Connect with Us

Debati i Lleshajt me arkitektin/ Reagon Pjerin Ndreu: Është pallati ku jetoj unë, nuk ka vend për panik

Lajme

Debati i Lleshajt me arkitektin/ Reagon Pjerin Ndreu: Është pallati ku jetoj unë, nuk ka vend për panik

Publikuar

-

Kryetari i Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu ka reaguar lidhur me debatin e ministrit të Brendshëm

Sandër Lleshaj me arkitektin i cili u shpreh se një pallat në Lezhë është i pabanueshëm, duke hasur në kundërshtimin e hasur të ministrit.

Ndreu tha se pallati për të cilin u zhvillua debati është pikërisht pallati ku edhe vetë ai jeton dhe prej ditësh ka fjetur aty duke qenë se nuk mendon se është në gjendje të rëndë.
Sipas Ndreut deri më tani inxhinierët e bashkisë nuk e kanë nxjerrë të pabanueshëm pallatin në fjalë.

Përsa i përket debatit mes arkitektit dhe ministrit Lleshaj, Ndreu tha se ministri ka të drejtë sepse nuk mund të hapet panik mes banorëve pa pasur një vendim konkret nga ata e ekspertëve.

“Nuk ka vend për panik tek pallati në fjalë por edhe në pallate të huaja. Duhet të jemi të rezervuar. Është pallati ku jetoj unë. Unë këtu kam fjetur gjatë gjithë këtyre netëve. nuk ka vend për panik por ka nevojë për ekspertë më të specializuar. As edhe një banesë nuk do ngelet pa u inspektuar. Ne kemi filluar dhe do vazhdojmë deri në lagjen Besëlidhja ku dyshoj se ka probleme në pallatet e vjetra që nga tërmeti i ’79. Pallatet e reja nuk ka na kanë paraqitur probleme në konstrukt. Por janë probleme të riparueshme. Nuk është momenti i panikut. Një ekip më i specializuar duhet të vijë ta shohë. Nuk mund t’i themi banorëve që ky pallat është i pabanueshëm. Nëse do dikush të largohet mund t’i sigurojmë strehim që të qetësohet derisa ekipet e ekspertëve të japin një konkluzion. Janë 8 pallate që i kemi nxjerrë sot në Lezhë të pabanueshme që do mbikëqyren Unë nuk kam pasur asnjë debat. Lleshaj ka ardhur. Ka qenë një komunikim i ministrit për të shuar panikun. Ai është përballur me grupin e banorëve në panik dhe në atë moment nuk e ka parë të arsyeshme të diskutohet ana teknike. Ministri ka pasur të drejtë. Nuk është momenti për të hapur panik. Nuk ka qenë momenti të bëhet panik. Edhe vetë do fle këtu dhe nuk mund të thuhet se sot duhet të dilni të gjithë. Ne i kemi thënë se nëse keni mundësi të shkoni tek të afërmit që të mos përfshiheni në panik. Frikë kam edhe unë, kanë edhe familjarët e mi por kjo nuk do të thotë se nuk do flemë nëpër shtëpia”, tha Ndreu për Repolitx.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Shën Sofia u merret të krishterëve/ Atë Asti Bakallbashi: Lajm i hidhur për bashkëjetesën fetare

Publikuar

-

Nga

Shën Sofia u merret të krishterëve/ Atë Asti Bakallbashi: Lajm i hidhur për bashkëjetesën fetare

Vendimi i Turqisë për të kthyer muzeun e Shën Sofisë në xhami ka trazuar zemrat e besimtarëve orthodhoksë, por më të prekur ndër ta janë ata që predikojnë çdo ditë fjalët e Jezus Krishtit. Një ndër ta është edhe Atë Asti Bakallbashi, i cili shkruan se vendimi është një lajm i hidhur për vlerat njerëzore dhe bashkëjetesën fetare.

“Lajm i hidhur per bashkejetesen, kulturen dhe vlerat njerezore. Lajm edhe profetik dhe politik.
Kisha-xhami muze, historike, 16 shekullore, thesar botëror edhe nën mbrojtjen e UNESCO-s, me vendimin politik të z.Erdogan u hiqet tashmë të krishtereve ta sodisin dhe të luten në të edhe në formën personale. Një vendim politik duke përdorur fenë dhe duke nxitur ndryshim marrëdheniesh fetare.

Kujtesa historike dhe adhuruese ështe shume e forte dhe e gjalle per te dy komunitetet fetare: Krishterimin ~ 10 shekuj dhe Islamin ~ 5 shekuj.
Si muze ~ 1 shekull, ne te cilen konsiderohej edhe xhami edhe kishe.

