Connect with Us

U arrestua për një postim në Facebook/ Arqipeshkvi George Frendo takon Xhuliana Aliaj

Lajme

U arrestua për një postim në Facebook/ Arqipeshkvi George Frendo takon Xhuliana Aliaj

Publikuar

-

Arqipeshkvi Imzot George Frendo ka takuar pasditen e sotme Xhuliana Aliaj e cila u arrestua pak ditë më parë pasi akuzohej se kishte përphapur panik përmes postimve të saj në Facebook.

Arqipeshkvi ka publikuar foto nga takimi me Xhulianën.

25 vjeçarja u la sot e lirë nga Gjykata e Durrësit dhe vendosi “detyrim paraqitje”.

Në kërkesën për caktim masë sigurimi, prokurori është shprehur se akuza që rëndon ndaj 25-vjeçares është ajo e “Përhapjes së panikut”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Miku i adoleshencës i kushton këngë emocionuese Sokol Olldashit

Publikuar

-

Nga

Miku i adoleshencës i kushton këngë emocionuese Sokol Olldashit

E ëma e të ndjerit Sokol Olldashi ish ministër i Transporteve dhe një figurë e njohur dhe me impakt në PD, Kozeta Mamaqi ka marrë një surprizë shumë të bukur në kujtim të djalit të saj.

Një mik i adoleshencës së Sokol Olldashit, i ka kushtuar mikut të tij të ndjerë një këngë shumë prekëse dhe emocionuese.

Të dashur miq, nuk jam marë me statuse, por tani sapo mora nga një mik, mësues i histori-gjeografisë në shkollën “ Todi Koceli” të Selenicës, një link, të cilin dëshiroj ta ndaj me ju. Mësuesi quhet Ilia Bombaj. Linku ka një këngë , kushtuar birit tim, Sokolit nga një shok i tij i adoleshencës.

Mësuesi ka qenë pjesë e komunitetit të përbashkët, kur unë kam qenë e internuar në qytezën e tyre dhe Koli ishte fëmijë i vogël. Ata e deshën Kolin, i cili nuk e harroi kurrë atë. Edhe unë e dua Selenicës e njerëzit e saj, sepse në të kam aq shumë kujtime , edhe me birin tim. I miri Ilia, me këtë dërgesë , më emocionoi gjer në lotë. Faleminderit, mik!”, shkruan në rrjetin social, Kozeta Mamaqi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Klevis Balliu bëhet baba për herë të parë/ Publikon foton me të birin

Publikuar

-

Nga

Klevis Balliu bëhet baba për herë të parë/ Publikon foton me të birin

Klevis Balliu ka ndarë lajmin se është bërë baba për herë të parë. Nëpërmjet një postimi ai shkruan se takimi me të birin nuk mund ta përshkruajë dot me fjalë.

“Të dashur miq. Sot kam vendosur të ndaj me ju lajmin më të rëndësishëm, më të lumtur të jetës time.

Sot unë dhe bashkëudhëtarja e jetës time jemi bërë prindër për herë të parë.

Plot emocione, lumturi ishte takimi me ty biri im, takim që nuk mund ta përshkruaj dot me fjalë.

Por këtë moment nuk mund të mos e ndaja me ju miqtë e mi të mirë në kohë të bukura dhe të vështira.

Zoti bekoftë çdo fëmijë dhe çdo prind të këtij vendi”, shkruan Balliu në postim ku shfaqet me djalin në krah. / CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Kreu 61 vrasje me dorën e tij, historia famëkeqe e Altin Dardhës

Publikuar

-

Nga

Autor i 61 vrasjeve të kryera me dorën e tij, Altin Dardha ka qenë një ndër emrat më famëkeq në Beratin e fillimit të viteve 90.

