Connect with Us

Denoncimi në “Fiks Fare” / Çfarë fshihet pas shëmbjes së hotel “Palmës”

Denoncim

Denoncimi në “Fiks Fare” / Çfarë fshihet pas shëmbjes së hotel “Palmës”

Publikuar

-

Tërmeti shkatërrimtar që goditi vendin tonë mëngjesin e të martës përveç humbjes së jetëve, la pas edhe shumë godina të shembura dhe objekte në rrezik shembje, sidomos në qytetin e Durrësit.

Në gërmadhat e tyre humbën jetë njerëzish nga fëmijët e deri tek të moshuarit. Shumë prej tyre nuk arritën që të nxirreshin në kohë nga gërmadhat dhe humbën jetën. Pavarësisht këmbënguljes dhe punës së palodhur të bërë nga skuadrat e shpëtimit.
Pas kësaj katastrofe natyrore, gati një javë pas tërmetit, ku shumë banorë kanë humbur jo vetëm familjarë por edhe banesa apo investimin e një jetë të tërë, prokurorinë duket sikur e ka zënë gjumi. Identifikimi i objekteve të shembura është shumë e lehtë për t’u bërë, por ende nuk ka asnjë të ndaluar për t’u pyetur në lidhje me ngjarjen, asnjë ndërtues, drejtues teknik, kryetar bashkie apo koluaudatorë që kanë firmosur lejet e ndërtimit apo relacionet e këtyre lejeve, nuk është ndaluar.

Një ndër këto objekte, ishte dhe Hotel Vila Palma në zonën e plazhit Durrës që u shemb gjatë tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit. Në rrënojat e këtij hoteli humbi jetën një person, ndërsa skuadrat e shpëtimit pas shumë orësh kërkime fatmirësisht arritën që të nxjerrin që aty të gjallë tre persona.
Hotel Vilma Palma është ndërtuar që në vitin 2005. Leja e ndërtimit për këtë objekt, fillimisht 4 katësh është dhënë në vitin 2005 nga ish Komuna Rrashbull.

Investitor ishte Dëshira Qato, në atë kohë Drejtore Urbanistike. Sipas dokumentacionit rezulton se në vitin 2008 është marrë një tjetër shtesë kati, lokal plus papafingo. Sot pavarësisht se leja është dhënë për 6 kate, nuk ka asnjë informacion nga Njësia Administrative Rrashbull për dy kate të tjera shtesë, të cilat mendohen të jenë bërë pa leje. Fiksi u interesua pranë kësaj njësie ku intervistoi edhe inxhinierin Pasho Beqiri, i cili në atë kohë ka qenë edhe sekretar i KRRT-së. Kohë kur është dhënë leja e ndërtimit. Sipas tij dhe dokumentacionit që rezulton në ish komunë, leja e ndërtimit është dhënë në bazë të një relacioni të sjellë nga ndërtuesi dhe investitori. Ai pretendon se janë pikërisht këta të fundit bashkë me supervizorin dhe kolaudatorin që duhet të mbajnë përgjegjësi për këtë tragjedi që ka ndodhur.

Ai thotë se konstruksioni metalik mund të jetë edhe shkaku i rrëzimit të objektit, i favorizuar edhe nga katet shtesë. Gjatë shfletimit të dokumentacionit u vu re, që nëse investitori ishte Dëshira Qato, kolaudimi i objektit ishte bërë nga Arben Qato, bashkëshorti i saj.

Emri i Dëshira Qatos nuk është një emër i panjohur për publikun. Në fillim të vitit 2019 ajo ishte një nga punonjësit e bashkisë Kavajë, të cilën IKMT, e kallëzoi penalisht nën akuzën, shpërdorim detyre, si Drejtore e Kontrollit, Zhvillimit Urbanistik dhe Pronave.

Ajo akuzohet që së bashku me një grup punonjësish duke vepruar ,apo mosvepruar, në dhënien e lejeve të ndërtimit, apo kontrollit të ligjshmërisë, kanë cënuar interesin publik në të paktën shtatë objekte shumë katëshe të ngritura në territorin e Bashkisë Kavajë. Në dosjen e ndërtimit të Vilmës Palma, rezulton se ish drejtoresha e Drejtorisë Urbanistike Golem, dhe së fundmi Drejtore Urbanistike në Kavajë të jetë një nga pronaret dhe investitorja e Hotel Vilma Palma. Ndërsa bashkëshorti i saj, Arben Qato ishte kolaudatori i këtij ndërtimi i cili ka firmosur dhe vulosur se objekti ishte ndërtuar brenda të gjitha parametrave.

