Connect with Us

“500 mln euro dëme nga tërmeti”/ Inxhinieri ngre alarmin: Shqipëria nuk e përballon dot emergjencën

Lajme

“500 mln euro dëme nga tërmeti”/ Inxhinieri ngre alarmin: Shqipëria nuk e përballon dot emergjencën

Publikuar

-

Inxhinieri i Ndërtimit Arben Meçe deklaron se demet e shkaktuara nga tërmeti kapin shifrat e 500 milionë eurove.

Sipas inxhinierit, Shqipëria është në kushtet financiare që nuk e përballon dot emergjencën natyrore, pasi sipas tij i mungojnë paratë për të përballuar emergjencën.

“Çështja është emergjente, pasi shteti çdo muaj akumulon fonde. Shteti në këtë moment nga këto koncesione posedon 15 mln euro në dorë. Ato s’bëjnë asgjë. Unë kam deklaruar 500 milionë dëme nga termeti. I kam thënë; përgatituni. 15 mln nuk janë as për menaxhimin e situatës sociale për të ushqyer njerëzit. Teknikisht nuk realizohet. Kushtet financiare për Shqipërinë nuk e përballojnë emergjencën. Goditja që ka pësuar Shqipëria është katastrofike”, tha Meçe, i ftuar në emisionin “Real Story”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Meta përshendet vlerësimin për Kryepeshkopin Janullatos/ Krenar për rolin e tij të çmuar

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka përshendetur vlerësimin për Kryepeshkopin Anastas Janullatos, i cili u nderua me çmimin ndërkombëtar “Klaus Hemmerle 2020”, për kontributin e Tij të shquar për përqasjen dhe bashkë-ekzistencën paqësore.

Në një mesazh në rrjetet sociale, Meta shkruan se ndihet krenar për rolin e çmuar të Fortlumturisë së Tij dhe Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë në veçanti, për forcimin e harmonisë ndërfetare, kësaj vlere kombëtare dhe modeli unik në mbarë botën.

“E përshëndes vlerësimin e merituar të Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos, me çmimin ndërkombëtar “Klaus Hemmerle 2020”, për kontributin e Tij të shquar për përqasjen dhe bashkë-ekzistencën paqësore.
Krenar për rolin e çmuar të Fortlumturisë së Tij dhe Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë në veçanti, për forcimin e harmonisë ndërfetare, kësaj vlere kombëtare dhe modeli unik në mbarë botën.
Kontributi ndërkombëtar i Kryepeshkopit Janullatos ka ndihmuar në afirmimin e shkëlqyer ndërkombëtar të Shqipërisë, si vend i lirisë dhe harmonisë ndërfetare.
I gëzuar që ky lajm i mirë vjen pak ditë pasi në emër të Shqipërisë i konfirmova Sekretarit amerikan të Shtetit, Michael Pompeo se jemi të përkushtuar në mbështetjen dhe fuqizimin e Aleancës Ndërkombëtare për Mbrojtjen dhe Avancimin e Lirive Fetare.”-shkruan Meta.

LEXO TE PLOTE

Lajme

Kryepeshkopit Anastas i jepet çmimi ndërkombëtar “Klaus Hemmerle 2020”

Publikuar

-

Nga

Kryepeshkopit Anastas i jepet çmimi  ndërkombëtarë “Klaus Hemmerle 2020” për kontributin e tij në përqasjen dhe bashkekzistencën paqësore të komuniteteve të traditave të ndryshme.

Ceremonia e dorëzimit të çmimit do të bëhet në Kishën Katedrale historike të Aahenit, në Gjermani.

Ky vlerësim i rëndësishëm  jepet një herë në dy vjet, nga Lëvizja e Fokolarëve personaliteteve ndërkombëtare që kanë kontribuar në përqasjen dhe në mirëkuptimin e komuniteteve me tradita të ndryshme kulturore e fetare.

Lavdërimin (Laudatio) për personin e nderuar me këtë çmim do ta mbajë kardinali Kurt Koh, President i “Këshillit Pontifik për Promovimin e Unitetit të Krishterë” (PCPCU).

Në përshëndetjen e tij falënderuese, Kryepiskopi Anastas pritet t’i referohet temës “Bashkekzistenca paqësore në një botë multifetare”.

Fokolarët janë një “Lëvizje për ripërtëritje shpirtërore dhe  sociale”romano-katolike, që ka për qëllim arritjen e paqes dhe të bashkekzistencës paqësore midis njerëzve dhe popujve. Ata numërojnë reth 140.000 anëtarë dhe veprojnë në 180 vende.

LEXO EDHE:  Inxhinieri apel Ramës/ Rishiko projektin e ‘Unazës së Re’

LEXO EDHE:  Dëmet nga tërmeti shkatërrimtar/ Eksperti: 80 përqind e objekteve janë të riparueshme

Prej vitit 2002 kanë themeluar çmimin në fjalë për nder të Klaus Hemmerle (1929-1994), “këtij ndërtuesi urash” shpirtërore, i cili ka qenë Episkop i Aahen (1975-1994) dhe profesor i Filozofisë së Fesë.

Me rastin e këtij aktiviteti, të pranishmëve do t’u vihet në dispozicion përkthimi në gjermanisht i librit të Kryepeshkopit Anatas “Hierapostullim në gjurmët e Krishtit”, që u botua së fundmi nën përkujdesjen e Universitetit të Friburgut, në Zvicër.

 

LEXO TE PLOTE

Lajme

Rudina Hajdari feston ndryshe/ Vajza e deputetes shpërndan lule për Shën Valentin

Publikuar

-

Nga

Dita e të dashuruarve e ka larguar nga politika deputeten Rudina Hajdari, e cila duket se i është përkushtuar familjes.

Por ajo që e ka festuar më shumë dhe është përkushtuar më tepër te festa e Shën Valentinit, duket se është vajza e politikanes, Sihana.

Vetë Hajdari ka publikuar disa foto të Sihanës duke vizatuar zemra dhe trëndafila, ku uron deputeten për festën.

Gjithashtu vogëlushja shihet edhe me trëndafila të kuq në dorë, për të cilët Rudina Hajdari thotë se i ka shpërndarë.

LEXO EDHE:  I nxorri “të palarat” e formularëve për pallatet e dëmtuara/ Çfarë thuhej në vendimin e shkarkimit të inxhinierit

LEXO EDHE:  Inxhinieri, apel qytetarëve/ Nuk duhet të keni frikë nga godinat që nuk i janë prekur kollonat, trarët dhe soleta

“Sihana duke shpërdarë lule për festën e Shën Valentinit. Gëzuar Shën Valentinit nga ne”, shkruan ajo në rrjetet sociale krahas fotos./ CNA.al

LEXO TE PLOTE