Connect with Us

70 vjetori e gjen NATO-n me nerva të tendosura

Bota

70 vjetori e gjen NATO-n me nerva të tendosura

Publikuar

-

Ndërkohë që për Maqedoninë e Veriut takimi i NATO-s në Londër është shumë i rëndësishëm, sepse ka të bëjë me anëtarësinë e saj, për vende të tjera çështja më kryesore është të shmangen konfliktet.

Fakti që në takimin e përvjetorit të 70 të NATO-s në Londër atmosfera nuk është e gëzuar ka të bëjë me vetë NATO-n. Ajo ndodhet në krizë për shumë arsye. Diagnozën ia ka vënë presidenti francez Macron, i cili shkaktoi zemërim tek partnerët brenda Aleancës. Ai e quajti Aleancën “truthatë”, duke i kërkuar vendeve europianë më shumë vetëveprim në çështjet e sigurisë, dhe i paralajmëroi se SHBA nuk është më partner i besueshëm. Mënyra se si u shpreh Macron, nuk është e drejtëm mendon drejtori për Europën në German Marshall Fund, Jan Techau.

Megjithatë ai i jep të drejtë Macronit kur thotë se, Europa duhet të bëjë më shumë për sigurinë e vet, e megjithatë nuk arrin të bëjë asgjë: “Çështja më e rëndësishme është që europianët të zgjohen nga gjumi. A duan të bëjnë diçka ata apo jo, a duan ta marrin vetë në dorë sigurinë e tyre, po apo jo. Prandaj Macron e humbi durimin, sepse nuk mori përgjigje prej të tjerëve, sidomos prej Berlinit. Prandaj ai tha, mirë, nëse të tjerët nuk lëvizin nga vendi, europianët e tjerë, atëherë po hedh unë një gurë për të trazuar ujërat dhe presim të shohim çfarë do të ndodhë, dhe të tjerët të dalin nga pritja. Ky ishte synimi për atë që tha.”

NATO-Generalsekretär Jens Stoltenberg und Emmanuel Macron (NATO)Stoltenberg dhe Macron

Macron u kritikua sidomos nga shtetet europianolindore. Këto vende ndihen të kërcënuar nga Rusia dhe vazhdojnë të kërkojnë mbrojtje nga SHBA. Edhe kancelarja gjermane Angela Merkel e di këtë gjë: “Europa nuk mund të mbrohet e vetme. Ne jemi të varur nga aleanca transatlantike, prandaj është e drejtë nëse punojmë për aleancën dhe marrim përsipër më shumë përgjegjësi”.

Macron e pati arsyetuar analizën e tij me mungesën e mbështetjes në marrjen e vendimeve strategjike, duke patur këtu parasysh ofensivën turke në Siri. Kjo bëri që presidenti turk Erdogan ta sulmonte Macronin personalisht. Ai duhet të kontrollojë një herë trurin e vet të thatë, tha Erdogan. Në NATO ekziston nevojë e madhe për të folur me njëri tjetrin, jo vetëm për shkak të këtij sherri. Sepse Erdogani për shembull, i anashkaloi partnerët kur morri vendim i vetëm për të blerë sistem rus për mbrojtjen ajrore.

Jan Techau Carnegie-Stiftung für internationalen Frieden in Brüssel (DW/B. Riegert)Jan Techau, ekspert në fushën e politikës dhe paqes ndërkombëtare

Macron kërkon afrim më të madh me Rusinë

LEXO EDHE:  NATO këshillon Ballkanin: “Kujdes destabilitetin, rreziku rus po rritet”

Kurse presidenti francez Macron, tërhoqi edhe një herë tjetër vëmendjen javën e kaluar. Kur tha se për të siguruar paqen dhe stabilitetin në Europë duhet arritur afrim më i madh me Rusinë. Ai kërkoi një dialog me synime të qarta, të ashpër dhe me kualitet: “D’abord un dialogue avec la Russie, lucide, robuste et exigeant.”

Gjë që sigurisht zgjoi skepticizëm tek partnerët e NATO-s. Përveç tij, edhe Presidenti amerikan Donald Trump, zgjon pasiguri tek Aleanca me veprimet e tij të pakoordinuara me të tjerët. Kërkesa më e rëndësishme për partnerët brenda për brenda Aleancës, sidomos për Gjermaninë, është të japin më shumë para për mbrojtjen. Dhe në takimin e nivelit të lartë të mbajtur në Bruksel, ai kërcënoi se do të merret me punët e veta, nëse të tjerët nuk shpenzojnë buxhet sa duhet. Gjendja mund të zbutet nga shifrat e reja, të paktën kështu shpresohet në Bruksel. Sipas të dhënave, shtetet europiane dhe Kanadaja do të investoojnë nga 2016 deri 2020 rreth 130 miliardë dollarë të tjerë. Ata nuk duhet ta bëjnë këtë për t’i plotësuar dëshirën presidentit Trump, thotë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Por duhet duhet ta bëjnë sepse janë shtuar rreziqe dhe sfida të reja për sigurinë e përbashkët. “European states and Canada should not invest in defense to please president Trump. The should invest in defense because we are faced with new threats and new challenges. The security environment has become more dangerous.”

