Connect with Us

Dëmet nga tërmeti/ Rama zbulon skenarët për Tiranën, Durrësin dhe Kurbinin

Politikë

Dëmet nga tërmeti/ Rama zbulon skenarët për Tiranën, Durrësin dhe Kurbinin

Publikuar

-

Gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave, mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama ndër të tjera ka zbuluar skenarët që po përgatiten për t’u zbatuar në terren, pas situatës kaotike të krijuar nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit.

Rama theksoi se do të bëhet ndërtimi i disa qytezave të reja në vend, të cilat do të kenë gjithçka brenda, që nga infrastruktura, kanalizimet, ujësjellës, kopshte, shkolla, etj, dhe do iu shërbejnë jo vetëm të prekurve nga tërmeti, por edhe atyre që kanë probleme sociale.

Sipas kreut të qeverisë, në Durrës po planifikohet një lagje komplet e re, në Tiranë po bëhet një plan për ndërtimin e tri lagjeve, si dhe një lagje në Kurbin.

“Ne nuk do të prekim parametrat kryesorë të buxhetit, sepse nuk mund të godasim pjesën tjetër të popullsisë, duke goditur ekonominë. Programi i rindërtimit do të jetë më shumë për të rritur ekonominë dhe jo një program që do ta godiste atë. Vlerësimi i dëmeve sa më shpejt të bëhet, aq më mirë do të ishte. Ne kemi nisur punën për disa skenarë dhe skenari im i preferuar është ndërtimi i disa qytezave të reja.

Objektivi im është që të arrijmë në një program rindërtimi, që të jetë krenari kombëtare, jo banesa sociale të tipit që kemi njohur deri tani, banesa që bëhen për të varfrit dhe që e kanë të shkruar gjithë jetën në ballë që janë të varfër. Do ndërtojmë në Durrës një lagje komplet të re, që do të jetë lagjja më e bukur pas ’90, një lagje të re nga e para, me infrastrukturë, me kanalizime, ujësjellës, kopshte, shkollë, të gjitha.

LEXO EDHE:  Basha: Pse i trembet Edi Rama hetimit nderkombetar per aferen 600 milion euro?

Në Tiranë do të kemi një skenar për të ndërtuar një lagje komplet të re dhe të madhe, dhe një skenar për të ndërtuar dy lagje tjera më të vogla. Do ta shtrojmë këtë çështje me arkitektë të huaj dhe shumë shpejt dalim me rezultate. Në zonën e Kurbinit gjithë pallatet që kemi vizituar dje do t’i shembim dhe do të ndërtojmë një lagje të re me parametra komplet tjera.

Për momentin po bëjmë gjithë kalkulimet e nevojshme, ambicia ime është të kemi një objektiv afatmesëm prej 10 mijë apartamentesh dhe një objektiv afatshkurtër prej 5 mijë apartamentesh. Kështu, mund të përfshijmë të gjithë ata që janë drejtpërdrejtë të prekur, por edhe ata që janë me probleme sociale”, deklaroi kryeministri Rama.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Video-Basha tallet me tropojanët/ Tropojsa e tropojse…

Publikuar

-

Nga

Video-Basha tallet me tropojanët/ Tropojsa e tropojse…

Kryetari i Republikës së Re, Lulzim Basha ka vijuar takimet në sajë të fushatës elektorale të 25 prillit.

Sot ai është ndalur në qytetin e Tropojës, ku ka ofenduar dhe është tallur rëndë me banorët e qytetit verior.

Teksa kishte hipur mbi një poltron dhe po fliste para dhjetëra militantëve të PD-së, Basha ka ofenduar vendasit duke i quajtur tropojse dhe topojsa, ndërkohë që banorëve të kësaj zone i thërrasin të gjithë tropojanë.

Kjo tregon papërgjegjshmëri nga ana e kreut të opozitës, i cili pretendon të marrë mandatin e kryeministrit dhe të drejtojë qeverinë e këtij vendi.

LEXO EDHE:  Nga Bibla te Kurani/ Rama kërkon “hudhrën” në Bruksel

LEXO EDHE:  Nga Bibla te Kurani/ Rama kërkon “hudhrën” në Bruksel

Basha shpeshherë ka bërë gafa në daljet publike, por deklarata e sotme mund të konsiderohet si më ofenduesja për shqiptarët dhe në veçanti tropojanët./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

KQZ letër partive: Hiqni materialet propagandistike nga fasadat e ndërtesave publike

Publikuar

-

Nga

“Zgjidh, voto, vendos”/ Celibashi bën thirrjen e fortë për të rinjtë

Megjithëse legjislacioni për afishimin e materialeve propagandistike gjatë fushatës elektorale ka ndryshuar, sërish partitë politike nuk e zbatojnë atë për të cilën kanë rënë dakord.

Në një shkresë që KQZ u ka dërguar Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike, konstaton se ato nuk e kanë zbatuar udhëzimin e Komisionerit dhe Kodin Zgjedhor, duke vendosur materiale propagandistike në ambiente publike dhe fasada godinash të cilat ligji nuk i lejon.

Për këtë arsye Komisioni qendror i zgjedhjeve u ka kërkuar dy partive te mëdha të heqin posterat apo materiale të tjera propagandistike nga ndërtesat e institucioneve publikë. Konkretisht partisë demokratike nga fasada e Universitetit Politeknik të Tiranës, dhe Partisë Socialiste nga fasada e Bashkisë Gjirokastër.

Përveç kësaj, komisioneri Celibashi ka kërkuar nga Partia Socialiste që të shmangë gjuhen denigruese ndaj kundërshtarëve, duke treguar vetëpërmbajtje gjatë dhënies së mesazheve politike./euronews

LEXO EDHE:  Takimi Rama-Merkel/ Bushati: Konfirmim për progresin, PD të dëshmojë mbështetjen me veprime

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deklarata e Vuçiç/ Reagon Tedi Blushi: Pas 25 prillit…

Publikuar

-

Nga

Meta pranon skandalin/ “Unë fshihem pas bojkotit të AlbControl”

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta,Tedi Blushi, ka reaguar lidhur me qëndrimet publike të Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, i cili pretendon se pas Lulzim Bashës qëndron ish-kryeministri Sali Berisha.

Blushi ka thumbuar Edi Ramën, për të cilin thotë se dihet kukull e kujt është dhe e paralajmëron se më 25 prill do të marrë gjykimin e popullit.

Zëdhënësi i Metës deklaron se marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Serbisë do të jenë konstruktive dhe mbi baza respekti të ndërsjellë pas zgjedhjeve parlamentare.

“Më 25 prill 2021, Ndryshimi fiton mbi dy të tretat sipas të gjitha sondazheve të besueshme, që ka Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta.

LEXO EDHE:  Nga Bibla te Kurani/ Rama kërkon “hudhrën” në Bruksel

LEXO EDHE:  Rama: Duhet tërmet që t’a shembë nga themelet sistemin e Drejtësisë

Se kukull e kujt është Rama kjo dihet, ndaj më 25 prill ai do të marrë gjykimin e popullit të Shqipërisë.

Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Serbisë do të jenë konstruktive dhe mbi baza respekti të ndërsjellë pas 25 prillit 2021.

Përmes Referendumit të 25 prillit dhe Triumfit të Ndryshimit, shqiptarët heqin bllokuesin e çeljes së negociatave me Bashkimin Europian.

Anëtarësimi në BE është i vetmi projekt, që kemi”, thekson Blushi./ CNA.al

“Pas Bashës qëndron Berisha”/ Vuçiç flet për zgjedhjet e 25 prillit: Po i ndjek me vëmendje

LEXO TE PLOTE