Connect with Us

Tragjedia e 26 nëntorit/ Eksperti i ekonomisë “zbulon vrasësit” e 51 personave

Kronika

Tragjedia e 26 nëntorit/ Eksperti i ekonomisë “zbulon vrasësit” e 51 personave

Publikuar

-

Eksperti i Ekonomisë, Pano Soko ka bërë një koment në lidhje me ngjarjen tragjike të 26 nëntorit, ku 51 persona humbën jetën pas tërmetit me magnitudë 6.4 ballë, që goditi vendin tonë.

Në një postim në rrjetet sociale, Pano Soko drejton gishtin ndaj të gjithë atyre që ai i cilëson si përgjegjës të kësaj katastrofe.

“Sot dëgjoj shpesh fjalinë – “Në 26 Nëntor u vranë 51 persona.”

Ky pohim nuk është i vërtetë.

Ata 51 persona vdiqën në 26 Nëntor, por për t’u vrarë, u vranë shumë kohë më parë.
Në 26 Nëntor thjesht u finalizua akti.

Ata u vranë në momentin kur Kryetari i Bashkisë përpiqej të mbushte grykësinë e vet të pangopshme me leje ndërtimi edhe aty ku mund të ngriheshin vetëm kala rëre për fëmijët kur shkojnë në plazh.

U vranë kur një inspektor IKMT vendosi të mbyllte sytë dhe të hapte xhepin, kur dikush po shtonte katet e hotelit në një godinë që dhe pa ato kate ishte buzë greminës.

Apo kur një oficer policie bëri të njëjtën gjë.

Apo një prokuror…

U vranë kur një pronar firme, për të kursyer ca lekë të qelbura, vendosi të përdorte çimento të cilësisë së dobët dhe hekur me kursim në godinën që po ndërtonte.”-shkruan ndër të tjera Pano Soko.

Po ashtu, ai thekson se përgjegjës jemi edhe të gjithë ne, që “vendosëm që zgjedhjen e grupit të njerëzve që do të na qeverisë, mos ta bëjmë bazuar në numrin e ekspertëve që ka ky grup, ideve qeverisëse, programeve zhvillimore, por bazuar në një tifozllik idiot si me qënë duke mbështetur ekipe futbolli.

U vranë kur ne lejuam të na shkelnin me këmbë dhe të na trajtonin si ushtarë në shahun e tyre për pushtet. Kur lejuam që me rregullat e tyre të lojës, të na hiqnin ne të drejtat si sovran dhe t’i merrnin për vete.”

Postimi i plotë:

Diku në jug të Detit të Vdekur, dikur kanë pas ekzistuar dy qytete, Sodoma dhe Gomorrah. Historia e tyre përmendet në Bibël, në Kur’an dhe Torrah. Këto dy qytete kishin degjeneruar kaq shumë në sytë e Zotit, saqë ky i fundit vendosi t’i ndëshkonte me shkatërrim. Por përpara se të ndërmerrte aktin, Zoti dërgoi profetin Lot, nipin e Abrahamit – ose profetin Lut a.s. nipin e Ibrahimit – për t’iu treguar planin që kishte Zoti nëse nuk hiqnin dorë nga shthurja.
Por banorët e këtyre qyteteve nuk i dëgjuan paralajmërimet e profetit dhe Zoti i shkatërroi me flakë të dy qytetet.

Sot dëgjoj shpesh fjalinë – “Në 26 Nëntor u vranë 51 persona.”

Ky pohim nuk është i vërtetë.

Ata 51 persona vdiqën në 26 Nëntor, por për t’u vrarë, u vranë shumë kohë më parë.
Në 26 Nëntor thjesht u finalizua akti.

Ata u vranë në momentin kur Kryetari i Bashkisë përpiqej të mbushte grykësinë e vet të pangopshme me leje ndërtimi edhe aty ku mund të ngriheshin vetëm kala rëre për fëmijët kur shkojnë në plazh.

