LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Tragjeditë qenkan më të dhimbshme kur flasin gjuhën tënde”/ Angela Martini dhuron 30 mijë euro

2 Dhjetor 2019, 22:24, Sociale CNA
“Tragjeditë qenkan më të dhimbshme kur flasin gjuhën

Personave publikë që kanë dhënë donacione për të prekurit nga tërmetet, i është bashkuar së fundmi edhe modelja shqiptare Angela Martini.

Angela ka dhuruar 30 mijë euro për të ndihmuar qytetarët e dëmtuar dhe ndërtimin e banesave në platformën qeveritare.

Lajmin e ka bërë të ditur vertë modelja me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku i bën thirrje qytetarëve të solidarizohen në të njëjtën mënyrë si ajo.

?Tragjeditë qënkan më të dhimbshme kur flasin gjuhën tënde?dhe e vetmja gjë për të cilën lutem këto ditë është Dashuri, Shpresë dhe Dritë për vendin tim.
Ndoshta shumë gjëra koha do të na ndihmojë t?i harrojmë, por e sigurt që nuk do të harrojmë këtë forcë dhe solidaritet që kemi treguar ne si komb dhe të gjithë miqtë tanë për ne në këto ditë dhimbje.
Prandaj nëse nuk e ke bërë ende, solidarizohu dhe ti – ndihmo dike të mos jetë vetëm, duke dhuruar në platformën https://e-albania.al/donate/
Përfundimisht nuk po e postoj këtë kontribut për asnjë nga arsyet që po hamendësoni, nuk do ta bëja kurrë diçka të tillë për publicitet. Po e postoj për të dhënë një shembull dhe për të ftuar të tjerë të veprojnë si unë. Bashkë jemi më të fortë?, shkruan ajo./ CNA.al

Lajmet e fundit nga