Donald Trump NATO Conference (picture-alliance/NurPhoto/J. Arriens)Presidenti Trump në konferencën e NATO-s

Kërkesën e Trumpit për të dhënë për ushtrinë dy përqind të prodhimit bruto në vend, Gjermania nuk do të arrijë ta plotësojë para vitit 2030. Se si do e trajtojë presidenti Trump punën e parave, është një çështje tjetër, sepse Aleanca mendon se ai është i paparashikueshëm. Eksperti i politikës Jan Techau thotë duke pasur parasysh Trumpin dhe Macronin: “Nuk e di nëse do të ndodhë ndonjë sherr i madh. Por nëse dy presidentët duan të përplasen, atëherë në këtë takim mund të ketë edhe përplasje.”

NATO do të merret në Londër edhe me gjëra krejt të tjera. Me strategjinë e saj për hapësirën kozmike për shembull, ose si duhet trajtuar Kina. Këto tema janë kthyer në tema të dorës së dytë për shkak të konflikteve të brendëshme. Dhe në takim çështja kryesore do të mbetet shmangia e konflikteve të tjera./ DW

Autor: Astrid Corall

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Evropë

Publikuar

-

Nga

Koronavirusi është kthyer tashmë në një alarm botëror, ndërsa tashmë ka shënuar viktimën e parë edhe në Europë.

Ndërsa numri total i viktimave ka arritur në mbi 1500, BBC raporton se një tjetër viktimë është shënuar në Francë.

Sipas BBC, një turiste kineze ka ndërruar jetë në Francë, pasi është infektuar me virusin vdekjeprurës.

Viktima është një grua 80-vjeçare nga provinca Hubei e Kinës, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Francës.

LEXO EDHE:  NATO fillon manovra ushtarake në Poloni

LEXO EDHE:  Turqia në Ballkan/ Edhe sa do të zgjasë servilizmi ndaj ish-pushtuesve?

Siç raporton BBC, turistja kishte mbërritur në Francë më 16 janar dhe ishte vendosur në karantinë, në një spital të Parisit.

Franca ka thënë më parë se ka konfirmuar 11 raste të koronavirusit,  të quajtur zyrtarisht Covid-19, dhe gjashtë mbeten në spital.

LEXO TE PLOTE

Bota

Shënohen mbi 1500 viktima/ Koronavirusi kthehet në sfidë për mjekët

Publikuar

-

Nga

Numri i viktimave nga koronavirusi në Kinë vijon të rritet në mënyrë të frikshme.

mediat raportojnë se numri i viktimave deri tani ka arritur në mbi 1500 persona, ndërsa mbi 67 mijë të tjerë konfirmohen të infektuar.

Gjatë 24 orëve të fundit, sipas të dhënave zyrtare, mësohet se më shumë se 100 persona kanë humbur jetën nga virusi, i njohur zyrtarisht si Covid-19, në provincën Hubei të Kinës.

LEXO EDHE:  Turqia në Ballkan/ Edhe sa do të zgjasë servilizmi ndaj ish-pushtuesve?

LEXO EDHE:  Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO/ Stoltenberg i kundërpërgjigjet Rusisë

Koronavirusi vazhdon të përhapet, ndërsa tani ka arritur në 28 vende dhe territore, duke u kthyer kështu në një sfidë për mjekët.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Përplasjet e para mes Kurtit dhe Vuçiçit

Publikuar

-

Nga

Në Mynih në kuadër të Konferencës për Sigurinë u zhvillua të premten një debat edhe për Ballkanin Perëndimor. Paneli i diskutimit ka qenë me dyer të mbyllura, por DW ka mësuar disa detaje nga burimet e saj.

Bashkimi Evropian dhe SHBA nuk ia kanë kthyer shpinën Ballkanit Perëndimor. Ky ishte mesazhi që dhanë organizatorët e takimit për Ballkanin Perëndimor, siç merret vesh nga burime të informuara mirë. Debati i organizuar të premten në mbrëmje në Mynih ka zgjuar një interesim jashtëzakonisht të madh. Në tubim ishin organizatori i Konferencës së Mynihut Wolgang Ischinger, shefi i diplomacisë evropiane, Joseph Borell, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ai i Serbisë Aleksandar Vuçiç, kreu i shtetit të Malit të Zi Milo Gjukanoviç, të Maqedonisë së Veriut, Pendarovski, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, lideri bullgar Boiko Borisov dhe shumë personalitete të tjera. Megjithatë me shumë interes në këtë takim është pritur edhe paraqitja e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, i cili ishte për herë të parë pjesë e këtyre takimeve.

