ndoshta mësimi i një gjuhë të re të huaj, do të ishte një fillim i shkëlqyer.

6. Është koha për një reflektim të brendshëm

A e dini se pushimet, mund të shërbejnë edhe si një lloj “arratie” nga jeta e përditshme? Shumë njerëz i shijojnë pushimet, por më pas e kanë të vështirë t’i kthehen pa problem jetës së tyre të përditshme, në punë ose në shtëpi. Ndaj kur pushimet mbarojnë, është mirë që të bëni një hap pas, të kaloni disa ditë ose një javë duke reflektuar mbi jetën tuaj, duke e pyetur veten nëse jeni vërtet të lumtur.

Nëse nuk jeni të lumtur, tani është koha të filloni të bëni ndryshimet e duhura për të përmirësuar jetën tuaj. Mos harroni:mos merrni vendime të nxituara menjëherë pas pushimeve, por sigurohuni ta vlerësoni jetën tuaj të përditshme, dhe të përshtateni sipas rrethanave.

7. Kaloni më shumë kohë duke e “pastruar” mendjen

Pushimet sjellin jo vetëm rrëmujë nëpër shtëpi, por e ngarkojnë shumë edhe trurin tuaj. Prandaj kur ato të përfundojnë, është mirë t’i riktheheni meditimeve ose lutjeve, ose çfarëdolloj gjëje që mendoni se funksionon për ju. Nëse nuk keni ndonjë besim shpirtëror, atëherë sërish mund të përqendroheni në të tashmen, duke refuzuar mendimet apo idetë e padëshiruara nga të tjerët./ Learning Mind-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE