LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

1500 euro për diplomë pa shkuar asnjë ditë në shkollë/ Pranga policit “sekser” në Tiranë

3 Dhjetor 2019, 18:24, Kronika CNA
1500 euro për diplomë pa shkuar asnjë ditë në

Një punonjës polici është arrestuar pasi ka përdorur postin e tij për t’i marrë një diplomë në një universitet privat një personi, pa shkuar asnjë ditë në shkollë.

Në pranga është vënë shtetasi E. SH., 47 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet, Komisariati i Policisë Nr. 2.

Sipas Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), 47 vjeccari ka ndërhyrë tek personat me funksione, të punësuar në universitet dhe mundësoi pajisjen me diplomë të një personi, edhe pse ky i fundit nuk ndoqi për asnjë ditë procesin mësimor, në këmbim të përfitimit të shumës prej 1500 eurove.
Mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale ?Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike?, parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal.

 

Lajmet e fundit nga