LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-I “nxorën bojën” Ministrisë së Brendshme/ Policia tenton ty arrestojë anëtarët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit

2 Dhjetor 2019, 21:30, Sociale CNA
Video-I “nxorën bojën” Ministrisë së Brendshme/

Policia ka tentuar arrestimin e dy aktivistëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit pas kallëzimit penal nga SHÇBA.

Mësohet se policia ndaloi fillimisht Adriana Kalanë, një prej aktivisteve më të njohura të kauzës për Teatrin, me akuzën se ishte personi që kishte filmuar skenën kur ndihmat për tërmetin po zbarkonin në ambientet e ministrisë së brendshme.

Ndërkohë ndërhyrja në kohë e aktivistëve të tjerë bëri të mundur lirimin e saj.
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) kallëzoi penalisht 2 përfaqësuesit e ?Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit?, M.J. dhe E.M. për veprën penale ?Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik?.

Sipas ministrisë së Brendshme pamjet e publikuara janë pako ushqimore, të sekuestruara në cilësinë e provës materiale gjatë një operacioni të zhvilluar më datë 28.11.2019, për t?u magazinuar pranë magazinës së Drejtorisë së Përgjithshme të SHÇBA-së, me urdhër të Prokurorisë./CNA.al

Lajmet e fundit nga