Atë Asti Bakallbashi

Tani do te funksionoje vetem xhami. Nëse luteshin myslimane edhe te krishtere ne format e mundshme personale me levizjet e tyre adhuruese personale, dhe jo ceremoniale te perbashkta, tani do te jete vetem per besimtaret myslimane. Dhe do t’u hiqet te krishtereve kjo mundesi qe kishin deri dje. Te krishteret nuk do munden më te jene edhe si pelegrine dhe per t’u shprehur me format e tyre adhuruese personale (lutje, himne, berjen e kryqit, soditjen e ikonave apo lutjet ne to etj.).
Si do te bashkejetojne shenjat e dukshme te krishtera: kryqet, monogramet, ikonat shekullore, si memorje monumentale kulture boterore? Nuk mendoj se mund te thone ende qarte se si.

LEXO EDHE:  Basir Çollaku debate me kolegët/ Merr përgjigjen, mos shiko ëndrra me deputetë, Luli të gënjen

LEXO EDHE:  Basir Çollaku debate me kolegët/ Merr përgjigjen, mos shiko ëndrra me deputetë, Luli të gënjen

Bashkejetesa fetare e brishte eshte shpallur dhe promovuar vazhdimisht. Urojme qe nga thellesia dhe urtesia shekullore e saj te dale perseri drite dhe frymezim per vendime te paqta e mirekuptimi, duke mos u bere vegla mekatare politike dhe egoizmi”, shkruan në mesazhin e tij të ndjerë Bakallbashi.

LEXO TE PLOTE

Lajme

Në Roskovec kryetari i degës së PD me Covid-19/ “Kam zbatuar rregullat, jam në luftë me kohën, jo me virusin”

Publikuar

-

Nga

Në Roskovec kryetari i degës së PD me Covid-19/ "Kam zbatuar rregullat, jam në luftë me kohën, jo me virusin"

Kryetari i degës së Partisë Demokratike në Rroskovec, Gëzim Çaushi është prekur nga Covid-19. Përgjigjen se është infektuar e ka marrë këtë të shtunë, ndërsa në sqarim në rrjetet sociale, ai shkruan se “të keqen” e ka kaluar, dhe nxjerr në pah ankesën se përgjigja e testit i është vonuar me 3 ditë.

Çaushi thotë se është në izolim prej 10 ditësh.

 “Miq, bashkeqytetare dhe dashamires. Sot mora pergjigjen e testit te bere te enjten per koronavirus. Testi ishte pozitiv. Prej 10 ditesh jam veteizoluar ne shtepi pasi dyshoja se isha infektuar.

 Nuk e di si mund te jem infektuar kur kam qene i kujdesshem gjate gjithe kohes. Gjate vales se pare te pandemise qendrova plot 60 dite pa dale nga shtepia duke respektuar karantinen.

Edhe tani kam zbatuar distancimin social dhe masat anti-covid. Por virusi gjithesesi me gjeti. Jam mire tani, por kalova dite te veshtira. Miq, dashamires, bashkeqytetare te mi, bëni kujdes maksimal,  per vete dhe familjaret tuaj. Kjo eshte lufte me kohen jo me virusin. Miqesisht Gezim Çaushi”, shkruan Çaushi.

LEXO TE PLOTE

Lajme

Foto-U fotografua rrugëve të qytetit/ Reagon këngëtarja e prekur nga Covid-19

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja e njohur, e cila njëkohësisht është edhe deputete e PDK-së, Eliza Hoxha ka reaguar pas fotografive, që u publikuan në rrjetet sociale, ku pretendohej se ajo ka thyer karantinën.

Ndërkohë së fundi ka ardhur një reagim nga vetë këngëtarja, e cila sqaron situatën.

Në një postim në rrjetet sociale, Eliza Hoxha ka theksuar se po priste të vëllain me makinë për ta shoqëruar në spital.

Më tej, këngëtarja shton se në qoftë se do të dilte për kafe, nuk do ta kishte bërë publike.

LEXO EDHE:  Bushati sherr me Rakipin: Do ngrihem të ik!/Gazetari: Kur të mbushet mendja fol!

LEXO EDHE:  Publikohen fotot/ Një tjetër deputet i PS, mik me trafikantët

“Derisa unë pres para hyrjes së banesës sime vëllaun tim për të më dërgu për rentgen të mushkërive për shkak të gjendjes jo të mirë shoh tash edhe këso lajme.

Për keqardhje!

Unë për me u shëtitë rrugëve e kafeve me COVID se kisha bo publike fare, qysh po bëjnë shumica”, shkruan Hoxha.

Kujtojmë që Eliza rezultoi pozitive me Covid-19 para tre ditësh, pasi kishtevërejtur aritmi.

LEXO TE PLOTE