Gazetari Ferdinand Dervishi ka shkruar një libër mbi aktivitetin e tij kriminal. Dervishi shpejgon se rugëtimin e Altin Dardhës drejt famës dhe realitetit të një vrasësi të papërmbajtshëm, libri e sjell edhe si produktin e një shoqërie në krizë duke fajësuar sidomos mundësitë që politika dhe shteti i kohës u krijuan elementëve me tendenca kriminale.

“Nga nesër në librari mund të gjeni librin e ri “Altin Dardha, historia e plotë e banditit që kreu 61 vrasje”. Libri është një rikthim më shumë se dy dekada pas në historinë tonë dhe tenton ndriçimin e një pjese të errët të saj – vitit 1997. Për këtë arsye, rrugëtimin e Altin Dardhës drejt famës dhe realitetit të një vrasësi të papërmbajtshëm, libri e sjell edhe si produktin e një shoqërie në krizë duke fajësuar sidomos mundësitë që politika dhe shteti i kohës u krijuan elementëve me tendenca kriminale.
Në libër të gjithë personazhet vijnë me emrat e tyre të vërtetë, kjo në funksion të një qëllimi të vetëm – sjelljen e historisë sa më pranë së vërtetës. Ngjarjet kryesore dhe pothuaj të gjitha vrasjet e vjetra vijnë të provuara me dokumente zyrtare të policisë, Interpolit etj”, shkruan Dervishi ne një postim në rrjetet sociale.

Ndërkohë ai ka publikuar edhe parathënien e shkruar nga gazetari Armand Shkullaku që mund të krijojë një ide më të plotë për këtë libër.

Idiotët e krimit dhe idiotët e politikës

Nga Armand Shkullaku

Që kur e kam njohur, rreth 23 vjet më parë, Ferdinand Dervishin gjithnjë e kam lidhur me kronikat kriminale të Beratit të ’97-ës dhe me emrin e një krimineli të panjohur atëbotë në Tiranë, por me një histori nga ato që janë të destinuara të shndërrohen në mite, – Altin Dardha. Kjo lidhje ndoshta vinte dhe vjen prej faktit se Ferdinandi trokiti për herë të parë në dyert e revistës Klan duke sjellë për botim pikërisht profilin e përgjakshëm të Altin Dardhës apo edhe sepse më vonë u shndërrua në një “specialist” të historive të veçanta kriminale në faqet e të përjavshmes që unë drejtoja.

Aq e fortë qe kjo lidhje mes Ferdinandit dhe rrëfimit mbi personazhin famëkeq, saqë edhe sot e kësaj dite, të gjithë ne që kemi punuar me të në ato vite, vazhdojmë ta thërrasim me pseudonimin që nënshkroi shkrimin e tij të parë në revistë dhe të parin profil të një krimineli të frikshëm, për të cilin nuk ekzistonte asnjë foto dhe besohej se kishte aftësinë t’u shpëtonte plumbave të rivalëve.
Mesa duket fiksimi i vjetër i Ferdinandit nuk mund të rrinte gjatë i ndrydhur. Ai sot ka sjellë një libër, ose më mirë një roman kriminal, ku nëpërmjet historisë së pabesueshme të Altin Dardhës vjen edhe skicimi i çmendurisë shqiptare të vitit 1997.

Berati, një qytet i shquar për bashkëjetesën dhe qytetarinë, në mënyrë të befasishme gdhihet i copëtuar nga bandat, i dhunuar, i ngujuar brenda mureve të shtëpive dhe me një bilanc tragjik jetësh të humbura.
Në 23 vjet, autori ka mbledhur me një durim të pazakontë çdo dëshmi, dokumente të kohës, copëra gazetash, informacione zyrtare, data dhe ngjarje që ndërthuren sa në Berat po aq edhe në qytete të tjera të vendit për të shkuar në Athinë, Janinë, Napoli… e për t’u rikthyer në qytetin e një mijë e një dritareve të mbyllura.

