LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tërmeti shkatërrues/ SHBA sjell në Tiranë inxhinierët e Departamentit Zjarrfikës

2 Dhjetor 2019, 13:55, Kronika CNA
Tërmeti shkatërrues/ SHBA sjell në Tiranë inxhinierët e

Në këto ditë të vështira që po kalon Shqipëria, pas tërmetit të 26 nëntorit, që la pas 51 viktima, qindra të plagosur dhe mijëra ndërtesa të rrënuara, SHBA kanë trëguar se janë pranë shqiptarëve.

Në një njoftim në rrjetet sociale, ambasada e SHBA në Tiranë njofton se USAID ka dërguar inxhinierë strukturash nga Departamentet Zjarrfikëse, që do të ndihmojnë në vlerësimin e dëmeve në godina.

?USAID ka dërguar dje inxhinierë strukturash nga Departamentet Zjarrfikëse të konteve Fairfax dhe Los Angeles, të cilët do të ndihmojnë në vlerësimin e dëmeve në godina dhe infrastruktura, si pjesë e mbështetjes së qeverisë së Shteteve të Bashkuara për rimëkëmbjen nga tërmeti. Ky ekip do të ndihmojë në përcaktimin e shtëpive, shkollave dhe ndërtesave të tjera që janë të sigurta për rikthimin e njerëzve. #ShbaQendronKrahShqiperise?, thuhet në njoftim./ CNA.al

Lajmet e fundit nga