U vranë kur një inspektor IKMT vendosi të mbyllte sytë dhe të hapte xhepin, kur dikush po shtonte katet e hotelit në një godinë që dhe pa ato kate ishte buzë greminës.

Apo kur një oficer policie bëri të njëjtën gjë.

Apo një prokuror…

U vranë kur një pronar firme, për të kursyer ca lekë të qelbura, vendosi të përdorte çimento të cilësisë së dobët dhe hekur me kursim në godinën që po ndërtonte.

LEXO EDHE:  Identifikohet viktima që u dogj në autobus

U vranë kur një inspektor, për akoma dhe më pak lekë, ia çertifikoi këtë çimento dhe atë hekur si të rregullt, pa bërë asnjë analizë.

U vranë kur një pronar firme, po për ca lekë të qelbura, vendosi të blinte tulla të dobëta.

U vranë kur një kolaudator shtetëror vendosi t’i jepte çertifikatën godinës, për një tufē lekësh.

U vranë kur me urdhër të Qeverisë, u vendos që shpenzimet për godinat e dëmtuara të tërmetit të 21 Shtatorit, duhet të ishin sa më minimale, sepse lekët i duheshin qeverisë për konçesionet dhe tenderat.

U vranë kur inspektorët në terren as nuk e diskutuan këtë urdhër dhe, të vetdijshëm që po gënjenin, iu thanë familjeve se mund të ktheheshin në shtëpitë e dëmtuara, se s’kishte asnjë rrezik.

E më tej..

U vranë kur ne të gjithë vendosëm të zgjidhnim të gjithë këta më lart që të na drejtonin jetët tona.

U vranë kur ne heshtëm për çdo institucion shkencor që u shua apo degradoi i drejtuar nga militantë partish.

U vranë kur ne votuam në shumicë një qeveri që nuk kishte asnjë plan, asnjë grup ekspertësh, por vetëm një klloun që na rrotullonte gjithë ditën histori pushteti me tepsi e timon.

U vranë kur ne vendosëm që zgjedhjen e grupit të njerëzve që do të na qeverisë, mos ta bëjmë bazuar në numrin e ekspertëve që ka ky grup, ideve qeverisëse, programeve zhvillimore, por bazuar në një tifozllik idiot si me qënë duke mbështetur ekipe futbolli.

U vranë kur ne lejuam të na shkelnin me këmbë dhe të na trajtonin si ushtarë në shahun e tyre për pushtet. Kur lejuam që me rregullat e tyre të lojës, të na hiqnin ne të drejtat si sovran dhe t’i merrnin për vete.

U vranë kur ne pranuam të ktheheshim në bankomate për lekët që atyre iu duheshin për projektet e tyre të pasurimit personal.
ATM ku ata mund të tërheqin çdo muaj lekët e taksave, pa asnjë të drejtë tjetër.

Sodoma dhe Gomorra nuk u shkatërruan ditën kur Zoti hodhi zjarr mbi to. Ato e vulosën shkatërrimin e tyre qëkur vendosën të shthurreshin dhe t’i largoheshin Zotit.

Dhe pavarësisht se edhe ne kemi pasur gjithë këto kohë “Lotët – Lutët” tanë, që ndër vite janë përpjekur të na paralajmëronin për 26 Nëntorin, ne i kemi injoruar, denigruar pse jo dhe tallur e përqeshur.

Dhe vazhdojmë ta bëjmë.

Ndoqa pak atë mbledhjen e Komitetit të Rindërtimit dhe pashë që ne s’kemi kuptuar asgjë nga e gjithë kjo që ndodhi.

Po të kishim kuptuar, në krye të tavolinës së Komitetit do ishte ulur Prof. Luljeta Bozo dhe tavolina do të ishte mbushur me inxhinierë, sizmologë, urbanistë, juristë, financierë të së njëjtës peshë si zj.Bozo dhe ata do të vendosnin për çdo gjë. Qeveria thjesht do të merrte dhe zbatonte vendimet e tyre, pa diskutuar fare. Do t’i merrte me kokën ulur dhe thjesht do vepronte.