Falë këtij kërkimi maniak të autorit, libri nuk është thjesht kronika e një krimineli, por një lloj guide për të mësuar dhe ndoshta kuptuar Shqipërinë e asaj kohe. Mbi 300 të vrarë, rreth 60 prej tyre nga dora e vetë Altin Dardhës, janë një pjesëz e çmendurisë tragjike të ’97-ës, e cila mori me vete afro 3 mijë jetë njerëzish dhe tronditi përgjithnjë mijëra të tjera.

LEXO EDHE:  Dogji me qëllim rreth 2 dynim pyje në Shën Koll/Kapet autori (Emri)

LEXO EDHE:  Mat/ Kapet i shpalluri në kërkim për vjedhje

Në rrëfimin e Dervishit tregohet jeta dhe aktiviteti i disa kriminelëve të kohës, bëmat e të cilëve lidheshin me luftën për territor, hakmarrjen, vendosjen e autoritetit, por edhe vrasjet për argëtim apo për histori femrash.

Nuk mungojnë aty edhe fillesat e njëfarë lidhjeje të krimit me politikën, ndonëse me personazhe periferikë dhe ende larg organizimit që ndeshim sot. Kriminelët atë botë lejonin ose pengonin politikanët të bënin fushata e takime, vetëshpalleshin me njërin apo tjetrin krah dhe shfrytëzonin ndikimin e tyre për të bërë ligjin në territore ku policia ishte e zbythur dhe pa asnjë lloj autoriteti. Ligjin e bënin bandat, komisariatet i kontrollonin bandat, madje edhe gjyqet i bënin po bandat.
Saga kriminale e Beratit dhe posaçërisht ajo e Altin Dardhës, që shfaqet në këtë libër, të sjell ndërmend historinë e serialit të famshëm “Peaky Blinders” në Anglinë e fillimshekullit të kaluar apo të mafias italiane në New York-un e rrëfyer nga Scorcese.

Por personazhet e romanit kriminal të Ferdinand Dervishit janë ende larg organizimeve të tilla, që atje shkonin deri në sferat më të larta të pushtetit. Banditët e Beratit, por edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, nuk ishin në gjendje ta fshihnin veprimtarinë e tyre, të organizoheshin mes vetes dhe ta përdornin forcën në funksion të ndonjë plani afatgjatë. Jo, ata ishin të dhunshëm dhe idiotë njëkohësisht. Vrisnin në mes të qytetit, godisnin me top shtëpitë e kundërshtarëve, dhunonin policinë para syve të qytetarëve, dinin të grabisnin, por jo të bënin parà. Ishin injorantë të destinuar për t’i ngrënë kokat njëri- tjetrit.

Për shumë nga ne që e kanë jetuar atë periudhë, libri i Dervishit është një rikthim në kohërat e absurdit ku jeta e çdokujt ishte një kapriçio e rastësisë. Por është një rikthim për të kuptuar më mirë, falë distancës kohore, aftësinë tonë vetëshkatërruese dhe vijimësinë e këtij romani kriminal që ende sot shkruhet nga personazhe të fortë, kriminelë e vrasës, që ndryshe nga idiotët e Altin Dardhës kanë ditur të fusin në dorë idiotët e politikës.

Libri i Dervishit është një lexim i domosdoshëm edhe për ata që nuk e kanë njohur çmendurinë shqiptare të ’97-ës. Me fare pak reflektim, aty mund të gjesh shumë shpjegime se përse vazhdimisht u afrohemi katastrofave të tilla dhe se përse në 30 vjet kemi ndërruar vetëm emrat dhe formën e banditëve që vazhdojnë të na mbajnë peng.

Ferdinand Dervishi, ose Fede, siç e thërrasim me pseudonimin që nënshkroi shkrimin e parë për Altin Dardhën, nëse do të ketë ende durimin dhe vullnetin e duhur, do të ishte rrëfimtari i goditur për vijimin e romanit tonë kriminal.
——-
Ballina dhe kopertina e pasme

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: