Connect with Us

“Anullo koncesionet”/ Rama i përgjigjet kërkesës së Bashës

Politikë

“Anullo koncesionet”/ Rama i përgjigjet kërkesës së Bashës

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sot kërkesës së kreut të PD-së, Lulzim Basha, i cili një ditë më parë kërkoi që të anullohen kontratat koncesionare, me qëllim që ato para të përdoren për të rikuperuar dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Gjatë mbledhjes së qeverisë, Rama refuzoi kërkesën e kreut të PD-së, ndërsa shtoi se “opozita nuk ka fantazi”.

“Opozita që pretendon të qeverisë vendin jo vetëm që nuk ka pranuar të ulet në tryezë për të ballafaquar idetë dhe nëse janë më të mirat do të marrim idetë e tyre. Deri tani jemi njohur me tre pika që do të qënkëshishin zgjidhja dhe është një komponent i gjithë ekranit të madh që dita fillon duke qarë dhe mbaron duke qeshur. Tre pikat janë ushqim për buzëqeshje, nuk dua të them gajasje se nuk dua të ndihen keq kolegët e opozitës. Por të thuash të mblidhen 500 inxhinierë, po pse 500 dhe jo 600? Pika e dytë, të bëhet urgjent identifikimi i dëmeve, po por bëhet, është bërë Durrësi si ajo lagja para OKB-së që dëgjon të gjitha llojet e gjuhëve dhe sheh të gjitha racat. Edhe ajo pika e tretë është qamet, të mos financohen oligarkët, vijon loja…dhe 150 mln të mos i marrin oligarkët. Po cfarë janë këto para, të ndalojmë kontrollin shëndetësor bazë, të ndalojmë dializën, financimin për instrumetet mjekësore, të marrim makina qepëse për të qepura barqe për ata që duhet të operojnë mëlçinë. Dhe t’u themi se kemi ca të pastrehë prandaj barkun po ua hapim me gërshërë dhe qepim me makinë qepëse. Do të ndalojmë analizat edhe të fusim edhe një sistem për të hedhur fall për të thënë se shiko se më duket e ke diku poshtë problemin se më del një kupë me kokë poshtë dhe se më duket se shtatzënë. Të ndalojmë edhe kantierin e Rrugës së Arbrit. Pse sepse nuk kanë fantazi më shumë se kaq. I mirëkuptoj se edhe ata kanë problemet e tyre nga tërmeti. I ftoj me përulësi të vijnë në tryezë të diskutojmë për idetë” tha ai./ CNA.al

Dëmet nga tërmeti/ Basha prezanton planin me tre pika

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Paloka pyet Ballën/ Pse të intereson lirimi i Dritan Dajtit?

Publikuar

-

Nga

Paloka pyet Ballën/ Pse të intereson lirimi i Dritan Dajtit?

Nënkryetari i PD Edi Paloka, ka zgjatur debatin Balla-Basha lidhur me komentet e këtyre të fundit për vrasjen e 4 oficerëve të Policisë nga Dritan Dajti, 11 vjet më parë.

Në një postim në “Facebook”, Paloka i drejton disa pyetje Ballës, një prej tyre “se çfarë di për komunikimet e shefit të tij me Dritan Dajtin në burg?”.

Teksa Balla shkroi se ‘drejtësia vonon por nuk harron’, Paloka shkruan se 7 vite në pushtet kanë qenë të mjaftueshëm për të zbardhur gjithçka lidhet me këtë ngjarje.

POSTIMI I PALOKËS
Pse i dogji Taulant Ballës reagimi i Lulzim Bashës? Pse kërkoi Balla ta heqë vëmendjen nga politikanët që po blejnë lirinë e Dritan Dajtit përmes gjyqtarëve dhe prokurorëve të kapur prej tyre? Kë po mbron Taulant Balla dhe pse i intereson kaq shumë lirimi i Dritan Dajtit?