Takimi me dyer të mbyllura

Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura sipas parimit “Chatam Haus”, që do të thotë se pjesëmarrësit nuk kanë të drejtë të publikojnë detaje nga takimi. Megjithatë në rrjetet  sociale është publikuar një video e fjalimit të kryeministrit Kurti, i cili është deklaruar kundër idesë së tanishme të Minishengenit, duke kërkuar që kjo ide të kthehet në kuadër të Procesit të Berlinit. Kurti ka paraqitur edhe tri parime për bisedime me Serbinë. I pari – s’ka marrëveshje pa dialog. I dyti – s’ka dialog me harta dhe i treti – pa presidentë rreth hartave”. Në këtë mënyrë ai kritikoi drejtpërdrejt presidentin Thaçi dhe atë Vuçiç, por edhe kryeministrin Rama, për të cilin në media u përhapën zëra, se ka qenë i përfshirë në çështjen e ndryshimit të mundshëm të kufijëve të Kosovës dhe Serbisë.

Atmosfera e nxehtë

Nga burime të DW-s është mësuar, se presidenti i Serbisë Vuçiç ishte më së shumti i shqetësuar pas pohimeve të Kurtit se “bota e ka ndihmuar Kosovën të çlirohet nga Serbia, tani duhet të ndihmojë Serbinë të çlirohet nga Kosova”, sepse ajo paraqet vetëm ngarkesë për Serbinë.

Nga burime të informuara mirë po ashtu mësohet, se Vuçiç i ka kundërshtuar këto pohime me fjalët se “Kosova ende është pjesë e Serbisë sipas Rezolutës 1244 dhe se Kosovën ende nuk e kanë njohur gjysma e shteteve anëtare të OKB dhe më shumë se gjysma e popullatës botërore”.

Kurti ishte në këtë takim i vetmi, i cili ka kërkuar që të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor t’i bashkëngjiten Bashkimit Evropian njëkohësisht. “Nëse një apo dy shtete hyjnë para tjerave në BE, do të ketë edhe më shumë probleme”, tha Kurti i cili ka kundërshtuar idenë e Minishengenit dhe shtoi se vendeve të Ballkanit i duhet tani një ‘Mini-Marshall Plan’.

LEXO EDHE:  NATO këshillon Ballkanin: “Kujdes destabilitetin, rreziku rus po rritet”

LEXO EDHE:  NATO këshillon Ballkanin: “Kujdes destabilitetin, rreziku rus po rritet”

Mbrojtësit e Minishengenit

Vendet, të cilat kanë nisur iniciativën për Minishengen e kanë mbrojtur këtë ide, me fjalët se ajo ofron lëvizje të lirë të njerëzve dhe mallrave. Përfaqësuesit e këtyre vendeve kanë pohuar se kjo ide rrjedh edhe nga Procesi i Berlinit. Mësohet se njëri prej tyre ka hedhur poshtë edhe të gjitha pohimet se ai mbron ndonjë ide për krijimin e ndonjë Jugosllavie të tretë dhe ka përdorur madje edhe fjalë si ato  – boll më këtë “bullshit”.

Një ndër temat më të trajtuara ka qenë domosdoshmëria e hapjes së një perspektive më të qartë të vendeve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në BE. Ka pasur dallime mes folësve për procedurat që duhen ndjekur deri në anëtarësim dhe mënyrën e anëtarësimit. Por të gjithë folësit ishin të mendimit se perspektiva e vendeve të BP për anëtarësim në BE duhet të mbahet e hapur.

Një prej folësve ka kritikuar edhe tendencat jo evropiane në Ballkan, duke sugjeruar se në Ballkan ka vende dhe shtete të cilat frenojnë dhe pengojnë këtë rrugë. Ai nuk ka emërtuar qartë se cilat vende janë këto, po megjithatë mendohet se fjala është për vendet më të afërta me Rusinë.

Nga burime të mirëinformuara marrim vesh se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka kërkuar një angazhim më të fuqishëm të BE në zgjidhjen e problemeve, në radhë të parë për liberalizimin e vizave për kosovarët. BE është kritikuar për mosveprim dhe neglizhencë, ndërsa kosovarët ndjehen të mashtruar nga BE, sepse Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara. Nga BE kërkohet më shumë unitet në zgjidhjen e problemeve të ngjashme, por edhe në procesin e zgjerimit. Disa herë është përmendur edhe domosdoshmëria e hapjes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE. Kjo do të jetë edhe një prej temave që do të trajtohen në takimet e ardhshme të BE në Bruksel dhe në veçanti në samitin e Zagrebit në maj./ DW

LEXO TE PLOTE