Objekt mbi të cilën u shtuan nga viti në vit katet, deri sa nuk mbajti më, dhe fuqia e tërmetit shkatërrimtar e shembi duke zënë poshtë 4 persona, ndër të cilët fatkeqësisht, njëri prej tyre humbi edhe jetën./ Top Channel/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

“Rryshfetxhinjë dhe gjobvënës!”/ Tatimet dhe ISHP presion biznesit të vogël

Publikuar

-

Nga

“Rryshfetxhinjë dhe gjobvënës!”/ Tatimet dhe ISHP presion biznesit të vogël

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari i cili denoncon presionin nga tatimorët dhe ISHP ndaj biznesit të vogël.

Denoncuesi i cili është pronar i një biznesi të vogël, shkruan se është presionuar dhe ndëshkuar pa të drejtë nga inspektorët e tatimeve, pasi sipas tij, donin rryshft.

“Ryshfetxhinje, gjobvenes, vrases te biznesit!

Miq, narkobandite tatimor dhe te ISHP te narkoshtetit te Edvin Hajdutit versulen si ujqer te vdesin me ryshfete dhe gjoba bizneset!



Ne nje biznes te vogel familjar me siperfaqe 15 meter katror, horra me uniforme narkoshteti vendosin gjoba edhe 10.000.000 dhe 500.000

Lexoni mesazhin e biznesmenit dixhital. sb

Pershendetje doktor!
Une qe po ju shkruaj kam nje biznes familjar 15 metra katror,i marri ka leshuar Tatimoret dhe ISHP duke na bere presione nga me te tmerrshmet,diten e premte me vijn Inspektoret e tatimeve pasi bene verifikimin dhe ishte cdo gje ok nuk donin te dilnin nga dyqani pa nxjerr dicka sepse donin rryshfet,por ne diskutim e siper me nxjerrin pretekstin qe pse nuk mban bllok shit-blerjesh,ju them jam biznes i vogel dhe jo me tvsh,aty filluan me presione duke i thene njeri -tjetrit bejm aktkonstatimin dhe ta gjobisim si subjekt 500.000 leke,por duke i kapur ne argumenta dhe ku bazoheni per ndershkimin aty u terhoqen e iken si cerra,sot dite e hene sa e hap me vijne ISHP,duke pastruar dyqanin me thone pse nuk e ke vendosur masken,per kete shkelje protokolli gjobitesh me 10.000.000 leke,ju shpegoj qe e para po laj dyqanin me sulucion,e dyta nuk kam njerez te tjere ne biznes,dhe e treta sa e kam hapur!Por ju perse nuk i filloni ndershkimet nga autobuzat e Lali Erit qe i bejne njerzit paket nga 100-150 posagjere dhe ku mbi 80% prej tyre jane pa maska,apo me qendrat tregtare ku edhe aty e njeta situat,pa u futur ke administrata shtetrore ku askush prej jush nuk e mban masken ne istitucionet perkatese,mbasi e pane qe ishin ne shkelje flagrante dhe me urdher partie iken edhe keta si parazit!
Por realisht po na bejne presion te madh doktor,dhe imagjinoje neve biznesit te vogel qe nuk po mbulojm dot as shpenzimet por jemi drejte falimentit!
Nese e publikon do te falenderoja sinqerisht se jeni i vetmi institucion ku mund te ankohemi per bandat gjobvense te kesaj qeverie mafioze!”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Sandër Lleshaj, “kapteri” me limuzinë

Publikuar

-

Nga

"Kapter" Sandër Lleshaj reagon për makinën luksoze/ CNA.al i përgjigjet

Erdhi si ministër i Brendshëm me imazhin e gjeneralit, dorëzoi edhe gradat e tij. Por Sandër Lleshaj duket se tashmë është kthyer në “kapterrin” publik me limuzinë. Megjithëse makina e tij është një BMW luksoze, të cilën nuk e ka as kryeministri dhe asnjë ministër tjetër në Shqipëri.

Makina me targa Gjermane, te Policia e Shtetit

Një mjet që i duhej “kapterr Lleshit” për të shitur mend, apo për t’u rehatuar kohët e fundit të pushtetit të tij, si ministër.