Por jo…Aty pashë në krye Edi Ramën që po përpiqej t’iu merrte lekët e donacioneve atyre që kishte në krah..dhe duke përfituar nga plani televiziv të fillonte fushatën për 2021.

S’kemi kuptuar asgjë.

Sodoma dhe Gomorra 2.0 loading…/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. Beni

    2 Dhjetor, 2019 at 10:50 am

    Pano,super mashtrues.

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

U arrestua për trafikim heroine/ Ekstradohet në Francë “Escobari” turk

Publikuar

-

Nga

Faruk Baybesin, i njohur si “Eskobari” turk, është eskstraduar pak ditë më parë nga Shqipëria në Francë.

Mësohet se më 2 shkurt, gjyqtari Gerd Hoxha ka marrë vendimin e ekstradimit të të akuzuarit për trafik heroine.

Kujtojmë se gjykata e Loire Atlantique e ka shpallur Baybesin fajtor për pjesëtar të organizatës kriminale që trafikonte ne Evropë heroine dhe e ka dënuar me 30 vite burgim.

Drejtësia franceze, përmes dokumenteve që përcolli me urgjencë, i kërkonte disa ditë më parë autoriteteve shqiptare dorëzimin e Baybesin, me argumentin se përgjatë viteve 1994 -1995 ai ishte aktiv në trafikun e drogës edhe në Francë, si anëtar i një bande që vepronte jo vetëm në Turqi, por edhe në Francë.

LEXO EDHE:  Video/ “Çmendet” Valbona Sako: Jemi të kënaqur me 50 viktima!

LEXO EDHE:  Ministria e Brendshme bën bilancin/ 1183 banesa të shembura dhe mbi 6 mijë shtëpi e pallate të dëmtuara nga tërmeti

Faruk Baybesin ka pranuar që është djali i trafikantit të dënuar Mahmut Baybesin, i cili gjithashtu rezulton të jetë pjesë e familjes së narkotrafikut të etiketuar. Madje ky grup mori etiketimin “Eskobarët e Evropës”, pasi kryesori i grupi Husein Baybaşin mori emrin Eskobari i Evropës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Detaje nga grabitja e argjendarisë në Elbasan/ Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori

Publikuar

-

Nga

Policia jep detajet e para për grabitjen e argjendarisë që ndodhej rreth 15 metra larg Drejtorisë së Policisë në Elbasan.

Një person i maskuar dhe i armatosur është futur në argjendari dhe ka kërcënuar shitësen. Pasi ka marrë një sasi bizhuterish, autori është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Blutë raportojnë se kanë identifikuar dhe kanë shpallur në kërkim autorin që grabiti agjendarinë, në pronësi të shtetases me iniciale A.B.

“Idetifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes të ndodhur mesditën e sotem në Elbasan, vijon puna për kapjen e tij.

Në lgjen “Aqif Pasha” Elbasan, një person ka hyrë në një agjendari në pronësi të shtetases A.B., dhe dyshohet se nën kërcënimin e armës ka vjedhur një sasi bizhuterish.

Me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë forcat “Shqiponjat”, Patrullat e Përgjithshme si dhe specialistët e Hetimit të Krimit, ku falë reagimit të shpejtë dhe profesional u bë e mundur idetifikimi i autorit dhe vijon puna për kapjen e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXO EDHE:  Policia thirrje qytetarëve të Durrësit/ Kufizoni lëvizjet me makina

LEXO EDHE:  Identifikohet viktima që u dogj në autobus

Ndërkohë, në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, arma pistoletë që është përdorur për vjedhje./ CNA.al

Grabitet argjendaria në mes të ditës/ Ngjarja pranë Drejtorisë së Policisë

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Nuk e vrau RENEA”/ Ekspertiza mjekoligjore zbulon të vërteten mbi vrasjen e Kacifas

Publikuar

-

Nga

Kostandin Kacifas, njeriu që në 28 tetor 2018 ditën e dëshmorëve të Greqisë, ka qëlluar me breshëri kallashnikovi kundër policisë shqiptare në fshatin Bularat të Gjirokastrës, rezulton të mos jetë vrarë nga forcat e RENEA-s, por të ketë kryer vetëvrasje.

