Connect with Us

Arrestohen tre shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar/ Pritet ekstradimi drejt Italisë

Kronika

Arrestohen tre shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar/ Pritet ekstradimi drejt Italisë

Publikuar

-

Policia e Shtetit bën të ditur se ka arrestua tre persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia.

Operacioni i koduar “Last Call” është kryer në Elbasan, Berat dhe Tiranë.

Ata akuzohen për vepra të ndryshme penale, si trafiki droge, krime seksuale dhe vjedhje me dhunë.

“Në kuadër të operacionit kapen dhe arrestohen, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, tre shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni nga DVP Berat, DVP Elbasan dhe DVP Tiranë, në bashkëpunim me Interpol Tirana.

  • Shërbimet e DVP Berat kapën dhe ndaluan shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar: G. B., 31 vjeç. Gjykata e Arezzos, Itali ka lëshuar ndaj këtij shtetasi urdhër-arresti ndërkombëtar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim, në mënyrë të përsëritur”. Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, nga periudha 01.12.2017 deri 24.06.2018 është i përfshirë në trafikimin e lëndës narkotike, kryesisht të llojit kokainë. Në qershor 2018, ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë kishte marrë 139 doza me lëndë narkotike kokainë, me qëllim për ta shpërndarë në qytetin e Arezzos.
  • Shërbimet e DVP Elbasan kapën dhe arrestuan shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar: Dritan Kllogjeri, 34 vjeç. Gjykata e Firences, Itali e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet burg për veprën penale “Krime seksuale”. Ky shtetas nga viti 2007 deri në 2012, në Firenzuola dhe Firenze e ka detyruar duke e kërcënuar dhe rrahur ish-gruan e tij për të kryer marrëdhënie seksuale.
  • Nga ana e shërbimeve të Seksionit të Kërkimit pranë Sektorit F.P. të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në rrugën “Hamdi Sina”, u bë e mundur kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimi i shtetasit Ernest (Nasi) Kaçi., 45 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në 19 nëntor 2019. Autoritetet gjyqësore italiane kanë lëshuar urdhër-arresti më datë 28 tetor 2019, pasi Gjykata e Sienas, Itali e ka dënuar këtë shtetas me 12 vite burg për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Mbajtja e sendeve të vjedhura”.
LEXO EDHE:  Vdekja e dy të rinjve shqiptarë në Itali/Dalin dyshimet e para

Procedurat e mëtejshme për ekstradimin e këtyre shtetasve drejt Italisë do të kryhen nga Zyra Kombëtare e Interpolit në Tiranë.”, thuhet në njoftimin e plotë të policisë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Grabitet argjendaria në mes të ditës/ Ngjarja pranë Drejtorisë së Policisë

Publikuar

-

Nga

Një argjendari në Elbasan ka rënë pre e grabitjes mesditën e sotme.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë, rreth 15 metra larg Drejtorisë së Policisë në Elbasan.

Burimet bëjnë të ditur se një person i maskuar dhe i armatosur është futur në argjendari dhe ka kërcënuar shitësen. Sipas të dhënave të para autori ka marrë një sasi bizhuterish, vlera e të cilave ende nuk dihet.

LEXO EDHE:  Kapet me drogë/Arrestohet i riu në Fier (Emri)

LEXO EDHE:  Kapet me drogë/Arrestohet i riu në Fier (Emri)

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrasje dhe trafikim/ Publikohen emrat dhe fotot, kush janë tre të rrezikshmit në “shënjestren” e policisë

Publikuar

-

Nga

Policia e Shtetit ka publikuar sot emrat dhe fotot e tre personave të radhës, të cilët do të jenë objekt i punës së Njësisë së Kërkimit

Bëhet fjalë për shtetasit Flamur Ndino, Misir Tare dhe Besnik Coka.

Sipas uniformave blu, Flamur Ndino është i dënuari me burg përjetë, pasi në datën 4 qershor 1995, në qytetin e Fierit, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka rrëmbyer me qëllim trafikimi fëmijën e mitur J. L., 3 vjeç, banues në Fier.

Shtetasi Flamur Ndino është dënuar me burgim të përjetshëm, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Rrëmbimi i fëmijës, i kryer në bashkëpunim”.

Ndërsa i dënuari me burg përjetë Misir Tare, në datën 30 maj 1993, në fshatin Pashalli, Berat, ka kryer vrasjen e shtetases L. T, bashkëshortja e tij dhe të prindërve të saj, shtetasit Xh. D dhe A. D.

LEXO EDHE:  Itali, policia arreston mbi 50 persona për fiksim ndeshjesh

LEXO EDHE:  Tentoi të mbyste 2 vajzat dhe dogji banesën/ Arrestohet 42-vjeçarja

Misir Tare është dënuar me burgim të përjetshëm, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Vrasja e trefishtë”.

Po ashtu policia bën të ditur se Besnik Coka, është i dënuar me 25 vjet burg, pasi akuzohet se në datën 25.08.1997, në vendim e quajtur “Ura e Setës”, në Dibër, shtetasi Besnik Coka, në bashkëpunim me persona te tjerë, ka vrarë shtetasin M. K. (punonjës policie).

Besnik Coka është dënuar me 25 vjet burg, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Po shkojmë për të festuar Shën Valentinin në Greqi”/ Kontrolli në makinë “fundos” çiftin shqiptar

Publikuar

-

Nga

Dy shtetas shqiptar, burrë dhe grua, janë vënë në pranga ditën e djeshme, nga policia në Igumenicë.

Mësohet se ndalimi i tyre u bë në në Asproklisi, pranë kufirit greko-shqiptar, pasi në mjetin me të cilin udhëtonin u gjet një sasi prej 15 kg marijuanë.

Autoritetet greke ndaluan automjetin me të cilin ata po udhëtonin në momentin kur po tentonte të hynte në tokën greke.

Lënda narkotike ishte futur në bagazhin e makinës, ku kishin disa vende të improvizuara enkas, u gjetën 16 pako me 15 kg 50 gram marijuanë dhe dy celularë.

LEXO EDHE:  Shpërndante drogë me biçikletë/ Arrestohet 48-vjeçari

LEXO EDHE:  Kapet me drogë/Arrestohet i riu në Fier (Emri)

Në momentin e ndalimit çifti ka deklaruar se vinte nga Shqipëria në Greqi për të festuar ditën e të dashuruarve, por pas kontrollit nga policia është konstatuar edhe lënda narkotike.

LEXO TE PLOTE