Connect with Us

Video-Babëzia nuk njeh kufi/ Ndihmat e mbledhura shkarkohen në Ministrinë e Brendshme

Denoncim

Video-Babëzia nuk njeh kufi/ Ndihmat e mbledhura shkarkohen në Ministrinë e Brendshme

Publikuar

-

Pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit, e gjithë Shqipëria, Kosova, Rajoni, i madh e i vogël, i pasur e i varfër, u mobilizuan për të mbledhur ndihma për familjet e prekura nga tërmeti.

Por babëzia nga shtetarët tanë duket se nuk njeh kufi. Aleancë për Mbrojtjen e Teatrit ka publikuar një video skandaloze, ku shikohet një makinë që shkarkon ndihmat e mbledhura nga Fundjavë Ndryshe në Ministrinë e Brendshme.

Qese me ushqime, por dhe badanije, duket se do të shkojnë për “zyrtarët e varfër” që punojnë në ministritë tona.

Por cudia nuk zgjat me kaq. Teksa është kërkuar shpjegim se pse shkarkimi i ndihmave të Fundjavë Ndryshe po bëhej te Ministria e Brendshme, përgjigja ka qenë “për provë material”.

Por sipas Kodit të Procedurës Penale, provat materiale dorëzohen ne polici e prej aty kalohen në Prokurori dhe jo në Ministrinë e Brendshme.

LEXO EDHE:  Përmbytjet në vend/ MB publikon numrat ku mund të kërkoni ndihmë

Më poshtë mund të shikoni edhe disa nga pamjet e filmuara teksa ndihmat shkarkohen  në ndërtesën e Ministrisë së Brendshme./CNA.al

Për pyetjen tonë se pse po bëhej shkarkimi i ndihmave të Fundjavë Ndryshe te Ministria e Brendshme, morëm përgjigje se po sillen si provë materiale. Mos qeshni të dashur qytetarë, provë materiale, pikërisht kështu.Por sipas Kodit të Procedurës Penale e dimë që provat materiale dorëzohen ne polici e prej aty kalohen në Prokurori dhe JO në Ministrinë e Brendshme.

Gepostet von Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit – zyrtare am Montag, 2. Dezember 2019

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Denoncimi i “STOP”/ I riu me leucemi nuk gjen dot në Shqipëri ilacin super të shtrenjtë!

Publikuar

-

Nga

Problematika e rradhës na ka con në Rrogozhinë. Emiljan Gjuzi është 20 vjec dhe prej 1 viti e gjysmë është diagnostikuar me leucemi akute. Por ai nuk po kurohet dot, pasi medikamenti, që i duhet, nuk gjendet në Shqipëri. Vesanoid (Tretinoina) është një ilac i shtrenjtë, që jashtë vendit kushton 570 euro një shishe, që mjafton për një muaj. Edhe pse 20 vjec, Emiljani jeton në regjim shtrati dhe me një kujdestare te koka.

LEXO EDHE:  Foto-Dëmet nga tërmeti/ 14 vende të BE dhe dy vende jo anëtarë në ndihmë të familjeve   

LEXO EDHE:  Video-“Britma, përplasje dhe kërcënime”/ Dëshmitë tronditëse pas tërmetit

Deri tani e ka siguruar medikamentin përmes të afërmve të tij në Itali, por tani nuk mundet më.Prindërit e tij thonë,se me 100 mijë lekë të vjetra mezi ushqehen, e jo të blejnë edhe këtë ilac.Në disa farmaci, që kemi pyetur, medikamenti, që i duhet Emiljanit, nuk ekziston. Ndërsa Ministria e Shëndetësisë nuk përgjigjet, edhe pse kemi dërguar shkresë zyrtare, që në 29 tetor 2019./Klan

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Ngjarja e rëndë në Tepelenë/ Zbardhen detajet tronditëse, lidhja me kreun e PS

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mbrëmjen e djeshme denoncimin e një qytetari, ku ky i fundit, zbukon detaje tronditëse në lidhje me ngjarjen e rëndë në Tepelenë, ku u vra një person dhe u plagos vëllai i tij. Sipas denoncuesit, droga dhe bixhozi në këtë qytet janë sheshit.

Denoncuesi shkruan se dy vëllezërit e përfshirë në ngjarje, Arturi, (viktima) dhe Artan Bresha, janë djemtë e tezes së kryetarit të PS së Tepelenës, Dino Selimi, ndërsa shton se konflikti ka qenë për drogë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Qeni, që u bë i famshëm në “Stop”, gjen të zotin pas emisionit!

Publikuar

-

Nga

“Stop” është ndalur në Gosë të Kavajës, tek banesa e familjes Sinameta, një shtëpi private dy dhoma e një kuzhinë. Tërmeti i 21 shtatorit dëmtoi pjesën ballore të kësaj banese dhe kryefamiljari e rindërtoi. Por tërmeti i 26 nëntorit, e dëmtoi plotësisht,duke bërë, që 2 dhomat e gjumit të bëhen të pabanueshme. Kuzhina ishte hapësira e vetme, që nuk pati dëmtime.

Ilir Dhe Fatjona Sinameta tregojnë, se janë të detyruar të flenë bashkë me dy fëmijët në një divan, pasi nuk kanë, se ku të shkojnë. Nga njësia administrative kanë verifikuar shtëpinë dhe ua kanë cuar letrat në Bashkinë e Rrogozhinës, por deri tani asnjë masë nuk është marrë. Një një bisedë telefonike me administratoren e Gosës, Valmira Troka, kjo e fundit shprehet, se ka dy ditë që është njohur me këtë rast dhe do të marrë masa, që familja Sinameta të sistemohet në një ndërtesë tjetër dhe të përfitojë një fond nga emergjencat civile.

LEXO EDHE:  Tërmeti shkatërrues/ SHBA sjell në Tiranë inxhinierët e Departamentit Zjarrfikës

LEXO EDHE:  Erdogan bashkohet me dhimbjen e shqiptarëve/ Ekipet turke do ndërtojnë 500 banesa

Dy ditë më parë “Stop” transmetoi apelin e qytetarit Ilir Ibrahimi, i cili erdhi në studio me një qen pastor, që kishte gjetur në zonën e plazhit, pra hotelit “Miramare”, që u shkatërrua nga tërmeti. Ai thotë, se sapo doli nga studioja e ka telefonuar i zoti i qenit, të cilit ia dorëzoi Bosin, pasi u kujdes disa ditë për të.

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtëme.

LEXO TE PLOTE