Komenti i Palokës në FB

LEXO EDHE:  Ish-ministri Drejtësisë një mesazh për Prokurorinë/ Ja çfarë i kërkon Arta Markut

LEXO EDHE:  Patozi: Analiza në degët e PD, një farsë

Çfarë di ai për komunikimet e shefit të tij me Dritan Dajtin në burg?
A ka lidhje me tenderat që Dritan Dajti po fiton nga burgu?
Sa për të tjerat, 7 vite në pushtet kanë qenë të mjaftueshëm për të zbardhur gjithçka lidhet me këtë ngjarje, pas të cilave Taulant Balla kërkon të fshehë krimin e lirimit të Dritan Dajtit dhe rivrasjen për së dyti të 4 oficerëve të policisë.
Ndarja e politikës nga krimi, duke nisur me Taulant Ballën dhe goditja pa mëshirë e krimit të organizuar është detyrimi ynë më i madh. Drejtësia do të bëhet! /CNA.al

 

Taulant Balla nxjerr mesazhin e Lulzim Bashës dhe i jep paralajmërimin/ Kjo nuk harrohet kurrë

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gati për vjeshtën/ Pipero: Do hapen spitalet Covid-3 dhe 4

Publikuar

-

Nga

Gati për vjeshtën/ Pipero: Do hapen spitalet Covid-3 dhe 4

Shifrat në rritje me Covid-19 po shqetësojnë jo vetëm qytetarët por edhe mjekët.

Mjeku Pëllumb Pipero pohon se shqetësimi më i madh lidhet me ata qytetarë, të cilët kanë nevojë për hospitalizim.



Në dy spitalet Covid, shtretërit e programuar për të sëmurët po ezaurohen, ndaj së shpejti do të hapen Covid 3 dhe 4, por Pipero është i mendimit që e gjithë struktura shëndetësore në vend të bëhet gati për vjeshtën, tha mjeku në një lidhje me “TvKlan”.

LEXO EDHE:  Tradhëtia e radhës/ Zbulohet fakti i dytë që Basha u ul në tryezë me Ramën

LEXO EDHE:  Rama si Enver Hoxha/ Tall dhe mashtron ish-të përndjekurit

Në situatën aktuale, ekspertët e shëndetësisë apelojnë për respektimin e distancës, përdorimin e maskës dhe higjienë të shtuar për të frenuar përhapjen e infeksionit. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha flet për krizën dhe plazhet bosh/ Kulluri i kujton vilat super luksoze

Publikuar

-

Nga

Basha flet për krizën dhe plazhet bosh/ Kulluri i kujton vilat super luksoze

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së ka komentuar me ironi Lulzim Bashën, i cili u ankua për gjendjen e shokut që ka pësuar turizmi vendas.

Basha shoqëroi komentin e tij për krizën, me një kolazh fotosh nga disa plazhe ranore të Shqipërisë, si hapësira të shkreta dha pa pushues.

Pavarësisht nga fotot  apo nga komenti i kryetarit të Republikës së Re, Kulluri me një fjali të shkurtër e rrëzon dhe e bën të pavlefshme “krizën ekonomike”.

“Ku ka krizë ekonomike në Shqipëri?! 1 milion euro vila i ka marrë vetëm ky (Basha) këtë vit! Lëre ç’bëjnë këta të qeverisë me 22 milionë euro/km!!! Bëni qeverine e përbashket në 2021 që të shpëtojë Shqipëria!”, shkruan Kulluri.



Sipas të njëjtës qasje, kujtojmë se CNA.al. ditët e fundit ka investiguar dhe gjetur pasionin e Lulzim Bashës për vila, pasion ky i materializuar me blerje dhe hipotekime.

LEXO EDHE:  Letter from a Democrat/ What the DP should do to overthrow Rama

LEXO EDHE:  “Vetë i fali dhe vetë qan”/ Topollaj tallet keq me Bashën

Më poshtë fotot e publikuara nga Basha dhe komenti i tij për krizën:

“100 mijë punonjës në këtë sektor dhe mbi 200 mijë të tjerë të lidhur me të, rrezikojnë punën dhe mbijetesën e tyre dhe të familjeve. Si pasojë e dritëshkurtësisë së qeverisë Rama dhe premtimeve të pambajtura për t’i ardhur në ndihmë, këtë verë turizmi shqiptar gjendet në ditën e tij më të keqe”, citonte Basha. /CNA.al

 

LEXO TE PLOTE