Makina me targa shqiptare, te Ministria e Brendshme

Njeriu i skandaleve, i një pasurie të dyshimtë dhe të fshehur në Gjirin e Lalzit. Një vilë e padeklaruar, që nuk është në emrin e tij.

Bëhet ministër i Brendshëm dhe mbyt qytetarët me gaz lotsjellës. Më pas disa skandale përfshijnë Ministrinë e Brendshme. Që nga emërimet në Policinë e Shtetit, tenderat e zhvilluara dhe së fundi një mjet me një vlerë 100 milionëshe blihet me një formulë ekstraligjore, sillet në Shqipëri me targa gjermane.

Një mjet i blerë për Oficerin e Kontaktit në Ambasadën Shqiptare në Berlin, që tashmë shëtit në Tiranë me targa falso, pa siguracion dhe në të “shtrihet” Sandër Lleshaj, “kapterri” në krye të Ministrisë së Brendshme, që udhëheq Policinë e Shtetit dhe strukturat më të rëndësishme të qeverisë shqiptare.

Lleshaj me makinën luksoze para parlamentit

Përgjegjësi për rendin dhe sigurinë duhej të kishte mjetin e tij luksoz për strategjitë politike të institucionit. Dhe tani është fshehur pas “gishtit”.

Ai makinën nuk e fut do në xhep, as qeveria nuk mund të fshehë skandalin, tentoi që të shmangë përgjigjet zyrtare, duke fshehur dokumentat.

Policia e Shtetit nuk i përgjigjet të dhënave që kërkohen në lidhje me mjetin. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor gënjen publikisht, duke thënë se nuk jep të dhëna private.

Në fakt Sandër Lleshaj, “kapterri” në krye të Ministrisë së Brendshme, nuk mund ta fshehë dot mjetin e tij.

Ne e kemi paralajmëruar disa herë. Ai skandal nuk ka për t’u fshehur dhe nuk ka për t’u ndalur, deri ditën e fundit dhe çdo lloj justifikimi që do të përdorë, thjeshtë dhe vetëm do të thellojë më tej skandalin e “kapterrit” Lleshaj, me limuzinë./ CNA.al

SKANDALI/ DPSHTRR fshehu të dhënat për BMW-në e Lleshajt

Makina luksoze/ Qeveria kërkon të fshehë skandalin e Sandër Lleshajt



Skandali me BMW-në 100 milionëshe të Sandër Lleshajt/ Mjeti qarkullon pa siguracion

Ekskluzive-Sandër Lleshaj dhe Ardi Veliu kapen në mega-skandal/ Si u “përvetësua” makina 100 milionëshe

Skandali me BMW-në luksoze të Sandër Lleshajt/ Makina qarkullon me targa falso

Ministri i Brendshëm përfshihet në skandal/ Fshehu një vilë në Gjirin e Lalzit?

“Ministri i Lalzit”/ Sandër Lleshaj hesht për vilën luksoze

Foto+Video/ Zbulohet vila e ministrit të Ramës në Gjirin e Lalzit

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Skandali-Arrestohen në flagrancë tatimorët/ Policia fsheh ngjarjen

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari, sipas të cilit mbrëmjen e djeshme në Tiranë janë arrestuar në flagrancë 4 punonjës të Tatimeve, por lajmi nuk ëshrë bërë public për mediat.

Sipas denoncuesit, arsyeja pse po fshihet lajmi është se kanë frikë se hetimet do të arrijnë deri lart në krye të drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.



“Pershendetje doktor te uroj shendet.Doja tju tregoja nepermjet jush te gjithe shqipetareve se si po behet cdo gje per te mbyllur nje skandal te madh ne Drejtorine e Pergjithshme te Tatimeve.Jane arrestuar Dorjan Flamuraj, Klodian Islami, Erion Trungu, Elis Tushe me para ne xhep e flagrance te gjithe banda gjobevenese e Tatimeve me ne krye kapobanden e famshme Romeo Shehun e Dritan Boci po bllokohet dalja e lajmit ne media se kane hall qe hetimet do arrijne deri lart ne krye te drejtorise. Arrestimi eshte bere dje ne darke ne rrugen e Barrikadave te ne nje bar kafe tek Galeria”-thuhet në denoncim.

LEXO TE PLOTE