Një konstatim i tillë është kryer nga ekspertët mjeko-ligjorë të policisë shkencore por dhe gjatë hetimeve të kryera nga prokurori i Krimeve të Rënda, Njazi Seferi, dhe së fundi nga prokurorët e Gjirokastrës, ku dosja prej muajit janar 2020 është transferuar pikërisht në këtë prokurori.

Nga konkluzionet e aktit të ekspertimit mjeko-ligjor të kryer në trupin e viktimës ka rezultuar se Kacifas, ka marrë dy plumba, një në pjesën poshtë nofullës, ku plumbi nga qenë tejshkues, duke hyrë nga poshtë lart, dhe një tjetër ka në pjesën e gjoksit.

Nga të gjitha konkluzionet e ekspertizave të administruara në këtë dosje, prokurorët thonë se Kostandinos Kacifas, ka kryer vetëvrasje. Kjo pasi ekspertizat kanë qartësuar se plumbin e marrë në kokë, arma ka qënë me puthitje, duke argumentuar se ka qënë vetë Kacifas, ai që ka drejtuar armën nga vetja.

Kacifas, është rrethuar nga forcat e policisë dhe RENEA në një zonë malore në dalje të fshatit Bularat. I vënë nën presionin e policisë dhe duke mos dashur të dorëzohet, pavarësisht thirjeve të vazhdueshme me autoporlant nga negociatorët e RENEA-s,  Kacifas ka qëlluar veten duke kryer vetëvrasje. Prokurorët argumentojnë se ai ka marë dy plumba nga arma automatike kallashnikov që kishte me vete.

Sipas hetuesve, plumbi i dytë është kryer nga e njëjta armë dhe qitja është kryer shumë shpejt, ku mendohet se ka ndikuar forca e rëndesës së gishtit në këmbëzën e automatikut. Në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur gëzhoja të qitura nga armët e forcave të policisë. Ndërsa shumë pranë trupit të Kacifas, është gjetur arma automatike dhe disa gëzhoja të qitura pikërisht nga kjo armë.

LEXO EDHE:  Ministria e Brendshme bën bilancin/ 1183 banesa të shembura dhe mbi 6 mijë shtëpi e pallate të dëmtuara nga tërmeti

LEXO EDHE:  Për të pastrehët do paguhet qiraja/ Rama tregon çfarë do të ndodhë me ata që ndërtojnë vetë shtëpinë

Pritet që në muajt në vazhdim prokuroria e Gjirokastrës të marë një vendim përfundimtar për këtë çështje, duke i kërkuar gjykatës pushimin e dosjen penale, për shkak se vetë personi Kostandinos Kacifas, i rrethuar nga policia ka qëlluar veten me automatik, duke kryer vetëvrasje.

Më 28 Tetor 2018, në fshatin Bularat të Gjirokatrës që banohet nga minoritarë grekë, gjatë kohës që mbahej ceremonia përkujtomore e festës kombëtare  të Greqisë, JO-së greke ndaj ultimatumit të Benito Musolinit, ndodhi një incident i rëndë. Një minoritar, i quajtur Kostandin Kacifa, qëlloi me armë policinë shqiptare dhe pas disa orësh betejë me forcat e rendit, gjeti vdekjen. Ngjarja acaroi marrëdhënieve mes dy shteteve dhe dy popujve. Nacionalizmi ekstrem gjeti në këtë rast tokë të begatë për t’u shfaqur në forma nga më agresivet. Familjarët e Kacifas gjatë ceremonisë mortore dhe dhe më pas gjatë ceremonive përkujtimore akuzuan shtetin shqiptar se e ka vrarë qëllimisht Konstandinin, por ekspertiza mjeko-ligjore tregon se pavarësisht agresivitetii ai nuk është qëlluar nga forcat special të policisë shqiptare por ka vrarë veten në ditën e festës kombëtare të Greqisë./ Shqiptarja.com

LEXO TE PLOTE